Autobusi në të cilin udhëtonte ekipi i vajzave të volejbollit të Skënderbeut është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik. Mjeti është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit në aksin Prrenjas-Qafë Thanë. Janë plagosur disa vajza të ekipit që kanë qenë ulur në sediljet e para të autobusit, por me dëmtime të lehta. Gjendja e përgjithshme shëndetësore e vajzave paraqitet e mirë. Ato po udhëtonin drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale në volejboll ndaj Tiranës, por kjo sfidë nuk do të luhet pasi vajzat kanë pësuar traumë. Kujtojmë që ndeshja e dytë finale ishte planifikuar të…
Author: tirana
Edhe pse anuloi takimin në Fier për shkak të ditës së zisë kombëtare, kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme kandidatët e PS Tiranë në një ambient privat në kryeqytet. Fokusi ka qenë te vota e emigrantëve dhe marrëdhënia e kandidatëve socialist me njëri-tjetrin. Rama u ka kërkuar socialistëve që të organizohen me kontaktet e tyre në diasporë për të bërë të mundur që shqiptarët jashtë vendit të votojnë, sidomos aty ku është përqendruar numri më i madh i tyre Itali dhe Greqi. Për shkak të problemeve që kanë hasur me postën në disa vende në këto dy shtete,…
Papa Françesku do të varroset me këpucët e zeza dhe të konsumuara që ka veshur gjithmonë për vite me radhë. ”Asnjë solemnitet”, kishte kërkuar papa i ndjerë. Bergoglio do të varroset me këpucët e zeza ortopedike dhe të konsumuara nga përdorimi, me të cilat është shfaqur gjithmonë në publik. Pa pompozitet dhe pa solemnitet. Bergoglio, papa i fundit do të zbresë “në tokën e zhveshur” i veshur me një palë këpucë ortopedike të zeza, të thjeshta dhe të konsumuara dhe jo me pantoflat që veshin papët e tjerë në ditën e varrimit.
Edhe pse Shqipëria është në zi kombëtare, kjo nuk e ka ndaluar kreun e PD-së me aktivitetin. Sali Berisha ironizoi anëtaret gra të kabinetit qeveritar kur tha sillen si badigardet e ish-udhëheqësit të Libisë, Muammar Gaddaf të cilat i thurnin lavde udhëheqësit. Gjatë fjalës së tij në konferencën “Global She: Voices of Power, Unity, and Change”, Berisha tha se ministret nuk kanë bërë asgjë në mbështetje të grave përgjatë 12 viteve të qeverisjes prej Ramës. ”U bë e famshme ajo që u thashë se ju silleni si badigardet e Gadafit, të cilat i thurnin lavdi Gadafit. Edhe ky një lloj…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar shkurtimisht me presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump dhe kanë shtrënguar duart para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papës. Nga Kosova, përveç Osmanit atje është edhe kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sapo është larguar nga Bazilika e Shën Pjetrit dhe ka hyrë në shesh. Turma kryesisht e heshtur deri më tani, vetëm shpërtheu në duartrokitje. Trump dhe Zelensky patën një takim “shumë produktiv” pak para funeralit të Papa Françeskut. Kështu raporton Shtëpia e Bardhë.
Kandidati për deputet në fronin opozitar, Përparim Spahiu ka publikuar pamjet e përplasjes në Ostren të Bulqizës gjatë një takimi elektoral. Ai ka deklaruar se babai i kandidatit të PS-së ka dhunuar kryetarin e PD-së në degën Bulqizë, Shaqir Manjani. “Shfaqjet e dhunës në Ostren nuk kanë asnjë lidhje me mënyrën se si duhet bërë fushatë, jo vetëm aty, por kudo”, shkruan Spahiu duke kërkuar nga SPAK të hetojë ngjarjen. Postimi i plotë Babi i kandidatit të PS në Bulqizë ka dhënë shembullin më të keq dhe më të papranueshëm për djalin e tij me aktin e dhunimit të kryetarit…
Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së premtes në një rezidencë në Lundër, ku u plagos 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi. Sipas policisë, specialistët e Komisariatit Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit K.S, i cili dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur të riun, aktualisht i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve. Konflikti ndodhi në një ambient rezidencial në Farkë, ndërsa policia bën me dije se po vijon puna për identifikimin…
Sot është ditë zie kombëtare në Shqipëri dhe në të gjitha institucionet flamujt ulen në gjysmështizë. Në respekt të Papa Françeskut, Partia Socialiste ka ndërprerë takimet elektorale të planifikuara gjatë ditës së sotme, në kuadër të fushatës zgjedhore të 11 majit. Kryeministri Edi Rama kishte planifikuar që gjatë së shtunës të ishte në Qarkun e Fierit, por nuk do të udhëtojë. Ndërsa kreu i PD, Sali Berisha deklaroi se do të vijojë takimet e tij elektorale, por duke respektuar disa rregulla të mortit, në nisje të secilit takim do të mbahet një minutë heshtje dhe nuk do të ketë muzikë.…
Presidentit të Amerikës, Donald Trump, dhe bashkëshortes së tij Melania u është rezervuar një vend në rreshtin e parë. Në të djathtën e tij ndodhej presidenti i Finlandës dhe në të majtë presidenti i Estonisë. Pranë presidentit estonez ishte Mbreti Felipe i Spanjës, ndërsa pranë presidentit finlandez ishin presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte. Po ashtu edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte një vend në rreshtin e parë, por i ulur pak më larg nga Trump.
Sot është dita kur bota i thotë lamtumirë Papa Françeskut, zërit më të fuqishëm të paqes. Mbi 250 mijë besimtarë nga shumë shtete të ndryshme janë të pranishëm në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ndërsa miliona të tjerë dynden në një radhë të gjatë në rrugët e Romës. Gjithashtu edhe dhjetëra liderë, udhëheqës shtetesh, duke përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që prej marrjes së detyrës, liderin ukrainas, Volodymyr Zelenski, presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dhjetra monarkë e shumë të tjerë. Gjithashtu përmes TV mbi 1 miliardë njerëz do…
Kryesocialisti Edi Rama gjatë takimit me vajzat dhe gratë në Shkodër, pati edhe një moment pikat dhe gazmor teksa prezantoi kandidaten për deputete më të re të qarkut Shkodër, Kejsi Spahija. Ai kujtoi se jo vetëm në Shkodër, por edhe në të gjithë Shqipërinë, PS ka vendosur gjysmën e kandidatëve gra dhe vajza të reja dhe të rinj. Teksa nuk munguan edhe batutat, ku kandidatja me humor e të qeshura i tha se ende s’ia kishte mësuar moshën. ”Këtu në Shkodër ne kemi edhe deputeten më të re… prapë e bëra gabim? (pyet Kejsin, “Të Shkodrës”, i kujton ajo), më…