”Unë jam Ervin Hoxha”, kështu nis postimi i ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili kërkon mbështetjen e qytetarëve për ta votuar atë në zgjedhjet e 11 majit. Ai kërkon voton për PS dhe për veten, duke theksuar se duhet bërë për të forcuar më tej sigurinë në lagjet tona dhe mbrojtjen. ”Sot më është besuar një detyrë akoma më e rëndësishme, ajo e kandidimit për deputet në Qarkun e Tiranës. Ndihem i vlerësuar për besimin që më është dhënë”,-shkruan Hoxha. Postimi i plotë Unë jam Ervin Hoxha. Gjatë karrierës sime 20-vjeçare kam patur nderin të drejtoj me sukses disa…
Author: tirana
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se arritja e një marrëveshjeje paqeje për luftën në Ukrainë është shumë pranë. Trump e bëri këtë deklaratë teksa po nisej për në Itali, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut dhe ndërkohë që i dërguari i tij, Steve Witkoff, po takohet me Presidentin rus Vladimir Putin, në Moskë. ”Gjërat po shkojnë mirë dhe mendoj se në fund do të arrijmë shumë marrëveshje të mira, përfshi edhe marrëveshje për tarifat dhe tregtinë. Do ta pasurojmë vendin tonë, por do të përpiqemi që ta nxjerrim nga lufta dhe të mund…
Partia e Lirisë thotë se sistemi arsimor në Shqipëri po përjeton një krizë të thellë, e cila rrezikon të ardhmen e brezave të rinj dhe zhvillimin e vendit. Zëdhënësja e PL-së, Dea Nako tha se mungesa e investimeve në infrastrukturë, largimi masiv i mësuesve të kualifikuar, politikat arsimore të paqarta dhe mungesa e mbështetjes për studentët dhe pedagogët po e shkatërrojnë cilësinë e arsimit publik. Për të Shqipëria nuk mund të ndërtojë një të ardhme të qëndrueshme pa një arsim cilësor dhe të barabartë për të gjithë. ”Programi i koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është një program konkret dhe mëse…
Arkiva e negativëve, objekteve dhe dokumenteve të Pietro dhe Kel Marubit u shpall para disa ditësh pjesë e Regjistrit Ndërkombëtar të Kujtesës së Botës nga UNESCO, duke e renditur kështu ndër trashëgimitë më të çmuara të njerëzimit. Gjatë prezantimit të projektit të rilindjes së shkollës “Ismail Qemali” në Shkodër, kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një lajm shumë të bukur. Ai theksoi se tashmë jo vetëm me zakon, por edhe me ligj Shkodra i ka dhënë botës një kontribut të drejtpërdrejtë për kulturën e saj. ”Dua të ndaj një lajm të para disa ditëve, që besoj që ju e keni…
Zv/kryeministria, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në qarkun Dibër, Belinda Balluku ka vijuar takimet elektorale në Greshicë dhe Kutë të Mallakastrës. Teksa ka postuar fotot në Facebook, Balluku flet për mundësitë që zona do të ketë me rikonstruksionin e rrugës Kthesa e Patosit-Ballsh–Fratar. ”Në Greshicë dhe Kutë të Mallakastrës, për të takuar e biseduar me banorët, mbi problematikat e krahinës, por edhe mundësitë që zona do të ketë me rikonstruksionin e rrugës Kthesa e Patosit-Ballsh–Fratar, për të cilën tashmë ka nisur puna. Një ndërhyrje e cila do të lehtësojë aksesin dhe nxisë zhvillimin ekonomik të zonës”,-shkruan Balluku.
Dashamir Shehi dhe Enkelejd Alibeaj të koalicionit ”Djathtas për zhvillim”, u ndalën këtë të premte tek qytetarët e bizneset në zonën e ish-tregut elektrik në Tiranë. Qëllimin thonë se e kanë të grumbullojnë çdo votë në mënyrë që të përfaqësohen në parlamentin e ri. “Nuk do bëjmë hata, por hapa të vogla përpara. Mund të marrim 1, por edhe 5, pa mandate nuk dalim. Ne besojmë se 20-30% e shqiptarëve këtë radhë do të votojnë ndryshe dhe ky është një shans i madh për Shqipërinë, e këtyre më të rinjve se unë”, tha Shehi. Ai akuzoi Partinë Socialiste dhe atë…
Sali Berisha shfaqet në një foto duke drekuar në një ambient miqësor me Fredi Belerin, tashmë eurodeputet grek. Një aleancë që po shfaqet edhe gjatë mitingjeve elektorale për 11 majin, në qarkun e Vlorës, edhe pse Beleri tani është një i zgjedhur i vendit fqinj, por që po bën fushatë në krah të Berishës dhe ADSHM-së.
Ministri dhe drejtuesi politik i PS në Njësinë 6 në Tiranë, Blendi Gonxhja zhvilloi këtë të premte një takim me një familje e ardhur nga Korça, që jeton në Misto Mane në Kombinat. Teksa ka shpërndarë foto nga takimi, ministri shkruan se korçarët i shtojnë hijeshinë komunitetit. ”Kombinat, me familjen Biba në Misto Mame me origjinë nga Korça. Korçarët që në çdo vend ku jetojnë, me traditat dhe qytetarinë e tyre i shtojnë hijeshinë komunitetit. Me kënaqësi isha me ta për të folur për çfarë është bërë dhe çfarë do vijojmë të bëjmë më mirë”,-shkruan ministri Gonxhja.
Kandidati i PS-së në listën e hapur në qarkun e Tiranës, Pandeli Majko thotë se e ka të vështirë të fitojë, por po bën gjënë e duhur. Majko thotë se ka mbështetjen e të gjithë komunitetit jo vetëm në Kavajë dhe Rrogozhinë, por edhe më gjerë. ”Të vështirë e kam, por po bëj gjënë e duhur. E kam të vështirë, por kam solidaritetin e mjaft miqve në qarkun e Tiranës, jo vetëm në Kavajë dhe Rrogozhinës, por edhe më gjerë. Po më përkrahin ku kam punuar”. Nga ana tjetër Mjako thotë se është i zhgënjyer me Integrimin Europian, ndërsa thotë…
Kryetari i PS-së, Edi Rama gjatë takimit me sipërmarrësit e vegjël në Shkodër, tha se synojnë që të sjellin edhe industrinë ushtarake në zonë. Rama theksoi se deri në 2029 biznesi i vogël nuk do të paguajë taksa. Ai u shpreh se janë rreth 700 milionë euro që i janë lënë biznesit të vogël dhe nuk i janë marrë në arkën e shtetit. ”Jemi në diskutime për të sjellë edhe një element të industrisë ushtarake në Shkodër. Do të ishte mirë për punësimin, por edhe për profesionistët e rinj. Nëse për industri ne kemi një ekstrem nga njëra anë të…
Kandidati për deputet i PS-së në listën e hapur, Pandeli Majko ka komentuar fushatën elektorale, duke adresuar spekulimet lidhur me mundësinë që Rama të garonte gjithashtu në këtë listë. Ai ka shpjeguar se ndonëse nuk është pjesë e njerëzve që mund të ndikojnë në vendimet e Ramës, për të një garë në listën e hapur me praninë e Ramës do të ishte shumë e pabarabartë. ”Nuk hyj te njerëzit që bind atë. Ai ka kokë më vete në këtë drejtim, por qëndrimi i tij në listën e hapur do e bënte garën shumë të pabarabartë”,-tha Majko. Ai ka shtuar gjithashtu…
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot kantierin e OSSHE në Velipojë, ku po ndërtohet nënstacioni i ri me kapacitet të pesëfishuar krahasuar me të mëparshmin. Sipas tij për Velipojën janë parashikuar një sërë projektesh të cilat kanë nevojë për mbështetjen me energji. ”Kemi disa projekte me rëndësi këtu në Velipojë, kemi disa zhvillime me sipërmarrje vendase me hoteleri të nivelit të lartë që praktikisht janë shumë transformuese mirëpo duhet të ketë mbështetje me energji. Na janë rritur me këtë turizmin shumë kërkesa për energji, gjithsesi mendoj se jemi në rrugën e duhur për ta përballuar dhe kapërcyer madje këtë nivel nevoje…