Ka nisur seanca plenare në Kuvend, e para që nga fushata elektorale dhe zgjedhjet e 11 majit. Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali njoftoi se në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve nuk u ra dakord për programin dhe kalendarin e punimeve, duke njoftuar se në lidhej me këtë do të diskutohet në seancë. Sali Berisha: Kjo seancë mblidhet pas farsës elektorale më të turpshme pas rënies së perdes së hekurt në periudhën pas komuniste në Europë. Partia e krimit me në krye Ramën zhvilloi farsën zgjedhore më kriminale që ka njohur ndonjëherë historia e vendit. Kjo seancë mblidhet pasi në shkelje…
Author: tirana
Sot prej orës 11:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për vazhdimin e 23-të të seancës konstituive të nisur më 15 prill. Vazhdimi i seancës i mbajtur të martën është ndërprerë menjëherë pasi nuk është votuar formimi i Komisionit për votimin e fshehtë për zgjedhje të kryeparlamentarit. Të pranishëm në sallë kanë qenë 109 deputetë nga 120. Prej tyre, 55 kanë marrë pjesë në votim. 54 kanë votuar pro formimit të komisionit zgjedhor që do të mbikëqyrte votimin e fshehtë të kryeparlamentarit, ndërsa një kundër. Pas dështimit përfaqësues të partive politike kanë fajësuar njëri-tjetrit teksa asnjëri nuk e…
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në burgun e Fushë- Krujës.Dyshohet se lënda plasëse është hedhur pranë gjeneratorit që ndodhej në rrethimin e jashtëm të burgut, ndërsa shpërthimi është ndjerë rreth 5 kilometra larg vendngjarjes. Sipas burimeve lënda eksplozive që ishte hedhur te gjeneratori ka qenë artizanale, e krijuar me nitrat.
Qeveria federale e Austrisë ka marrë një masë të rëndësishme për mbrojtjen e të miturve dhe forcimin e së drejtës familjare, duke propozuar ndalimin e martesave për personat nën 18 vjeç, si dhe ndalimin e martesave midis të afërmve deri në shkallën e katërt të vijës anësore, përfshirë edhe martesat mes kushërinjve. Projektligji u prezantua të mërkurën nga Ministrja e Drejtësisë, Anna Sporrer (SPÖ), dhe pritet të miratohet nga Këshilli Kombëtar para pushimeve verore, me hyrjen në fuqi të ligjit që do të ndodhë në gusht të vitit 2025. “Në të ardhmen, vetëm personat që kanë mbushur 18 vjeç do…
Pas disa muajsh hetime nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Prokurorinë, policia ka finalizuar me operacionin e koduar “Medicine”, duke goditur një rrjet kontrabande të ilaçeve në Fier. Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë katër administratorë farmacie: Sh. Y., 65 vjeç, A. Xh., 59 vjeçe, P. B., 36 vjeçe dhe T. P., 35 vjeçe. Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë shtetasja T. A., 53 vjeçe. Gjatë kontrolleve të ushtruara në farmacitë dhe banesat e tyre, u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara me një vlerë rreth 800 mijë lekë. Barnat rezultuan pa pullën fiskale…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet për një vizitë pune në Aachen të Gjermanisë. Shefi i ekzekutivit do të marrë pjesë në punimet e “Charlemagne Europa Forum”. Në orën 10:15 minuta do të mbahet pritje zyrtare për pjesëmarrësit. Ndërkohë, në orën 11:15 minuta është ceremonia e akordimit të çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen.
Qëndrimi i Gazment Bardhit në Konferencën e Kryetarëve. “E keni kthyer kuvendin si pronë private. Vini ketu sikur jeni kthyer nga Suedia, ku në fakt jeni kthyer nga nje llum që e keni krijuar ju me duart tuaja. Keni caktuar një seancë turpi për të bërë vetëm, ti foto aty. Nuk keni caktuar dhe nuk keni leme as çështje jashtë rendit të ditës. Këtë e garanton rregullorja e Kuvendit. Une e kuptoj që ju juk doni debat. Sepse doni ta trajtoni sikur jeni krhyer nga pushimet, ku në fakt ju jeni kthyer nga drejtimi i një grupi të strukturuar kriminal,…
Në pikën kufitare të Kakavijës gjenden të fshehura në autobusin e një agjencie udhëtimi dhe sekuestrohen 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara. Në pranga kanë përfunduar, drejtuesi i autobusit dhe punonjësi i agjencisë. Procedohet penalisht drejtuesi tjetër i autobusit. Shpall në kërkim pronari i agjencisë së udhëtimit, i cili ishte pritësi i shumës së parave. Sasia monetare u gjet e fshehur në autobus, 3 zarfe brenda të cilave kishte 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara (karta identiteti të shtetit francez, leje për qëndrim në Greqi dhe në Gjermani).…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje aleatëve Perëndimorë që t’i sigurojnë rreth 30 miliardë dollarë deri në fund të vitit, me qëllim që të rrite kapacitetet e prodhimit vendor të armëve dhe të parandalojë avancimin e mëtutjeshëm të Rusisë. “Nuk jemi duke operuar me kapacitete të plotë”, tha Zelensky gjatë një konference për media në Kiev. Ai theksoi se 30 miliardë dollarë nevojiten për të mbuluar deficitin – duke theksuar se kjo shumë është vlerësuar si e përafërt me koston e objektivave ushtarake të Ukrainës. Qeveria e Zelenskyt po përqendrohet gjithnjë e më shumë në përpjekjet e brendshme,…
Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin “Mbikalimi i Patokut – Laç”. Një automjet me drejtues ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë. I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Pas një pauze dy mujore për shkak të fushatës zgjedhore dhe më pas edhe zgjedhjeve të 11 majit dhe ditët që pasuan me numërimin e vullnetit të shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, Kuvendi i Shqipërisë do t’i rikthehet sot jetës parlamentare. Seanca plenare është parashikuar të zhvillohet në orën 12:00 dhe do të shënojë fillimin e një faze pesë javore pune, përpara se kjo legjislaturë të mbyllet përfundimisht në korrik. Për këtë rikthim në sallën e Kuvendit, drejtuesit e grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste kanë shpërndarë mesazhe mobilizuese për deputetët e tyre ditën e djeshme.Gazment Bardhi, drejtuesi…
Shkodër- Një 55-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në banesën e tij në fshatin “Bardhaj”, rreth orës 07:20. Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarës.