Kandidati për deputet i PS-së në listën e hapur, Pandeli Majko ka komentuar fushatën elektorale, duke adresuar spekulimet lidhur me mundësinë që Rama të garonte gjithashtu në këtë listë. Ai ka shpjeguar se ndonëse nuk është pjesë e njerëzve që mund të ndikojnë në vendimet e Ramës, për të një garë në listën e hapur me praninë e Ramës do të ishte shumë e pabarabartë. ”Nuk hyj te njerëzit që bind atë. Ai ka kokë më vete në këtë drejtim, por qëndrimi i tij në listën e hapur do e bënte garën shumë të pabarabartë”,-tha Majko. Ai ka shtuar gjithashtu…
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot kantierin e OSSHE në Velipojë, ku po ndërtohet nënstacioni i ri me kapacitet të pesëfishuar krahasuar me të mëparshmin. Sipas tij për Velipojën janë parashikuar një sërë projektesh të cilat kanë nevojë për mbështetjen me energji. ”Kemi disa projekte me rëndësi këtu në Velipojë, kemi disa zhvillime me sipërmarrje vendase me hoteleri të nivelit të lartë që praktikisht janë shumë transformuese mirëpo duhet të ketë mbështetje me energji. Na janë rritur me këtë turizmin shumë kërkesa për energji, gjithsesi mendoj se jemi në rrugën e duhur për ta përballuar dhe kapërcyer madje këtë nivel nevoje…
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj bashkë me drejtoreshën e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli vizituan shtëpinë e shkrimtarit dhe intelektualit të madh shqiptar, Rexhep Qosja. Ambasadori Malaj i dorëzoi zotit Qosja Çmimin “Lumo Skëndo” për vitin 2024. Qosja u vlerësua me këtë çmim për veprën e tij “Për lirinë, të vërtetën dhe të drejtën”. Juria e kryesuar nga Belina Budini dhe me anëtarë Uran Butka, Anastas Angjeli, Rudina Xhunga, Aida Tuci e vlerësuan veprën publicistike të Rexhep Qosjes me motivacionin: “përmes analizave të tij të mprehta dhe studimeve të thelluara mbi gjuhën shqipe, akademiku Rexhep…
Kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu ka reaguar pas kallëzimit penal të bërë nga Ivi Kaso në SPAK. Ai ka hedhur poshtë akuzat lidhur me punësimet dhe investimet publike në periudhën e zgjedhjeve. Topçiu ka theksuar se nuk ka pasur mundësi të lexonte materialin e kallëzimit, por ka dhënë detaje për procedurat që janë ndjekur nga ana e tij dhe institucioneve të bashkisë. ”Bashkëpunëtorët e mi më kanë çuar diçka, por nuk e kam lexuar materialin dhe nuk jam njohur me të. Nga ajo që më kanë treguar, bëhet fjalë për dy momente: punësime gjatë periudhës zgjedhore dhe investime publike në…
Në bashkinë e Divjakës ka nisur procesi i dezinsektimit. Një proces i përvitshëm i ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, për të ulur mundësinë e zhvillimit të larvave, duke ofruar një mjedis sa më të sigurt. Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea ndoqën nga afër nisjen e procesit. Ministrja Koçiu sqaroi detaje mbi këtë proces i cili nuk shtrihet vetëm përgjatë vijës bregdetare, por edhe në zona urbane. “Ky është një proces i përvitshëm që kryhet në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit…
Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për mediat u pyet në lidhje me faktin që Xhelal Mziu akuzohet se ka dhunuar një zyrtar lokal në Dibër. Berisha tha se Mziut iu ngrit një kurth dhe se u provokua në mënyrën më të ulët të mundshme. Sipas tij, kjo ndodh, sepse socialistët ndjejnë humbjen, teksa e quajti Blendi Klosin bixhozxhi. Sali Berisha: Ky ishte provokacion i ulët i Blendi Klosit me militantët fanatikë socialistë ndaj udhëheqësit politik të qarkut Dibër. Është kurth, pasi shohin situatën dramatike. Zoti Mziu u provokua. Ta dijë kryebixhozxhiu Klosi, e dinë gjithë çfarë ka lënë…
1 mijë biznese kanë kërkuar që të nënshkruajnë marrëveshjen për të përfituar nga paqja fiskale.Kryesocialisti Edi Rama në një takim me përfaqësues të turizmit tha se kjo nismë është shumë e rëndësihme për ekonominë shqiptare ndërsa shmang plotësisht kontrollet nga tatimet. Paqja fiskale parashikon edhe faljen e detyrimeve kamatvonesave si dhe të intersave për 10 vitet e fundit. Rama premtoi edhe më shumë investime në infrastrukturë që do ti vij në ndihmë turizmit.
Deklarata e Xhelal Mziut: Nisur nga deklaratat politike të policisë së qarkut të Dibrës lidhur me ngjarjen e ndodhur dje në Ostren të Bulqizës sqarojmë se situata ka qenë totalisht ndryshe, nga çfarë deklaron Policia.Së pari dua të të them që në çdo takim që kam realizuar në qarkun e Dibrës, strukturat lokale të Partisë Socialiste me Kryetar njësishë administrative, punonjës të ndihmës ekonomike përpërfaqësues të strukturave të arsimit, shëndetsisë, policisë, etj vazhdimisht kanë intimiduar dhe kërcënuar qytetarët që të mos vijnë në takimet tona, apo të largohen teksa i pikasin në këto takime. Janë me dhjetra qytetarë të kësaj…
Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, shtetasja L. M., rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Policia e Fierit ka proceduar një 45 vjeçare, për largim nga banesa dhe braktisje të fëmijëve të mitur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Sh., 45 vjeçe, banuese në Ballsh, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijën e tyre të mitur”, njofton policia. Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka poseduar për disa vite, në…
Aksident i rëndë te tuneli i Kalimashit në rrugën e Kombit. Dy makina janë përplasur në dalje të tunelit në Kukës.
Partia ‘Djathtas për Zhvillim’ po vijon turin e tij elektoral, kësaj rradhe në kryeqytet. Kryetari i partisë Dashamir Shehi në një takim me qytetarët në Tiranë komentoi fushatat e partive respektive në garë që i cilësoi si premtime boshe. “Këtu ka një sulm ndaj atyre që janë sipërmarrës të vegjël, do bëjmë çmos ta ndryshojmë që njerëzit që kthehen të punojnë. Jemi të gjithë për taksa të ulëta, të gjithë thonë do bëjmë këtë atë se këta e kanë pas mundësinë ta bëjnë dhe se kanë bërë. Ne nuk do bëjmë mrekulli por ato 5 premtime do i mbajmë se…