Author: tirana

Për helmimin me salmonelë të 17 fëmijëve të një kopshti publik në qytetin e Gramshit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar sot duke bërë publike analizat e kryera në ISUV. Sipas AKU-së mostrat e dërguara për analizim për produktet lëndë e parë qumësht, kofshë pule dhe vezë të marra në Tiranë dhe në Elbasan kanë rezultuar të pastër. Njoftimi i plotë Në kuadër të transparencës, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon ndjekjen e procedurave ligjore dhe informimit të publikut, lidhur me kampionaturat e marra në produktet ushqimore lëndë e parë në kopshtin Nr .1 në qytetin e Gramshit dhe në subjektin…

Read More

Bashkimi Europian kërkon nga klasa politike shqiptare të përfshijë në reformën e re zgjedhore të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të bëra deri më sot, ndërsa pret që palët t’i qëndrojnë angazhimit të tyre për ta përmbyllur këtë proces deri në vitin 2026. Në një intervistë për emisionin “Ekspres” në RTSH, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, tha se ky duhet të jetë një angazhim i qartë i Shqipërisë në kuadër të anëtarësimit në BE. Disa nga elementet që duhen përmirësuar në këtë reformë, tha Gonzato, lidhen me çështjet si transparenca në financimin e fushatës, rregullimi i medieve online…

Read More

Në seancën e kësaj të mërkure, GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish-gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu, për ndryshimin e masës së sigurisë. Ajo prentendonte në kërkesën e dorëzuar nga avokati, deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit. Pas shqyrtimit të fakteve, gjyqtari Erjon Çela vendosi t’i rrëzojë pretendimet e ish-koleges së tij dhe lënin e saj në paraburgim. Fetahu që prej muajit nëntor të vitit 2024, po mbahet në Burgun e Grave në Pogradec, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët…

Read More

Deputetët e ”vjetër” do të rikthehen nesër (e enjte) në sallën e Kuvendit. Seancat plenare të legjislaturës aktuale do të vijojnë edhe për pak javë pasi veprimtaria e Kuvendit aktual është parashikuar të mbyllet në datën 9 korrik. Puna kryesore është shqyrtimi i raporteve vjetore të institucioneve të pavarura, e cila duhet të kishte filluar që në muajin prill, por fushata për parlamentaret e 11 majit, e la pas dore këtë detyrë. Deputetët do të duhet të shqyrtojnë raportimet vjetore të institucioneve të pavarura, dhe të miratojë rezolutat përkatëse. Një prej tyre është edhe SPAK, drejtuesi i të cilës është…

Read More

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka marrë pjesë në Forumin Global për Inovacionin në Sektorin Publik, i organizuar në Uashington. ”Shqipëria sot është një shembull inovator i përdorimit të Inteligjencës Artificiale në funksion të integrimit evropian e shërbimeve publike”. Sipas Maznikut, në këtë forum të organizuar nga Banka Botërore, u diskutua edhe mbi përvojën e Shqipërisë në bashkëpunim me OpenAI për përafrimin me legjislacionin e BE-së. ”Po përdorim Inteligjencën Artificiale për të përshpejtuar përafrimin me legjislacionin e BE-së, paralelisht me rritjen e efikasitetit të administratës, transparencës dhe shërbimeve më pranë qytetarit”, u shpreh Mazniku në një postim…

Read More

Ipeshkvi i Dioqezës së Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta përshëndeti Papa Leonin XIV, në Udiencën e Përgjithshme të së mërkurës. Imzot Gjergji i tregoi atij se të dielën e kaluar, së bashku me shqiptarët katolikë të Italisë, janë lutur për të në Shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, në Genazzano. Nga ana tjetër, në emër të ipeshkvijve dhe të Kishës Katolike në Shqipëri, e uroi Atin e Shenjtë për zgjedhjen e tij si Pasardhës i Pjetrit dhe e ftoi atë që të vijë në vendin tonë.

Read More

Struktura e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka nisur punimet për ndërtimin e një konstruksioni lidhës mes godinës së SPAK dhe asaj të BKH, që ndahen nga rruga “Jordan Misja”. Leja me objekt “Ndërtim dhe rikonstruksion për godinën e re të SPAK” është miratuar më 25 shkurt të këtij viti. Projekti kap vlerën e gati 430 milionë lekëve me TVSH.

Read More

Në Kalanë e Kaninës kanë nisur ndërhyrjet konservuese, strukturale dhe gjeologjike, si dhe zbatimet e planeve të reja të interpretimit dhe përmirësimit të eksperiencës së vizitorëve. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje, ku informon se në Kalanë e Kaninës ka nisur nga procesi i rijetësimit, për ta kthyer këtë objekt të trashëgimisë sonë kulturore në një destinacion të vizitueshëm turistik. ”Në Kalanë e Kaninës ka nisur procesi i rijetëzimit, për ta kthyer këtë objekt të trashëgimisë sonë kulturore në një destinacion të vizitueshëm turistik, me ruajtjen e identitetit historik dhe krijimin e hapësirave të reja panoramike nga ku mund të…

Read More

Në seancën e kësaj të mërkure, Gjykata e Posaçme vendosi të pranojë kërkesën e të pandehurve të dosjes ”Sterilizimi”, për gjykim të shkurtuar. Kërkesë për gjykim të shkurtuar nuk ka bërë ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Sipas gjykatës, në kushtet kur Beqaj nuk ka kërkuar gjykim të shkurtuar, veçohet çështja ndaj tij. Ish-ministri është nën akuzë nga SPAK për shpërdorim detyre në lidhje me koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Beqaj ka miratuar dhe nënshkruar kontratën koncesionare në kundërshtim me ligjin, pa kryer një studim të detajuar për nevojat reale të shërbimit dhe…

Read More

Këtë të mërkurë në Pogradec u zhvillua një takim i drejtuesve të institucioneve vendore ku u trajtua administrimi i sezonit turistik në zbatim të Urdhërit të Kryeministrit, masat e marra për administrimin e emergjencave civile verore dhe kontrolli vigjilent nga strukturat ligjzbatuese për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. I pranishëm në këtë takim ishte kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli, prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole si edhe nënprefekti Luan Maxhari. “Puna e stafeve respektive të çdo institucioni nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe angazhim civil e publik me përgjegjësi nga çdo punonjës shtetëror, duke patur si objektiv…

Read More

Neli Demi, kandidat i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, thotë se pritshmëritë e tyre ishin të larta, duke marrë parasysh analizat që kanë bërë dhe komunikimi që kanë pasur me njerëzit gjatë fushatës. I pyetur nëse e njeh rezultatin e zgjedhjeve, ai shprehu rezerva, por shtoi se diferenca e thellë e maxhorancës me opozitën, tregon se kjo e fundit ka dështuar. Ndalur tek Berisha, ai tha se e ka mbyllur ciklin e tij politik dhe fatkeqësisht, prezenca e tij në PD, po shkakton më shumë dëme jo vetëm brenda partisë, por në të gjithë kampin opozitar. ”Zoti Berisha ka premtuar shumë…

Read More

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po mbahet seanca gjyqësore e dosjes “Sterilizimi” që prej orës 13:00, me të pandehurin ish-ministrin Ilir Beqaj. Prokuror i çështjes është Edvin Kondili, ndërsa trupa gjykuese përbëhet nga Bib Ndreca kryesues, Flora Hajredini dhe Elsa Ulliri anëtare. Sakaq, të pandehurit janë: Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Matilda Serjani, Samir Kadiu, Petraq Mersini, Arben Gjata, Genci Byrazeri dhe Nail Ajazi. Beqaj në deklaratën e tij para trupit gjykues ka shprehur se ka kërkuar nga Prokuroria e Posaçme një vendim të vitit 2017, në të cilën thuhet se është pushuar çështja e “Sterilizimit”…

Read More