Author: tirana

Nga: Eduard Zaloshnja Nga rreth 1.86 milionë femra që ishin në listat zgjedhore, rreth 676 mijë votuan brenda vendit, dhe me afërsi, rreth 93 mijë votuan me postë nga diaspora. Në total, vetëm 41.4% e 1.86 milionë femrave në listat zgjedhore votuan. Nga ana tjetër, rreth 788 mijë meshkuj votuan brenda vendit dhe me afërsi, rreth 109 mijë votuan me postë nga diaspora. Në total, vetëm 48.4% e 1.85 milionë meshkujve në listat zgjedhore votuan. Duke përmbledhur, zgjedhëset femra ishim shumë më pak entuziaste për të votuar (si brenda, edhe jashtë vendit), por edhe zgjedhësit meshkuj nuk ishin fort entuziastë…

Read More

Në prag të nisjes së Maturës Shtetërore 2025, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me 145 administratorët e provimeve në të gjithë vendin, duke vënë në qendër të vëmendjes rolin kyç që ata mbajnë në mbarëvajtjen e këtij procesi kombëtar. “Ju që jeni pjesë e rëndësishme dhe faktor kyç për mbarëvajtjen e një prej proceseve më të rëndësishme të sistemit arsimor, Maturës Shtetërore. Matura Shtetërore është një çertifikatë cilësie për sistemin arsimor, një moment i rëndësishëm për nxënësit tanë, për maturantët, pasi ne kemi mundësi që përmes një testi të unifikuar për lëndët që keni në…

Read More

Martina Carbonaro, 14-vjeçarja që ishte zhdukur dy ditë më parë në Afragola, pranë Napolit, është gjetur e pajetë. Trupi i saj u zbuluar nga karabinierët në një ndërtesë të rrënuar pranë ish-stadiumit “Moccia”, vetëm pak metra larg shtëpisë së saj. Sipas hetimeve, ajo ishte fshehur nën një dyshek. Ish-i dashuri i Martinës, 18-vjeçari Alessio Tucci, është arrestuar me akuza të rënda për vrasje dhe fshehje të kufomës. Gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria e Napolit të Veriut, ai ka pranuar se shkaktoi vdekjen e vajzës dhe më pas fshehu trupin e saj. Hetimet tregojnë se vrasja ishte e përgjakshme, ndërsa…

Read More

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, doli sot në një konferencë të radhës për mediat, ku shfaqi edhe provat e pretenduara për manipulimin e votës së diasporës, teksa iu rikthye tezës së rinumërimit apo hapjes së kutive sipas ankimimeve që opozita po bën në KAS. Një tezë kjo që personalisht e rrëzoi pas zgjedhjeve të vitit 2009, duke i mohuar opozitës së asaj kohe (PS) që kutitë të rihapeshin pasi kishin pretendime për vjedhje votash. Kurse në diskursin kontestues të rezultateve të 11 majit, po kërkon pavlefshmëri nëpërmjet rinumërimit apo hapjes së kutive, ku sipas tij gjenden edhe provat. Ai serviri…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë Finalizohet operacioni policor i koduar “Fugitive”. Kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kazakistan, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim. Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë shkëmbyen informacion me Interpol Tiranën dhe organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Si rezultat, në bulevardin “Gjergj Fishta”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi nga Kazakistani, A. T., 26…

Read More

Debora Keçi dënohet me 1 vit burg, me gjykim të shkurtuar 8 muaj burg, pezullim dhe shërbim prove 16 muaj, heqje e masës së sigurimit detyrim paraqitje. 5 vite jashtë funksioneve funksioneve publike. Teuta Guri dënohet me 9 muaj burg, perfundimisht 6 muaj dhe pezullohet pune ne interes publike pa shpërblim 60 orë dhe puna te mbyllet brenda 6 muajsh. Renaldo Gjerasi dënohet me 9 muaj burgim perfundimisht 6 muaj burg, pezullim i dënimit me burg. 60 ore punë në interes publik brenda 6 muajsh. Etion Mera dënohet me 9 muaj burg përfundimisht me 6 muaj burgim, pezullim te dënimit…

Read More

Korpusi i laboratorëve të referencës pranë Institutit të Shëndetit Publik është një hapësirë moderne prej 2900 m², e cila po ndërtohet me buxhetin e shtetit. Kryeministri Edi Rama ndau në Facebook pamje nga ky kantier. Kreu i qeverisë u shpreh se puna po vijon me ritme të larta për trefishimin e kapaciteteve laboratorike. Rama tha se “ky projekt strategjik do të rrisë ndjeshëm nivelin e biosigurisë sipas standardeve të BE-së, duke mundësuar: testim të shpejtë dhe të saktë; teknologji të avancuar laboratorike; siguri maksimale për specialistët; kërkim shkencor dhe inovacion”. Reagimi: Në kantierin e korpusit modern të laboratorëve të referencës…

Read More

Nxënësit e shkollës “Dhaskal Todri” dhe shkollës“Teknike Ekonomike Tiranë”, zhvilluam aktivitetinpërmbyllës të projektit “Fibsat”. Falë kësaj nisme rreth60 të rinj të bëhen menaxherë të financave të tyre, madje edhe duke investuar online. Të rinjtë përmes aplikacionit, patën mundësi tëkursejnë, të investojnë në portofolin e tyre digjital dhetë mësojnë nga video dhe pyetësorë ndërveprues siedhe të shpërblehen për notat e mira. Afro 90% të rasteve nxënësit zgjodhën të investojnë nëllogari kursimi kundrejt mundësive qe u ofronaplikacioni me investime si aksione apple dhe bitcoin. Të rinjtë ndonëse patën mundësi të tërhiqnin fitimet e tyre në gjysmën e programit, ata zgjodhën tëvazhdojnë. Një tregues i qartë i vlerës që kjo përvojëpati për zhvillimin e tyre personal. Ministria për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të këtij projekti, i cilinë thelb është një tjetër nisme që synon fuqizimin e tërinjëve dhe pajisjen e tyre me aftësi që do tu shërbejnëgjatë gjithë jetës. Projekte innovative që kanë në focus edukimin financiar të të rinjëve janë të një rëndësiespecifike për qeverinë shqiptare. “Në një Shqipëri qëpo ecën me hapa të shpejtë drejt digjitalizimit tëshërbimeve publike, është thelbësore që fëmijët dhe tërinjtë të mësojnë të përdorin sisteme të reja financiare, të cilat do të reduktojnë përdorimin e parasë cash dhedo të inkurajojnë përdorimin e aplikacioneve përtransaksione”, u shpreh Muzhaqi. Kjo nismë tregoi se risitë përmes digjitalizimit nëedukimin financiar sjellin rezultate konkrete kurndërthuren me përvojën, vendimmarrjen dheshpërblimin real. Modeli i suksesshëm i pilotuarnga Fibank, që lidh arritjet shkollore të nxënësveme një platformë bankare interaktive, ofron njëqasje inovatore dhe praktike për edukiminfinanciar në Shqipëri. Ky model krijon bazën përnjë sistem të integruar ku nxënësit jo vetëmmësojnë teorikisht, por edhe praktikojnëmenaxhimin e parave përmes monedhave virtualetë konvertueshme. Edukimi financiar është thelbësor për t’i ndihmuar tërinjtë të ndërtojnë një marrëdhënie të qëndrueshme me financat që në moshë të hershme. Duke mësuar përkursimet, menaxhimin e parasë dhe shpenzimet, atabëhen më të përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm përvendimet financiare që ndikojnë të ardhmen e tyre. Kjoi ndihmon të shmangin vështirësitë ekonomike dhe tëzhvillojnë strategji të qëndrueshme financiare.

Read More

I fshehur përgjatë detit Jon, perla bregdetare e Shqipërisë, Ksamili, po ripërcakton se çfarë do të thotë të gjesh parajsën në Evropë, sipas “Travel and Tour World” (TTW). Me ujërat e tij të kristalta, rërën e bardhë dhe bukurinë natyrore të pacënuar, Ksamili u ofron turistëve një përvojë të ngjashme me Karaibet – por pa çmimet marramendëse. Nga ishujt sekretë dhe vendet e trashëgimisë së UNESCO-s deri te vija bregdetare, ky thesar i fshehur ofron një arratisje të paharrueshme – ku ndërthuret sharmi ekzotik me rrënjët e pasura kulturore – duke e bërë atë një nga destinacionet më të jashtëzakonshme…

Read More

Gertini Aliu 44-vjeç, u arrestua në Belgjikë, pasi ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike. Mësohet se Gertini Aliu në disa episode del në dosjen e Prokurorëve, teksa bisedojnë në Sky me Redi Tushën (vëllanë e bodigartit të ish-kryeministrit Sali Berisha) si dhe me Erigels Presit, Genci Telollarit. Sipas informacioneve Gertini Aliu, shërbente si ndërmjetës mes grupit shqiptar dhe atij italian të drejtuar nga Erigels Presi. Pjesë nga dosja: “Referencat për figurën e Redi Tushës si shtetas shqiptar që nga Shqipëria ishte në gjendje të furnizonte me heroinë të pastër grupin që drejtohej…

Read More

Irani ka kryer ekzekutimin e radhës. Iraniani Pendram Madani, u vra, pasi u shpall fajtor për spiunazh për Izraelin. Prej dekadash Irani ka ekzekutuar dhjetëra njerëz të akuzuar për lidhje me agjencinë izraelite të inteligjencës Mossad dhe lehtësimin e operacioneve të saj në vend. Këto variojnë nga atentatet deri te aktet e sabotimit që synojnë minimin e programit bërthamor të Iranit. Madani , i cili u arrestua në vitin 2020, dyshohet se u përpoq të transferonte informacione të klasifikuara në Izrael në lidhje me vende të rëndësishme në Iran, raportoi Mizan, duke shtuar se ai ishte akuzuar gjithashtu për pasurim…

Read More

Banka e Shqipërisë dhe Berzh kanë prezantuar këtë të mërkurë raportin e tranzicionit; 2024-2025. Në një konferencë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se shumë ekonomi po përballet sot me ndryshime në tregun e punës dhe po ashtu kemi të bëjmë me një realitet të ndryshëm blobal. “Duhet të garantojmë përfshirje dhe qëndrueshmëri”, u shpreh ai.

Read More