Author: tirana

Sali Berisha thotë se nëse PD fiton zgjedhjet e 11 majit, qeveria e ardhshme do ti paguajë 1 vit sigurimet shoqërore çdo sipërmarrësi që do të punësojë një të ri. Komentet i bëri gjatë prezantimit të kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Madhështore në Vorë dhe Kashar. Berisha tha gjithashtu se qeveria e PD do të financojë me kredi të buta çdo projekt të të rinjve për të ndërtuar një biznes të vogël, një start up, për t’ua bërë atyre të mundur. Pjesë nga fjala e Berishës: Ne jemi sot këtu për t’u zotuar, se do bëjmë gjithçka për shkollimin e…

Read More

I ndodhur në qarkun e Beratit, kreu i PS-së Edi Rama është ndaluar edhe në Poliçan. Kryeministri u ndal tek investimet e reja që do të bëhen në këtë qytet, ndër to edhe rruga e re Berat- Poliçan- Skrapar. Rama tha se një tjetër investim me rëndësi do të jetë edhe hapja e kombinatit të Poliçanit, dhe se Europa është e mobilizuar për të pasur pika të shtuara të prodhimi të industrisë ushtarake ”Rrugën e re Berat-Polican-Skrapar dhe kjo rrugë do të jetë një rrugë që do të ngushtojë distancën dhe do të shpejtojë lidhjen tuja me Beratin dhe Tiranën.…

Read More

Takimin e Ramës në Skrapar nuk e la pa e komentuar Ilir Meta. Edhe pse në burg, presidenti i Partisë së Lirisë, thotë se në sallën ku Rama mbajti takimin, 80% ishin jabanxhij shëtitës. Për të skraparlinjtë janë njisha përgjithmonë. ”Përshëndes popullin e Skraparit që u çlodh sot me fjalimin argëtues të “ufo”-s nga Tirana dhe të mos harrojë dëmet e mëdha që i solli Skraparit, kostot e rënda të keqqeverisjes dhe presionet për bukën e gojës, por t’ja shpërblejë më 11 Maj duke votuar numrin 1”,-shkruan Meta. Postimi i plotë U argëtova sot me “ufo”-n që kishte mbërritur në…

Read More

Këtë pasdite Sali Berisha prezantoi kandidatët për deputetë të qarkut të Tiranës në një takim në zonë Vorë dhe Kashar. Fjalimet hapëse u mbajtën nga kandidatët, ku u sulmua mazhoranca e majtë për skandalet qeveritare dhe financiare gjatë 12 viteve në pushtet. Nga ana e tij, Berisha sulmoi kryesocialistin Edi Rama për fyerjet ndaj burrave, duke thënë se PD ka në projektin bazë familjen dhe moralin e saj. Ai e quajti fushatën e kryeministrit si vulgare, të bazuar në sharje e fyerje. “Kjo është aleanca më madhështore që nga viti 1990. Më e madhja që do ndikojë në mirëqenien tuaj,…

Read More

Rreth 100 mijë njerëz po presin të hyjnë në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan për t’i bërë nderimet e fundit Papa Françeskut të ndjerë, i cili ndërroi jetë dy ditë më parë. Trupi i Papës u transferua në bazilikën në zemër të Romës mëngjesin e së mërkurës. Nga ora 11:00 bazilika është e hapur për publikun, por koha e pritjes është e gjatë. Trupi i papës shfaqet në një arkivol të thjeshtë prej druri. Fillimisht, bazilika ishte menduar të qëndronte e hapur deri në mesnatë. Turma ishte aq e madhe sa Vatikani nuk përjashton mundësinë e mbajtjes së saj…

Read More

Drejtuesi politik i koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj vijon me takimet elektorale. Detaji që ra në sy ishte vënia para një përgjegjësie dyshuese politike nga një prej tregtareve në një dyqan rrobash. Dyshimi i tregtares ishte se pasi të fitonin votat, mund të bënin koalicion me Edi Ramën. I gjendur përballë kësaj pikëpyetjeje nga tregtarja, Lapaj nxori një fletë të bardhë A4 mbi të cilën nënshkroi me emër e mbiemër (gjeneralitetet e tij) se e linte premtimin me shkrim dhe firmë se nuk do bënte koalicion me Edi Ramën pas 11 majit. Nëse e thyente këtë premtim: “Pas 11…

Read More

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesat ankimore nr. 9 me objekt “Ankim kundër vendimit të KSHZ për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin nr. 52 me denoncues KSHH dhe të denoncuar Bashkia Durrës” dhe nr. 10 , me objekt “Ankim kundër vendimit të KSHZ, për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin nr. 51 me denoncues KSHH dhe të denoncuar Bashkia Tiranë”. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesave ankimore. U shqyrtua në seancë publike kërkesa e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve me nr. 3 dhe objekt “Propozim për vendosje sanksioni administrativ, “Për shqyrtimin administrative bazuar në denoncimin…

Read More

Kreu i PS-së, kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në mandatin e  katërt për Skraparin qeveria do të bëjë, ku premtoi edhe rrugën Berat-Skrapar. Në fjalën e tij në takimin elektoral me qytetarët e Skraparit, Rama tha se ky nuk është premtim është pjesë e programit. ”E di që ka kaluar kohë, por shpresoj dhe besoj në mirëkuptimin tuaj që u desh ca durim nga ana juaj, por ama me mandatin e katërt ka ardhur edhe koha e rrugës Berat-Skrapar, e cila ne synojmë ta bëjë lidhjen që sot është e vështirë”,-tha Rama. Kreu i qeverisë u ndal edhe tek…

Read More

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake për dosjen “Partizani”. GJKKO pritet të marrë vendimin nesër në 13:00 për kalimin ose jo për gjykim të ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe tre të pandehurve të tjerë për aferën Partizani. Avokati Genc Gjokutaj në një fjalë për media u shpreh se kanë kërkuar pavlefshmërinë për një sërë aktesh, por shtoi ai, gjykata u ka rrëzuar të gjitha kërkesat që kanë bërë në seancat paraprake. “Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë për ekspertët. Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që kemi bërë në seancat paraprake. Ne kërkuam një kohë të shpejt për t’u konsultuar…

Read More

Një nga investimet e qeverinë në zonën e Beratit, Ura e Bilçës është inspektuar nga kryeministri Edi Rama në këtë të mërkurë. Në këtë zonë ndërthuren disa projekte infrastrukturore, të cilat janë zhvilluar paralelisht, veç urës edhe ByPassi Beratit ndërtuar në 2021 dhe rruga e Ballabanit që përfundon këtë vit. Sipas banorëve kjo do të ndihmojnë në çlirimin e trafikut që krijohet në Gorricë. ”Ura e Bilçës, një segment tashmë i përfunduar, me të gjithë parametrat urbanë; ndriçim, trotuare të dedikuar për këmbësorët nga të dy anët, e që bashkë me investime të tjera si Bypasi apo rruga e re…

Read More

Në një vizitë të veçantë që nënvizon rëndësinë e mjeshtërisë shqiptare në skenën ndërkombëtare, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, vizitoi sot kompaninë “P&GG shpk”. Me një staf prej 87 mjeshtërish të talentuar, “P&GG shpk” prodhon vepra arti që udhëtojnë nga Shqipëria drejt vendeve më të shenjta të botës, përfshirë Vatikanin. Këto objekte të punuara me përkushtim dhe detaje të jashtëzakonshme janë dëshmi e shpirtit krijues dhe profesionalizmit shqiptar, duke vendosur vendin tonë në hartën e artit liturgjik botëror. Gonxhja vlerësoi punën dhe përkushtimin e mjeshtërve, duke theksuar se kompani si P&GG janë shembulli më i mirë i…

Read More

Laert Vasili, u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother, ishte sot në një rrëfim në Shqipëria Live. Për të Gjesti shkatërroi shtëpinë, por që fitoi një analfabet. ”Ai e meritoi në mënyrë absolute fitoren, shkatërroi gjithë shtëpinë, çoi një vajzë në gjendje të rënduar në shtëpi, ai bëri gjithçka. Unë jam tjetër njeri. Di që është futur nja tre katër herë në dhomën e rrëfimit për të regjistruar një dy-tre këngë, nuk regjistroi asgjë, patëm për të shkruar një tekst për Banaking, nuk shkruajti asnjë varg, por ja që publiku paska këtë preferencë. Një analfabet funksional,…

Read More