Author: tirana

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një bisede telefonike me gazetarët, thumboi Endrit Braimllarin pa e përmendur me emër, për të cilin tha se tradhëtoi miqtë dhe shokët e tij. Ai tha gjithashtu se Braimllari dorëzoi te patronazhistët një listë me 12 mijë emra personash që do të votonin për kandidatin Ilir Meta në zgjedhjet e 11 majit. Meta shtoi se ai e bëri këtë pasi priste që të bëhej sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë. ”Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën që u rrëmbye në mënyrë terroriste me firmën e Altin Dumanit. Falënderoj…

Read More

SPAK ka përfunduar hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, dhe gazetarët kanë zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Partisë së Lirisë. Meta është shprehur se mezi po pret të përballet me prokurorët e SPAK, të cilët sipas tij, me task forcën e tyre kundër krimeve zgjedhore, i dhanë fitoren me 83 deputetë Partisë Socialiste. Ai shprehet gjithashtu se në sallën e gjyqit do të paraqesë prova se SPAK është një organizatë kriminale në shërbim të kryeministrit Edi Rama. Meta shtoi se ky proces gjyqësor ndaj tij do të fitohet, ashtu siç sipas tij, janë fituar edhe proceset e…

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur mirënjohjen dhe respektin për punonjësit zjarrfikës, të cilët i cilësoi si “heronjtë e një qyteti”. Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj tha se kontributi i zjarrfikësve është i pazëvendësueshëm, veçanërisht gjatë situatave të jashtëzakonshme si tërmeti apo pandemia. Ai solli në vëmendje ndërtimin e një stacioni të ri zjarrfikës në zonën e Kinostudios, një investim që, sipas tij, nuk ishte bërë prej 40 vitesh në kryeqytet. ”Zjarrfikësit janë heronjtë e një qyteti. Për Tiranën dhe secilin prej nesh, mes ngjarjesh të jashtëzakonshme si ajo e tërmetit apo pandemisë, ata kanë…

Read More

Deputetja aktuale deri në shtator e PL-së, Monika Kryemadhi, pasi doli nga SPAK, tha se nuk tha asnjë fjalë pasi do të flasë vetëm kur të shkojë në gjyq. Kryemadhi tha se ka frikë vetëm nga drejtësia hyjnore. ”Unë ua kam thënë që në janar nuk them asnjë fjalë aty. Shihemi në gjyq, sepse u firmos e gjithë kjo. Içik muhabet s’do bënim me, ca u bë me zgjedhjet apo kush do të kandidojë për prokuror e BKH? Aty prokuror e BKH është Edi Rama. Sfidat për mua janë me opinionin publik dhe zotin, drejtësia njerëzore është një moment dhe…

Read More

Kamera televizive kapi Zonjën e Parë të Francës, Brigitte Macron, duke (mbase) goditur në fytyrë bashkëshortin e saj, presidentin Emmanuel Macron. Por kjo nuk është hera e parë që Brigitte Macron gjendet në qendër të vëmendjes. Në javët e fundit, “Elysée” ka ndryshuar strategji dhe ka filluar të kundërshtojë në mënyrë më aktive përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformimin online, kryesisht ato që shënjestrojnë Zonjën e Parë. Prej vitesh Brigitte Macron është përballur me teori konspirative të pabaza, përfshirë një ndër më të çuditshmet: pretendimin se ajo është transgjinore. Sipas kësaj teorie të rreme, ajo ka lindur si mashkull…

Read More

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim produktiv me homologun izraelit, Gideon Sa’ar. Ky takim u zhvillua në kuadër të Konferencës Ministrore për Luftën kundër Antisemitizmit, organizuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (IHRA). ”Shqipëria qëndron e palëkundur kundër çdo forme antisemitizmi, si dhe kundër çdo shprehjeje të intolerancës apo paragjykimit ndaj popullit hebre”,-shkruan Hasani në një postim në rrjetet sociale. Hasani bëri të ditur se gjatë takimit bënë një vlerësim pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve. Dy ministrat shprehën gjithashtu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.

Read More

Pas fjalimit që u mbajt ditën e hënë me kandidatët dhe deputetët fitues në zgjedhjet e 11 Majit, mësohet se kryesocialisti dhe kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tjetër takim. Mësohet se këtë herë takimi do të mbahet me ministrat aktualë në Gjirokastër. Një ditë më parë mblodhi skuadrën e 11 majit, nga ku paralajmëroi ndryshime në qeveri dhe PS. “Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri”, u…

Read More

Stërvitja ”Defender Europe 25” ka nisur në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama, thekson se Shqipëria si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve dhe zhvillimeve të planifikuara. ”Ka nisur zyrtarisht në orët e para të mëngjesit stërvitja shumëkombëshe ”Defender Europe ‘25”. Kjo stërvitje ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit, zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA-së (EUCOM), në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s. Shqipëria, si një nga vendet pritëse kryesore, luan një rol strategjik në garantimin e suksesit të operacioneve…

Read More

Pavarësisht se humbi me 320 mijë vota më pak në zgjedhjet e 11 majit, kryedemokrati Sali Berisha tha se ia vlejti kontrata me Chris LaCivita. Berisha: Kontraktimi i Cris LaCivita, yllit të suksesit botëror elektoral, bashkëkryestrategut të rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit, Presidentit Trump, mendoj se ishte akti më i mirë dhe më i rëndësishëm që bëri PD-ja. Sali Berisha ka një eksperiencë të gjatë elektorale, nëse do ecja në fushatën elektorale pa një ekspertizë, do të gaboja. Këshilltari elektoral merret si një garant i fushatës, besoj se ai drejtoi fushatën më të suksesshme në histori. Ai…

Read More

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë intensifikuar përpjekjet për hetimin dhe dokumentimin e krimeve zgjedhore në Qarkun e Elbasanit, një nga zonat më të ndjeshme dhe problematike gjatë proceseve elektorale të fundit. Në këtë kuadër, një delegacion i përfaqësuesve të lartë të SPAK dhe BKH zhvilloi një takim të rëndësishëm pune me drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, z. Kreshnik Ajazi. Takimi u fokusua në shkëmbimin e informacioneve operacionale, shqyrtimin e ecurisë së çështjeve penale të hapura dhe analizimin e praktikave hetimore që po ndiqen për…

Read More

Pas një shkëputje për shkak të fushatës dhe zgjedhjeve, ligjvënësit e kësaj legjislature i kthehen jetës parlamentare. Të enjten në orën 12:00 deputetët mblidhen në seancë plenare. Më parë, në 10:00 mblidhet Konferenca e Kryetarëve ku pritet të diskutohet projekt kalendari i punimeve të Kuvendit. Nëse nuk gjendet dakordësia, atëherë projekt kalendari dhe projekt programi kalojnë për votim në seancë. Në Kushtetutë nuk lejohet miratimi i ligjeve 60 ditë nga mbarimi i legjislaturës aktuale dhe 60 ditë përpara mbledhjes së legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Që nga 8 korriku Kuvendi nuk duhet të mblidhet më, me përjashtim…

Read More

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë dhe një nga projektet më ambicioze inxhinierike të Evropës. Tuneli synon të përmirësojë lidhjet dhe infrastrukturën e transportit të vendit. Linja rekordthyese Rogaland Fixed Link – ose Rogfast – do të kalojë nën fjordet e vendit, do të jetë afërsisht 26.7 km e gjatë dhe, në pikën e saj më të thellë, 390 m nën nivelin e detit. Pasi të përfundojë në vitin 2033, lidhja e tunelit pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit midis dy qyteteve më të mëdha të Norvegjisë, Stavanger dhe Bergen, me 40…

Read More