Dashi Gjate kësaj dite do jeni te mbushur me shprese se te gjitha dëshirat qe keni pasur ne çift do iu realizohen. Ne fakt duke filluar qe nga mesdita gjithçka do filloje te konkretizohet. Nëse jeni ende beqare do ju duhet te bëni akoma me tepër durim. Ne planin financiar do ndikoheni negativisht nga planetët dhe situata mund te përkeqësohet. Kujdes! Demi Do ketë disa mosmarrëveshje te vogla ne jetën tuaj ne çift sot, te shkaktuara këto nga ndikimi i disa personave te jashtëm. Mundohuni qe here tjetër te mos ua vini veshin. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë…
Author: tirana
Drejtuesja politike e PS e qarkut Tiranë, Elisa Spiropali, së bashku me kandidatët Pandeli Majko, Ilva Gjuzi, Eldi Çepeli, u takua sot pasdite me pjestarë të komunitetit Egjiptian, në lagjen nr. 4 në Kavajë. “Aksesi i barabartë në shërbime, strehim, infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi është themeli për një shoqëri të drejtë. Njerëzit lindin me dinjitet tē barabartë e të drejta të patjetërsueshme. Një komb gjykohet nga mënyra si trajton më të dobëtit, të ndryshmit dhe pakicat e tij. Të drejtat e çdo njeriu janë vlerat që i japin kuptim Bashkimit Europian Me Shqipërinë në familjen europiane, komuniteti Egjiptian, Rom dhe…
Kreu i PS, Edi Rama është duke zhvilluar një takim elektoral me socialistët e Tepelenës dhe Memaliajt. Në takim Rama u prit me muzikë polifonike të zonës, ndërsa fjalën e hapjes e mbajti drejtuesja politike e qarkut gjirokastrës Mirela Kumbaro. Ajo tha se vota në 11 maj do të jetë për PS. ”Asnjë dyshim për këtë”, tha Kumbaro në fjalën e saj. ”E kemi kthyer qarkun e Gjirokastrës në destinacionin më të mrekullueshëm të agroturizmit”, tha Kumbaro.
Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së për qarkun Fier, Belinda Balluku ka vijuar turin e takimeve. Këtë pasdite zhvilloi një takim me fermerë të Roskovecit. Sipas Ballukut, me dialog dhe bashkëpunim do të adresohet çdo sfidë. ”Një diskutim i hapur me fermerë të Roskovecit, tek Rinaldi, një nga pikat e grumbullimit më të mëdha në zonë. Transformimi i sektorit sot është një realitet, por ka ende shumë për të bërë për të ndihmuar e lehtësuar fermerët, mundi i të cilëve po jep një kontribut të pazëvendësueshëm në zhvillimin e sektorit. Përmes dialogut dhe bashkëpunimit të ngushtë do të mund…
Korçari më i famshëm, Ilir Vrenozi është takuar me Sali Berishën. ”Po ndodh, kafe burrash”, shkruan Ilir Vrenozi në Facebook. Kujtojmë se pak ditë më parë, Ilir Vrenozi refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për të pirë kafe.
Këtë pasdite kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e Gjirokastrës. Gjatë fjalës përmendi edhe kreun e PD-së, Sali Berisha. ”Imagjinoni që Shqipëria të çojë bufin për negociata me BE që tre herë në ditë i fiket llamba?”, teksa shtoi se PD do të humbasë me keq se në vitin 2021. ”Imagjinoni që Shqipëria të çojë bufin për negociata me BE që tre herë në ditë i fiket llamba. Nëse ne nxjerrim nga 11 maji një shumicë, mesazhi që populli shqiptar u jep atyre që vijnë në 16 maj, është ”ne duam të kuptoni që s’ka kohë…
Kryeministri Edi Rama këtë pasdite zhvilloi një takim me gra e vajza të qarkut Gjirokastër. Për të arsyeja pse ka vendosur që në këtë xhiro të parë të ditëve drejt finishit të bëjë këto takime me gratë dhe vajzat, sepse është krenar për faktin që sot PS ka këtë fuqi të madhe të grave dhe vajzave që i është bashkuar fuqisë së burrave dhe djemve që ka qenë këtu gjithmonë. “Kemi arritur të kemi 40% gra dhe vajza në PS, që është një shifër e konsiderueshme, por nuk duhet të ndalemi deri kur të bëhet 50%. Dhe unë them nuk…
Gjykata e Posaçme cakton masën e sigurisë “arrest në burg” për shefin e qarkullimit Tiranë, Roven Zeka dhe shefin e hetimit të aksidenteve, Sokol Novaku. Sipas organit të akuzës, ata u arrestuan pasi i kanë marrë ryshfet 2 mijë euro një shofereje që u përfshi në një aksident rrugor në Tiranë më 16 prill. Njoftimi i plotë nga SPAK Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë…
Një fëmijë shqiptar, e quajtur Hera Çoba ka qenë e fundit që ka takuar Papa Françeskun në sheshin e Shën Pjetrit ditën e Pashkës. Kjo është bërë me dije nga Dom Gjergj Meta. Ai ka publikuar një video në rrjetet sociale, shkruan se fëmija quhet Hera Çoba dhe është vajza e Nikoll Çobës dhe Franga Prengës, me origjinë nga fshati Jubë i Durrësit e që jetojnë në Gjermani. ”Vijnë nga një familje e nderuar me të cilën njihemi me qindra vjet, duke qenë se na ndan vetëm lumi Erzenit nga fshati ku kam jetuar edhe unë. Ma dërgoi sot vetë…
Lulzim Basha i shoqëruar nga kandidatët Taulanda Jupi, Eduard Kelmendi, Neli Demi, Diana Tona dhe Irsida Shehi, zhvilloi një sërë takimesh me qytetarë, sipërmarrës dhe familjarë në Njësinë 10 dhe zonën e Laprakës në Tiranë. Basha theksoi se një nga arsyet pse korrupsioni ka mbizotërimin absolut mbi ekonominë. Rreth 70% e bizneseve shqiptare, sipas studimeve të fundit, kanë raportuar se u është kërkuar ryshfet. Ai prezantoi një pjesë thelbësore të programit të Koalicionit Euroatlantik për zhvillimin ekonomik, ku theksi është te liria e tregut, mbështetja për sipërmarrjen dhe taksat e ulëta. ”Masat kryesore që synojnë të rindërtojnë besimin dhe të…
Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë ka treguar se cilët do të jenë përfaqësuesit e klerit katolik që do të marrin pjesë në varrimin e Papa Franceskut. Papa ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 88-vjeçare. Në ceremoninë mortore do të jenë Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv Metropolit i Shkodër-Pultit dhe Imzot Arjan Dodaj, Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrësit. Ambasada e Selisë së Shenjtë në Tiranë do të presë ngushëllimet e rastit në datat 23-24 prill 2025, në oraret 10:00-12:30 dhe 14:00-17:00.
Gjykata e Lartë lë në fuqi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për Sali Berishën. Një Kolegj Penal vlerësoi të mos pranojë rekursin e bërë nga ish-kryeministri, kundër masës së sigurisë së firmosur nga gjyqtari i Posaçëm i Apelit, Engert Pëllumbi, 3 janarin e këtij vitit. Po sot Gjykata e Lartë vendosi të konfirmojë masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj Jamarbër Malltezit.