Author: tirana

Sali Berisha nuk e sheh si pengesë moshën e tij në këtë garë për kryeministër, duke thënë se është avantazh eksperienca që ka. Berisha: Lidhur me moshën, të them të vërteten e konsideroj avantazh. Sepse rikthimi im nuk ka absolutisht në bazë ambicie për karrige dhe para apo luks.Nuk del njeri të thotë se këto i kam pasur edhe moshë tjetër, tani aspak. Çfarë më mbetet mua nga mosha, më mbetet eksperienca e çmuar.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë Konferencës për Sigurinë Kombëtare, deklaroi se në Shqipëri nuk duhet të lejohet asnjë produkt që nuk tregtohet të paktën në dy vende të Bashkimit Europian. Sipas tij, kjo është një masë e domosdoshme për të garantuar standarde të larta dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Berisha u shpreh se është i angazhuar për një treg të liberalizuar dhe të ndershëm, duke theksuar se kontrolli rigoroz i produkteve është jetik. Ai kritikoi situatën aktuale në sektorin e shëndetësisë, duke theksuar se pajisjet mjekësore në spitale publike nuk riparohen qëllimisht, për t’i detyruar qytetarët…

Read More

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masen e arrestit në burg për Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj, të dy të arrestuar për ndërhyrjen në e-mailet e Prokurorisë së Posaçme. Apeli i Posaçëm lë në fuqi masen e arrestit në burg për Zambak Gjonin dhe Arnold Rrokaj, të dy të arrestuar për ndërhyrjen në e-mailet e Prokurorisë së Posaçme. Prokuroria ka dyshime se personat e arrestuar, Zambak Gjoni që më herët ka mbajtur postin e drejtorit në burgun e Vlorës dhe Arnold Rrokaj, ish-zyrtar i IMT Vlorë, kanë bashkëpunuar me persona të tjerë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. SPAK…

Read More

Ka marrë fund pas pesë ditësh arratia për 36-vjeçarin Mir Ndoj, i cili në bashkëpunim më nje person tjetër u kap duke transportuar drogë. 36-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se 5 ditë më parë, në rrugën e fshatit Balldre, në bashkëpunim me shtetasin D. N. (i cili u arrestua në flagrancë), po transportonte rreth 34 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, por gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, duke përfituar nga errësira dhe nga njohja e terrenit, ka mundur të largohet.Policia thotë se vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në vijim të këtij…

Read More

Në kalendarin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës, e cila, sipas ekspertëve, po bën qartë thirrje për veprim. “Natyra po vuan, oqeanet mbushen me plastikë dhe bëhen më acide. Nxehtësia ekstreme, zjarret dhe përmbytjet, kanë prekur miliona njerëz”, shkruan OKB. Më 22 prill 1970, në SHBA, u mbajt manifestimi i parë më i madh ekologjik, prej nga edhe doli ideja për shpalljen e kësaj date si Dita Ndërkombëtare e Tokës. Qëllimi i kësaj dite është angazhimi i të gjithë njerëzve anë e mbanë botës në mbrojte të Tokës. Po ashtu, qëllimi i kësaj date…

Read More

Ndërsa një konklavë papnore po afrohet dhe ekspertët e Vatikanit mblidhen në Romë për të përpiluar listat e kandidatëve të fortë për të drejtuar Kishën Katolike – ia vlen të kujtojmë se zakonisht ata gabohen. Quajeni vullnet hyjnor, quajeni kardinalë të paparashikueshëm, por ajo që ndodh brenda Kapelës Sistine përpara se të dalë tymi i bardhë shpesh prish pritshmëritë dhe ia jep rolin një të huaji.Kardinali afrikan Robert Sarah hyri në konklavën e vitit 2013 si një kandidat i fortë, por pikërisht kjo e zbehu mundësinë e tij, duke vërtetuar shprehjen romake: “Ai që hyn në një konklavë si Papë,…

Read More

“Futemi në një familje që llogaritjet janë si në Gjirokastër. Çdo qindarkë llogaritet. Duke qenë se në hymë te vendet përfitues të asaj familjeje, se aty janë kontribuuesit dhe përfituesit.Aty do mund të bëjmë një politik më agresive në favor të pensionistëve se do kemi një buxhet ekstra. Shqipëria kur ne kemi marrë detyrën ishte një vend që e shikon me bezdi. Sot jemi atje të pragu i derës na shikojnë me respekt, na vlerësojnë dhe besojnë. Kemi marrë prej tyre 1 miliard e kusur euro mbështetje në gjithë këto vitë, në momentin kur të hyjmë do jepen çdo vit”-u…

Read More

Kreu i PS Edi Rama tha sot gjatë një takimi elektoral në Gjirokastër, se populli shqiptar nuk mashtrohet dot dhe se e di mirë se cila parti duhet votuar. Për kritikët që shprehen se administrata voton Partinë Socialiste, Rama iu përgjigj duke thënë se ata votojnë si populli, disa për PS dhe disa për PD. Rama u shpreh se u ndje mirë kur në një takim të opozitës një grup mësuesish që kishin marrë pjesë dhe që ishin kritika për qeverinë.“E di sa mirë më ka ardhur kur pashë një grup mësuesish në një takim me kënetën?! Kritikonin, flisnin. Ka…

Read More

Një zyrtar i lartë palestinez i njohur me negociatat e armëpushimit Izrael-Hamas i tha BBC-së se ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit kanë propozuar një formulë të re për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Sipas zyrtarit, ai parashikon një armëpushim që zgjat nga pesë deri në shtatë vjet, lirimin e të gjithë pengjeve izraelitë në këmbim të të burgosurve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite, një fund formal të luftës dhe një tërheqje të plotë izraelite nga Gaza. Kështu, një delegacion i lartë i Hamasit do të mbërrinte në Kajro për konsultime. Armëpushimi i fundit u “rrëzua” një muaj më…

Read More

Vatikani ka shpërndarë imazhe të Papa Françeskut ndërsa ndodhet në arkivol, i cili do të zhvendoset në Bazilikën e Shën Pjetrit për të qenë i qasshëm për publikun që dëshiron t’i bëjë nderimet e fundit. Drejtuesi i përkohshëm i Kishës Katolike, së bashku me tre bashkëpunëtorë të ngushtë, do të kujdesen për shkatërrimin e “Unazës së Peshkatarit” dhe vulës papnore, duke garantuar që ato të mos keqpërdoren apo të përdoren nga ndonjë tjetër. Ceremonitë përkujtimore do të zhvillohen përgjatë nëntë ditëve, ndërsa vendimi për datën e varrimit do të merret nga trupi i kardinalëve që janë mbledhur në Vatikan për…

Read More

Nga Gjirokastra ku do të vijojë me takimet për fushatën elektorale, kryesocialisti gjatë komunikimit me ndjekësit tha se më 11 maj ka vetëm një fitues dhe ajo është Partia Socialiste.  Rama pati edhe një ‘debat’ me komentuesin, i cili i tha se përse nuk shkon në SHBA, ndërsa kryesocialisti i përgjigjet që në Amerikë ka shkuar kur ka pasur punë. “Ca problemi ke ti? Të kanë thënë që nuk shkoj dot në USA? Kush ta ka thënë, non grata? Nuk e përmend më non gratën se s’kam pas arsye dhe nuk jam duke bërë këtë sot me këtë komunikim. Në këtë…

Read More

Kryesocialsti Edi Rama iu përgjigjet kritikëve një ditë pasi në një takim me votuesit për herë të parë përmendi edhe historinë e fotos së tij nudo në një plazh në Francë, që iu publikua kur po garonte asokohe si kryebashkiak i Tiranës. Kritikave se foli për foto nudo para fëmijëve, Rama iu përgjigj se e para ato foto në Google janë të mbuluara, e dyta theksoi se ata nuk ishin fëmijë. Kryesocialisti tha se foto u publikuan nga këto zhabulanët që sot bëjnë moralistin dhe tregojnë se ca është familja. “Merrte njëri pyeste sondazhistin e Trump, i thoshte ca ndodhte…

Read More