Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë, 38 dhe 25 vjeç, u kapën në flagrancë me një sasi prej 23 kilogramësh kokainë të pastër. Operacioni u zhvillua në zonën “Greve in Chianti”, ku agjentët kishin vendosur në vëzhgim apartamentin e 38-vjeçarit, i cili ndodhej në rrugën “Via Zani”. Pas një periudhe hetimesh të fshehta, oficerët vunë re lëvizje të dyshimta nga i dyshuari, i cili doli nga banesa me një çantë në dorë dhe e vendosi në makinën e tij. Ndërhyrja e menjëhershme…
Author: tirana
Administrata e Presidentit Donald Trump ndërmori një hap të paprecedentë të premten, duke njoftuar përjashtime të gjera nga sanksionet ndaj Sirisë, një vend i shkatërruar nga 13 vjet luftë civile. Ky veprim shënon fillimin e një procesi që synon heqjen graduale të sanksioneve gati gjysmëshekullore, të cilat kanë penguar rindërtimin dhe stabilizimin e Sirisë, duke i hapur rrugën investimeve dhe rimëkëmbjes ekonomike. Sipas Departamentit të Shtetit, përjashtimet përfshijnë një pezullim gjashtëmujor të një sërë sanksionesh të ashpra, ndërsa Departamenti i Thesarit ka ndaluar zbatimin e masave kundër bizneseve dhe individëve që bashkëpunojnë me entitete siriane, përfshirë Bankën Qendrore të Sirisë.…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi nëpërmjet Telegramit se 307 ushtarë ukrainas u kthyen sot në shtëpi në një shkëmbim të burgosurish të rënë dakord me Rusinë. Më herët, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi lirimin e 307 ushtarëve rusë. Shkëmbimi i të burgosurve, më i madhi që nga fillimi i ofensivës ruse kundër Ukrainës, po zhvillohet si pjesë e një marrëveshjeje që do të përfshijë lirimin e një totali prej 1,000 të burgosurish nga secila palë gjatë një periudhe tre-ditore dhe u propozua nga Donald Trump. Gjatë fazës së parë, pala ukrainase dhe ruse liruan dje nga 390 të burgosur dhe…
Platforma e mediave sociale X, e njohur më parë si Twitter, ka pasur probleme për mijëra përdorues amerikanë herët të shtunën, sipas Downdetector.com, e cila gjurmon ndërprerjet e internetit. Përdoruesit në Shtetet e Bashkuara filluan të raportonin probleme në DownDetector rreth orës 8 të mëngjesit të shtunën. Deri në orën 8:26 të mëngjesit, më shumë se 25,000 përdorues amerikanë raportuan probleme me platformën X në aplikacionin celular dhe faqen e internetit. Përdoruesit raportuan gjithashtu probleme me lidhjen e serverit. Më shumë se 11,000 përdorues në Mbretërinë e Bashkuar dhe qindra në vende të tjera kanë raportuar gjithashtu probleme. DownDetector gjurmon…
Bashkimi Evropian po përgatit paketën e 18-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe ndër masat që po shqyrtohen janë përjashtimi i më shumë se 20 bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT, një ulje e mëtejshme e kufirit të çmimit për naftën ruse dhe një ndalim zyrtar i gazsjellësit Nord Stream. Bloomberg raportoi informacionin, duke cituar burime brenda institucioneve evropiane. Sipas informacioneve të disponueshme, Komisioni Evropian aktualisht është duke u konsultuar me shtetet anëtare për shtrirjen dhe përmbajtjen e sanksioneve. Përveç përjashtimit të bankave nga SWIFT, është planifikuar të vendoset një ndalim shtesë për transaksionet financiare për rreth 20 banka…
Autoritetet serbe kanë lëshuar fletarrestim të shtunën për një pjesëtar të Policisë së Kosovës, në lidhje me një incident me maturantë një ditë më parë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç. Daçiç tha në një njoftim se “polici i Kosovës Dylot Brahimi do të arrestohet sapo të jetë i qasshëm për policinë serbe, pa parashkrim, sa herë që kjo të jetë e mundur”. Serbia nuk ka juridiksion në Kosovë, pasi Kosova shpalli pavarësinë e saj më 2008 dhe njihet nga mbi 100…
Presidenti amerikan ishte pjesë e një momenti emocionues, gjatë takimit në zyrën ovale me familjen shqiptare Xhaferi. Trump ka pritur në Shtëpinë e Bardhë familjen shqiptare, e cila ka tre fëmijë dhe njeri prej tyre siç shihet është me aftësi të kufizuara. Presidenti Trump ka në axhendën e tij kryesore takimet me personat me aftësi të kufizuar, në kuadër të politikave humaniste. Siç raportohet në media, ky takim ishte pjesë e “Make-A-Wish”(Shpreh një Dëshirë) – organizatë bamirësie që u plotëson dëshira fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe synimi është që të krijojnë kujtime pozitive, shpresë dhe lumturi për këta fëmijë…
Fëmijë të një kopshti shtetëror në Gramsh dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë konsumuar. Ngjarja ka ndodhur në fillim të kësaj jave, kur grupi i fëmijëve u paraqit në spital me simptoma, si të vjella dhe temperaturë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë marrë gjithsej 72 mostra për analiza laboratorike, prej të cilave janë veçuar 30 për ekzaminim. Nga këto mostra, 12 fëmijë dyshohet të jenë prekur nga helmimi, ndërsa sipas të njëjtave burimeve një rast është konfirmuar që kemi të bëjmë me helmim nga ushqim i kontaminuar me salmonelë. Analizat laboratorike tregojnë praninë e…
Parlamenti Danez ka miratuar një ligj që parashikon rritjen graduale të moshës së daljes në pension nga 67 vjeç që është aktualisht në 70 vjeç deri në vitin 2040. Vendimi I Kopenhagës zyrtar e bën Danimakën vendin Europian me moshën më të lartë të daljes në pension. Sipas ligjit, mosha do të rritet në 68 vjeç në vitin 2030, 69 në vitin 2035 dhe 70 vjeç për ata që kanë lindur pas 31 dhjetor të vitit 1970. Kjo reformë ka nxitur protesta në Kopenhagë, veçanërisht nga sindikatat, të cilat e quajnë vendimin “të padrejtë”. Kryeministrja Mette Frederiksen ka deklaruar se…
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për ekipin kampion të Shqipërisë, KF Egnatia. Kreu i qeverisë botërore të futbollit ia ka adresuar letrën Presidentit të FSHF dhe klubit rrogozhinas. Në urimin e tij Infantino thekson se kjo arritje e madhe ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme përgjatë sezonit. Gjithashtu ai falënderon edhe Presidentin Duka dhe FSHF-në për kontributin e dhënë në zhvillimin e futbollit në vend. Më poshtë edhe letra e plotë e Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino: I nderuar President, Me anë të kësaj letre, kam kënaqësinë të përgëzoj kampionët e rinj të…
Partia Demokratike kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Kukësit. Përmes përfaqësuesit ligjor, Franci Nuri PD ka depozituar në KQZ kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në këtë qark. Në kërkesën e dorëzuar tanimë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PD rendit arsyet pse sipas saj zgjedhjet në Kukës duhet të rrëzohen. PD pretendon fakte dhe prova për problematika gjatë fushatës si përdorimi i aseteve shtetërore në funksion të zgjedhjeve, shitblerja e votave apo dhe parregullsitë me votën e diasporës.
Një stuhi e fuqishme e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima ka goditur shumë pjesë të Serbisë, duke përfshirë kryeqytetin Beograd dhe qytete të tjera si Obrenovac, Pančeva, Mlladenovac dhe Kragujevcin. Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka dërguar një njoftim urgjent për qytetarët e Beogradit përmes një mesazhi SMS, duke shpallur një gjendje të jashtëzakonshme dhe një paralajmërim për stuhi të fortë. Ky paralajmërim thekson rrezikun e mundshëm për dëme materiale, përmbytje lokale, rrëshqitje dheu dhe shembje, si dhe rrezikun e goditjeve të rrufesë. Përveç këtyre, stuhia mund të shkaktojë probleme në furnizimin me energji…