Author: tirana

Prokuroria e Përgjithshme ka bërë bilancin e kallëzimeve penale të regjistruara për krimet zgjedhore dhe shpërndarjen e këtyre rasteve nëpër qarqe të ndryshme. Në njoftim thuhet se deri më datë 22 maj 2025 janë regjistruar 107 kallëzime penale që lidhen me krimet zgjedhore. Sipas institucionit qëndror të akuzës, 64 raste janë referuar nga policia gjyqësore, 17 dosje janë transferuar nga SPAK për kompetencë, 9 kallëzime janë referuar nga subjektet politike, 11 të tjera janë nisur kryesisht, ndërsa 6 raste janë sinjalizuar nga qytetarët. Numrin më të lartë të çështjen e ka prokuroria e Dibrës me 17 raste ndërsa pasohet nga…

Read More

Në ankimin ka akuza për blerje votash, tjetërsim vote të diasporës apo manipulime në favor të maxhorancës, edhe pse ne këtë qark PD fitoi dhe mori dy mandate , ndërsa PS mori 1 mandat. PD kundërshton miratimin nga ana e KQZ të rezultatit për këtë qark. “Të gjitha faktet, indiciet dhe provat në disponimin tonë, provojnë në mënyrë të qartë dhe të pakundërshtueshme se kemi të bëjmë me shkelje të rënda të dispozitave të Kodit Zgjedhor:Problemet e zgjedhjeve në qarkun e Kukësit, përfshirë rrethet Kukës, Tropojë dhe Has, janë thellësisht të ndërlidhura me izolimin gjeografik, varfërinë strukturore dhe keqadministrimin e…

Read More

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer nga 270 të burgosur dhe 120 civilë. Ukraina ka publikuar një video të shkurtër të të burgosurve të luftës të liruar sot, teksa janë duke festuar. Qendra e komandës strategjike e Ukrainës tha se të gjithë “individët e kthyer tani po marrin kujdes mjekësor dhe mbështetje në territorin ukrainas”. Ajo shtoi: “Kjo shënon një nga shkëmbimet më të mëdha në muajt e fundit dhe përforcon parimin e Ukrainës: asnjë mbrojtës nuk do të harrohet.” Presidenti Zelensky tha se Ukraina vazhdon t’i përmbahet angazhimeve të saj dhe nuk do të qetësohet derisa çdo rob të kthehet…

Read More

Dita Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur që është me 25 maj, dje nën moton ”Mos na harroni”, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri organizoi një aktivitet simbolik përpara kryeministrisë Që nga ‘91 e deri më sot, 12 fëmijë vazhdojnë të jenë të zhdukur, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të familjarëve dhe autoriteteve. Ndërsa sipas të dhënave të Qendrës, çdo vit në vendin tonë raportohen rreth 120 raste të fëmijëve të humbur, që përfshijnë nga largimet nga shtëpia, te rrëmbimet apo dhe zhdukje të paqartë. Në Europë zbatohet ajo që njihet si Sinjali Amber, një sistem emergjent paralajmërimi…

Read More

Zegjine Çaushi, e zgjedhur deputete në Kuvendin e Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit, duket se nuk do t’i ndahet Gazment Bardhit. Ajo i është drejtuar me një tjetër videomesazh drejtuesit politik të PD në këtë qark, tashmë që edhe KQZ certifikoi rezultatin zgjedhor në qarkun e Fierit. Me nota të forta ironie “t’i qajë hallin” Bardhit për humbjen e thellë që PD mori në qarkun e Fierit. Ditë e madhe për tu shënuar. KQZ çertifikoi rezultatin e qarkut Fier, 12 me 4, por ditë e madhe edhe për një arsye tjetër, u ngjall Gazi im. O Gazo po ku…

Read More

Task-Forca u mblodh të premten në Sarandë për sezonin turistik veror 2025, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Vlorë, Plator Nesturi. Përfaqësues nga institucionet kryesore u bënë bashkë për të koordinuar masat dhe për të gjetur zgjidhje për sfidat që sjell sezoni. Synimi i përbashkët i këtij aktiviteti ishte një verë e sigurt, e organizuar dhe mikpritëse për çdo vizitor, vendas apo i huaj. “Ajo çfarë pritet është se do të kemi një sezon plot sfida, pasi të tilla do të jenë edhe flukset turistike në të gjithë qarkun e Vlorës. Në këtë kuadër, kjo kërkon një shtim të masave…

Read More

Vendi ynë ka nisur të përshpejtojë hapat drejt burimeve të gjelbra, e konfirmuar kjo nga shifrat e INSTAT. Për tremujorin e parë të vitit, impiantet fotovoltaike dhe të tjerë prodhues të rinj, rritën me 2.5 herë sasinë e energjisë në dispozicion. Sasia e energjisë elektrike të prodhuar përgjatë këtij tremujori përllogaritet në rreth 2.23 milionë mWh energji duke shënuar rënie me 9.8% në raport me një vit më parë, kjo si pasojë e thatësirës me të cilën është përballur vendi. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike, në masën 45,8%, dhe nga hidrocentralet private e koncensionare, në masën 46,3%. Konsumi…

Read More

Një zbulim mahnitës po ndryshon perceptimin për shkretëtirën Rub’ al-Khali që shtrihet ndërmjet Dubait, Arabisë Saudite dhe Omanit. Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum vërejti nga ajri formacione të çuditshme dunash dhe një shtresë të errët. Kjo çoi në zbulimin e vendit arkeologjik Saruq Al-Hadid, ku u gjetën gjurmë të përpunimit të metaleve, bakër dhe hekur që datojnë rreth 5 mijë vite më parë. Zbulimi ka risjellë në vëmendje legjendën e qytetit mitik Ubar, i njohur edhe si “Atlantida e Rërave”, që sipas mitologjisë u përpi nga shkretëtira si ndëshkim hyjnor për arrogancën e banorëve të saj.

Read More

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij një intervistë ekskluzive me Richard Attias, themeluesin e Iniciativës së Investimeve të Ardhshme (FII) – një platformë globale që për herë të parë mbërriti në Europë, pikërisht në Tiranë, pas edicionit të suksesshëm në Miami. “Shqipëria është gati për të qenë pjesë e zhvillimeve më të mëdha globale. Tiranës i është besuar roli i mikpritëses së kësaj platforme, e cila sjell në një vend të vetëm liderë mendimesh, investitorë dhe inovatorë nga e gjithë bota”, u shpreh Richard Attias në intervistën e publikuar. Përmes kësaj…

Read More

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij një intervistë ekskluzive me Richard Attias, themeluesin e Iniciativës së Investimeve të Ardhshme (FII) – një platformë globale që për herë të parë mbërriti në Europë, pikërisht në Tiranë, pas edicionit të suksesshëm në Miami. “Shqipëria është gati për të qenë pjesë e zhvillimeve më të mëdha globale. Tiranës i është besuar roli i mikpritëses së kësaj platforme, e cila sjell në një vend të vetëm liderë mendimesh, investitorë dhe inovatorë nga e gjithë bota”, u shpreh Richard Attias në intervistën e publikuar. Përmes kësaj…

Read More

Dashi-Ditë aspak e mirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Tensioni do të mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe nuk do të ndiheni aspak të qetë. Beqarët do të kenë disa ndryshime të vogla, por yjet këshillojnë të mos nxitohen për asgjë. Ka kohë për gjithçka. Në planin financiar, situata do të jetë e qëndrueshme. Përfitoni për të kryer ndonjë transaksion apo investim. Demi-Jeta në çift do të ndërlikohet edhe më tepër gjatë kësaj dite. Nuk do të bini dakord për asgjë me atë që keni në krah dhe do të keni debate të ashpra. Po vazhduat…

Read More

Kreu i PD-së, Sali Berisha vijon akuzat për zgjedhjet e 11 Majit. Sot ai kërkoi zgjedhje të parakohshme. ”Kërkojmë qeveri teknike me agjendë të përcaktuar, problemet që lidhen me procesin e integrimit dhe zgjedhje të lira e të ndershme”,-tha Berisha. Ky qëndrim është ironizuar nga ish-ministri Ylli Manjani. Me tone ironike, Manjani shkruan se me këto kërkesa të PD janë jerm komplet, dhe se doktori ka që nga 2011 që ka harruar çfarë është fitorja në zgjedhje. ”Sa për qeverinë, hiç mos u shqetësoni, do jua bëjë aq “teknike”, sa nuk do gjeni asnjë teknik në këmbë”,-shkruan Manjani. Postimi i…

Read More