Author: tirana

Nga mega-operacioni antidrogë që u zhvillua në Shqipëri dhe në Itali, u dhanë masa sigurie për 52 persona, njëri prej tyre edhe avokati Armand Tragaj në Durrës. Ai ka qenë ish-sekretar i Këshillit Bashkiak në Durrës. Vetë Tragaj ka folur para Gjykatës së Posaçme, ku edhe ka shfuqizimin e kësaj mase. Kërkesa e tij u bë me argumentin se vijimi i masës së sigurisë do të rëndonte situatën e tij familjare. “Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do të rëndojë situatën time familjare, ku unë jam me dy prindër të smurë, njerkën të paralizuar, vëllain në psikiatri…

Read More

Deputetët do t’i rikthehen jetës parlamentare, pas një mungese të gjatë si pasojë e zgjedhjeve të përgjithshme. Të enjten më 29 maj, deputetët do të jenë në seancën plenare të orës 12:00. Sipas kalendarit zyrtar, puna parlamentare do të vijojë deri më 8 korrik. Në këtë periudhë tranzitore, përpara se të nisë legjislatura e re, në Kuvend pritet të mbahen raportimet vjetore të të gjitha institucioneve publike, nga ato kushtetuese e deri te agjencitë e pavarura. Gjatë kësaj periudhe nuk do të shqyrtohen ligje të reja, pasi, sipas Kushtetutës është e ndaluar miratimi i ligjeve 60 ditë përpara se t’u…

Read More

Endrit Braimllari, ish-drejtues i strukturave të Partisë së Lirisë (ish-LSI), kandidoi për PS në listën e hapur të Tiranës dhe mori 1900 vota preferenciale. Ai thotë se qëllimi gjatë fushatës që zhvilloi ishte maksimalizimi i votës për PS-në dhe numrin 5 dhe më pas fushata për votat preferenciale. Ai shpjegoi se jo vetëm u ndje mirë brenda PS-së ku u punua në grup, por nuk pati është luftë të brendshme për vota, teksa u vunë re disiplina, organizimi dhe qëllimi i përbashkët, që ishte rezultati final për mandatet e deputetëve. Në lidhje me opozitën ku dikur bënte pjesë, Braimllari shpjegoi…

Read More

Sara Mila është një nga suprizat e zgjedhjeve të 11 Majit. Kandidatja 29-vjeçare e Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, rezultoi më e votuara mes të gjithë socialistëve në listat e hapura. Por është vënë edhe shënjestër e sulmeve, ku mbrëmë analisti Andi Bushati e cilësonte një “një buallicë”. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, shpërtheu me fjalor të rëndë ndaj saj. “Sa minuta shpenzuam për Joridën? Ju duket normale të flasim për Joridën dhe të mos flasim për Sara Milan? Këto janë zgjedhjet e vërteta të këtij vendi. Një buallicë mori dyfishin e votave të Joridës në një vend…

Read More

Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë tokësor, ajror dhe detar në vitin 2024 janë refuzuar 14,260 shtetas shqiptar, ku gjysma në kufijtë tokësorë (7855). Gjysma e totalit janë refuzuar në shtet fqinjë, Greqi dhe Itali, ndërsa pjesa tjetër e shpërndarë në Lituani, Hungari, Gjermani etj. Për çfarë janë refuzuar kryesisht shqiptarët? Sipas Eurostat shtetasit shqiptarë u refuzuan kryesisht (14 260) për shkak të “Është lëshuar një sinjalizim/alert[i]” (28,8 %) dhe “Qëllimi dhe kushtet e qëndrimit nuk janë të justifikuara” (27,2 %). Pas shqiptarëve më të refuzuarit…

Read More

Akademia e Sigurisë e Shqipërisë për herë të parë është akredituar nga Shoqata Ndërkombëtare e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST). Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishin të pranishëm zëvendësshefja në Detyrë e Misionit të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Kathryn Hammond, drejtori i përgjithshëm Ilir Proda, drejtori Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani, rektori i Akademisë së Policisë, Ilirjan Mandro, staf dhe të diplomuar të Akademisë së Sigurisë, si dhe anëtarë të komunitetit ndërkombëtar të zbatimit të ligjit. Në fjalën e saj, Hammond tha se “ky akreditim certifikon që zbatimi i ligjit në…

Read More

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u prit në një takim bilateral nga homologu grek, Nikitas M. Kaklamanis. Takimi ndodhi gjatë qëndrimit të Spiropalit në Janinë, në kuadrin e Konferencës së 19-të të kryetarëve të parlamenteve të Iniciativës Adriatiko-Joniane. Spiropali vlerësoi marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve dhe popujve tanë, mbështetjen e Greqisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, shqiptarët në Greqi dhe minoritetin grek në Shqipëri si ura miqësie, dhe forcimin e bashkëpunimit parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe. Po ashtu e falenderoi kryetarin Kaklamanis për drejtimin me sukses të Presidencës greke të Iniciativës Adriatiko-Joniane dhe nënvizoi kontributin e Kuvendit…

Read More

Presidenti Bajram Begaj ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentarë të NATO-s në Dejton (Dayton). Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes” organizoi një ceremoni të posaçme me nxënësit e shkollës “Gjuha Jonë”. Gjatë fjalës në këtë takim, Presidenti Begaj vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare që nga fundi i shekullit XIX në jetën publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe veprimtarinë ndër breza për ruajtjen e identitet shqiptar. Kreu i Shtetit risolli në vëmendje rrugëtimin e diasporës duke veçuar aktivizimin e atdhetarëve të cilët i dhanë jetë çështjes shqiptare përmes institucioneve politike, ekonomike,…

Read More

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka shpallur vendimet përfundimtare ndaj një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet në Shqipëri dhe Norvegji, duke dhënë dënime të rënda me burg dhe urdhëruar konfiskime të shumta pasurie. Flori Pali, i konsideruar organizator dhe drejtues i grupit kriminal, u dënua me 11 vjet burg, pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar, për veprat penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, trafikimit ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe drejtimit të një grupi të strukturuar kriminal. Flori Pali ishte përgjegjës për trafikun e të paktën 4 kg kokainë…

Read More

Hismet Smakaj është bërë hero në Angli, pasi u hodh në një pjesë të rrezikshme të lumit Thames për të shpëtuar një vajzë të re që po mbytej. Sipas mediave, 65-vjeçari nga Shkodra është lavdëruar për trimërinë e tij, pasi hyri në një lum në Londrën Lindore për të nxjerrë 7-vjeçaren duke e shpëtuar nga mbytja. 65-vjeçari dhe gruaja e tij po ecnin në Parkun Thames Barrier pranë shtëpisë së tyre në Newham kur ai vuri re vajzën pranë lumit, e cila më pas u hodh në ujë. Djali i Hismetit, Euklid Smakaj, tregoi se si babai i tij e…

Read More

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve certifikoi këtë të premte rezultatet edhe për 4 qarqe të tjera të vendit. Në tre prej qarqeve njihet fitorja e socialistëve; Vlorë, Gjirokastër dhe Fier, kurse në njërin, Lezhë, fitorja e ngushtë e demokratëve. rezultati në këto qarqe doli 27 mandate PS dhe 12 PD-ja, asnjë forcat e tjera. Në Vlorë bie në sy diferenca me mbi 40 mijë vota e socialistëve ndaj aleancës opozitare, ku u morën 9 mandate dhe në Fier me rreth 80 mijë vota, që u siguroi edhe 12 mandate. -Tabela Përmbledhëse e Rezultatit të votimit në qarkun Vlorë: -Tabela Përmbledhëse e…

Read More

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”, një instalacion i veçantë që do të vendoset në sheshin “Nënë Tereza”. Vepra mban firmën e arkitektit të njohur Chris Precht dhe vjen si një oaz i gjelbër dhe një hapësirë publike kushtuar librit. ”Shumë i lumtur që nisëm punën për të sjellë në jetë një tjetër projekt të bukur për qytetin-”Tirana Moons” vepër e arkitektit Chris Precht, që do të qëndrojë si instalacion në sheshin “Nënë Tereza”, tamam si një oaz i gjelbër dhe hapësirë publike kushtuar librit. Instalimi…

Read More