Author: tirana

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar projektin më të ri artistik dhe urban për kryeqytetin “Tirana Moons”, një instalacion i veçantë që do të vendoset në sheshin “Nënë Tereza”. Vepra mban firmën e arkitektit të njohur Chris Precht dhe vjen si një oaz i gjelbër dhe një hapësirë publike kushtuar librit. ”Shumë i lumtur që nisëm punën për të sjellë në jetë një tjetër projekt të bukur për qytetin-”Tirana Moons” vepër e arkitektit Chris Precht, që do të qëndrojë si instalacion në sheshin “Nënë Tereza”, tamam si një oaz i gjelbër dhe hapësirë publike kushtuar librit. Instalimi…

Read More

Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të qëndrueshme në sektorin e turizmit, me 820 mijë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit prill 2025. Kjo e çon në 2,45 milionë numrin total të turistëve që kanë hyrë në vend gjatë katër muajve të parë të këtij viti. Teksa ka ndarë shifrën me ndjekësit në Facebook, kryeministri Edi Rama thekson se kjo rritje është dëshmi e stabilitetit dhe konsolidimit të Shqipërisë si një destinacion turistik në rritje në Europë. ”820 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit prill duke e çuar në 2.45 milionë shifrën totale të flukseve turistike hyrëse gjatë këtyre…

Read More

Nga hyrja e tunelit të Llogarasë, zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Ballaku jep lajmin që nesër do të hapet qarkullimi për kalimin e automjeteve. Sakaq, Balluku nënvizon se do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator, dhe ndalet kalimi për mjetet e tonazhit të rëndë. ”Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik. Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi, vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”,-shkruan Balluku.

Read More

Akomodimi në hotele dhe plazh, bashkë me transportin janë shtrenjtuar mesatarisht me 5%. Me 10% mesatarisht janë shtrenjtuar pijet dhe ushqimet. “Mendoj që vendi është në zhvillim, por duhet të jemi goxha të kujdesshëm pasi ndonjëherë ky bumi mund të pasohet nga një boshllëk”, tha Albana Nanaj, njohëse e sektorit të turizmit. Zgjedhjet për të kaluar pushime disi më të lira nuk mungojnë. Plazhet në veri të vendit, Shëngjin e Velipojë mund të jenë dy opsione. Çmime të përballueshme ofron edhe Durrësi e një pjesë e Vlorës. E njëjta nuk mund të thuhet për Sarandën, Palasën apo Dhërmiun ku një…

Read More

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka vijuar me linjën e sulmit të Samitit të Europës me 47 liderë që u mbajt në Tiranë nën kujdesin e kryeministrit Edi Rama. Në një shkrim të gjatë, Boçi e cilëson samitin si një “teatër absurd” dhe “certifikim ndërkombëtar të një regjimi autokratik”. Sipas tij, liderët e “vendeve-ëndërr” shkelën dhe poshtëruan me këmbë ëndrrën e shqiptarëve për t’u bërë si Evropa, duke iu “hedhur në qafë” Ramës që ka shkelur normat e demokracisë. ”Mirë që na keni lënë për 35 viteve dyerve të portave tuaja të rënda, por na e kurseni së paku teatrin…

Read More

Aktori Elvis Pupa është shpallur në kërkim, ndërsa e shoqja e tij, Belina po përballet me drejtësinë në Australi, për shkak se akuzohen se kanë kultivuar lëndë narkotike në shtëpi dhe kanë ndërhyrë në rrjetin e energjisë elektrike, në mënyrë të paligjshme. Nisur nga ky lajm jo pak shokues, ka bërë një reagim edhe Bardhi, i cili përfitoi nga rasti për të thumbuar Elvisin dhe për t’i kujtuar se ‘bota është portokall’. “Po m’vjen keq që lexoj këtë lajm, se je nga aktorët e mi të preferuar të fëmijërisë. Por, le të jetë (ky rast) shembulli që bota sillet”, e…

Read More

Në shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë, këtë të premte u zhvillua një orë mësimi në laboratorin e ri inteligjent, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, përmes teknologjisë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet, ku thekson se fëmijët janë në rrugën e re të teknologjisë digjitale. ”Dy SmartLab të rinj në shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë u shtohen zinxhirit të laboratorëve të instaluar deri tani, si pjesë e planit të 1 MIJË SHKOLLAVE ME LABORATORË INTELIGJENTË, për t’iu dhënë të gjithë fëmijëve, qysh në klasën e parë, të përgatiten për të ardhmen dhe…

Read More

Papa Leoni XIV ka zgjedhur një model shumëfunksional nga një prodhues gjerman i automobilave për të realizuar detyrat e tij të përditshme. Papa ka zgjedhur sakaq një automjet tip ”Volkswagen” për detyrat e tij të përditshme. Është një model Multivan, që duket si një hotel luksoz mbi rrota. Furgoni i Volkswagen, i disponueshëm edhe në një version me një bazë të zgjatur midis rrotave, bazohet në platformën modulare MQB dhe është 1.94 metra i gjerë, 4.97 metra i gjatë dhe 1.90 metra i lartë. Marka gjermane e përshkruan atë si një dhomë ndenjeje mbi rrota, dhe falë opsioneve të ndryshme…

Read More

Policia greke ka arrestuar këtë të premte autorin e vrasjes së 41-vjeçarit Altin Arapaj në zonën e Rafinës. Autori është identifikuar nga mediat helene si Mikel Selimaj, 46 vjeç, me origjinë nga Vlora. Ai u gjet në një apartament të marrë me qira në Glyka Nera. Ishte pronari i banesës që lajmëroi autoritetet pasi qiramarrësi nuk përgjigjej prej shumë orësh. Kur zjarrfikësit dhe policia kanë hapur derën ata kanë gjetur personin e shpallur në kërkim për vrasjen. Në makinën e tij u gjetën gjurmë gjaku dhe një gëzhojë. Autori u identifikua nga vetë viktima që para se të ndërronte jetë…

Read More

Luftoi deri në fund, por zemra e Artan Lames pushoi së rrahuri përfundimisht këtë të premte. Lajmin e trishtë e konfirmuan bashkëshortja Mirela dhe e ëma e tij. Diana Lame shkruan se i biri ka ndërruar jetë. Por ka shtuar se për detajet e varrimit do të ndajë një njoftim të dytë, pasi trupi i 58-vjeçarit të mbërrijë në atdhe nga Gjermania. Postimi i plotë Të nderuar shokë, miq dhe dashamirës, nuk më bën dora të shkruaj për humbjen e të shtrenjtit, djalit tim të dashur, Artan Lame. E megjithatë, ky moment i mallkuar erdhi dhe më shoi edhe atë…

Read More

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë, ku ndoqi nga afër një orë mësimi të zhvilluar në laboratorin e ri inteligjent, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të përmirësuar cilësinë e mësimdhënies, përmes teknologjisë Ministrja Manastirliu theksoi rëndësinë e integrimit të teknologjisë në të gjitha lëndët mësimore, si një mënyrë për të rritur ndërveprimin, zhvilluar aftësitë krijuese dhe për të nxitur mendimin kritik te nxënësit: “Laboratorët inteligjentë po i përfshijmë në të gjitha lëndët që përmes platformave interaktive t’i vijmë në ndihmë jo vetëm mësuesve për lëndën e Teknologjisë…

Read More

Prokuroria e Vlorës ka shpallur në kërkim një 27 vjeçare. Sipas burimeve policore, kjo shtetase ka përplasur me automjetin e saj një të mitur që udhëtonte me biçikletë duke i shkaktuar dëmtime. Më pas, e reja është larguar nga vendi i ngjarjes dhe tashëm është shpallur në kërkim. “Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe: shpallën në kërkim shtetasen E. B., 27 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se automjeti në pronësi të saj, më datë 19.05.2025, është përfshirë në një aksident rrugor, ku si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase…

Read More