Author: tirana

Lulzim Basha zhvilloi një takim me të rinj në Elbasan. Ai theksoi rëndësinë e teknologjisë së informacionit në zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e vendit. Basha tha se Shqipëria po humbet një mundësi të madhe për shkak të mosinvestimit në teknologji. “Sot që flasim, janë mbi 10 mijë të rinj që janë larguar 5-6 vitet e fundit dhe janë punësuar në Europën perëndimore nnë këtë sektor. Sot që flasim, kërkesa vetëm në Europën perëndimore për profesionistë në këtë sektor rritet me 90 mijë çdo 3 muaj. Roli kryesor i qeverisë është të parashikojë dhe të investojë për të ecur me…

Read More

Një motor që dyshohet se është përdorur në atentatin e së enjtes në zonën e Lundrës është gjetur sot në Mullet. Në atë ngjarje mbetën të plagosur katër personat që udhëtonin me një mjet “Mercedes Benz G Class”. Policia e Tiranës bën me dije se hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Personat që udhëtonin me mjetin luksoz Mercedes Benz G Clas dhe po ktheheshin në Tiranë nga një festë ku kishin qenë për të…

Read More

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të jetë sërish emri i propozuar për kryeparlamentare të Kosovës në seancën e të hënës. Këtë të shtunë dështoi dy herë të merrte 61 votat votat për këtë pozitë. Para mediave ajo deklaroi se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin, pasi s’e mbështetën propozimin e Vetëvendosjes. Në dy votimet, Haxhiu mori vetëm 57 vota nga 61 që duhen për zgjedhjen e Kryeparlamentarit. ”Së pari më lejoni të falënderoj 57 deputetë që më mbështetën që të jem kryetare e Kuvendit, duhen edhe 4 vota. Pra, nga të gjithë deputetët, 61 duhet të jenë për.…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, turin e takimeve këtë të shtunë e kishte me banorët e Njësisë 9 në Tiranë, ku shpalosi pikat kryesore të programit të koalicionit opozitar. ”Me votën tuaj do të sjellim ndryshime të mëdha për ju dhe familjen tuaj! 1 votë për Nr. 1 do të thotë brenda 100 ditëve: Minimum jetik 200 euroPension jo më pak se 200 euro në qytet dhe fshatRritje çdo vit të pensioneve me 20%Pagë minimale 500 euro/muajPagë mesatare 1200 euro/muajÇmim energjie elektrike 7 lek/kwhÇmim karburanti 40% më lirë VOTO NR. 1-Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”VOTO ILIR…

Read More

Kryetari i PS, Edi Rama deklaroi sot nga Erseka në rrugën e re të Vjosës që do të lidhë bregdetin me juglindjen se ”gjenerata jonë sot ka fatin e madh që të ketë në dorë të bëjë hapin e fundit”. Po ashtu Rama theksoi se në momentin që ne hyjmë në BE dhe që të gjithë qytetarët marrin pasaportën evropiane të Shqipërisë, automatikisht ajo pasaportë është lejeqëndrimi. ”Po ashtu është leje pune, është njohje pensioni, është gjithçka sepse në atë moment për herë të parë në historinë tonë nuk jemi një popull qenie e dorës së dytë në sytë e…

Read More

Drejtuesi politik i PD në qarkun Fier, Gazment Bardhi u takua me naftëtarët për të diskutuar për problemet me të cilat ata përballen çdo ditë. Bardhi ka folur për statusin e naftëtarit apo shtimin e të ardhurave të tyre përmes uljes së tatimit mbi të ardhurat nga 23 % në 10 %. ”Nuk ka asgjë më të rëndësishme për mua se fjala e dhënë dhe mbajtja e premtimeve që prekin jetën e njerëzve! Me besimin e naftëtarëve, PD ka një privilegj dhe detyrim akoma më të madh për të ndryshuar gjendjen dhe për të sjellë zhvillim”,-shkruan Bardhi. Postimi i plotë…

Read More

Kuvendi i Kosovës mbetet në ngërç. Edhe në raundin e dytë të votimit, Albulena Haxhiu e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryetares së Kuvendit, nuk arriti të sigurojë shumicën e nevojshme të votave. Në të dyja rastet Haxhiu mori vetëm 57 vota pro, ndërkohë që për zgjedhjen nevojiten së paku 61. Seanca u ndërpre dhe pritet të rifillojë pas 48 orësh. Lëvizja Vetëvendosje aktualisht ka vetëm 57 vota. Sakaq nga komunitetet jo-shumicë deputeti Veton Berisha votoi pro kandidaturës së Haxhiut, ndërsa Duda Balje nuk mori pjesë fare në votim.

Read More

Diaspora ka nisur të votojë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Disa emigrantë nga Anglia kanë nisur të publikojnë video me momentin kur votojnë subjektin politik. Ata shfaqen nëpër video në TikTok, duke votuar. Disa prej tyre p.sh votojnë PD, ku krahas votës për partinë votojnë edhe kandidatët si Lindita Metalia apo Kastriot Piroli. Nuk mungon as vota për PS. Publikimi i votës ndalohet me ligj. Konkretisht, neni 327, “shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikon se të gjithë ata që fotografojnë votën për te dokumentuar preferencën e tyre dënohen me burgim nga gjashtë muaj minimumi, deri në 3 vjet.

Read More

Portieri kuqezi, Etrit Berisha zgjodhi të bashkohej me skuadrën e Hacken në Suedi. ”Kur erdha te Lazio, isha i lumtur si një fëmijë. Gjeta një skuadër plot histori në Itali dhe Europë të cilën e ndiqja që kur kisha filluar të shihja futbollin, e pastaj shumë lojtarë të fortë dhe një tifozeri të madhe”,-tha në një intervistë për mediat në Itali. ”Kishte disa mundësi që të kthehesha në Itali, por për arsye të ndryshme nuk përfunduan me sukses. Pastaj për të mos humbur një vit të tërë, vendosa ta rifilloj në Suedi në këto muaj që kanë mbetur. Ne verë…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha. Rama publikoi sot një video të kryetarit të PD-së duke bërë fushatë, i cili në bisedë me një tregtar e ngatërron atë me deklaratat mbi tatimin për bizneset. “Kujdes dërrasat.. e tavanit…”, shkruan Rama në videon e publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet edhe “bufi”. Rama ka zgjedhur simbolin e bufit dhe të kënetës për të përshkruar gjendjen e opozitës sot.

Read More

Deputetët në sallë miratuam me 119 vota pro raportin e ri, ku njihet dorëheqja e Albin Kurtit si kryeministër dhe kabinetit të tij. Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve propozoi për postin e Kryeparlamentarit, ish-ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Duke mos pasur shumicën, Haxhiu nuk ka arritur të bëhet kryetare e Kuvendit. Për kandidaturën e saj shkuan 57 vota pro dhe 20 vota kundër nga LDK. Sakaq, Fatmir Limaj dhe deputetët e tij nga Nisma Socialdemokrate kanë abstenuar.

Read More

“Nur” do të quhet projekti, i cili pritet të nisë në vitin 2026 dhe do të çojë në gazifikimin e qytetit të Korçës. Kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku e prezantuan këtë projekt gjatë turit të takimeve elektorale që PS po zhvillon sot në qarkun juglindor. “Ne duhet të bëhemi vend sovran nga pikëpamja e energjisë. Ky projekt do të shtrihet edhe në qytetet e tjera. Nga ana tjetër dua të jap një detaj shumë të rëndësishëm për mua, ky emërtim i bukur “Nur” është zgjedhur posaçërisht nga presidenti i Azerbajxhanit, dhe është ai që kujdeset posaçërisht për këtë…

Read More