Author: tirana

Si pasojë e zgjedhjeve dhe pushimit për gati 2 muaj, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seancë plenare të enjten e ardhshme, më 29 maj, në orën 12:00. Vendimi është firmosur nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali. Seancat parlamentare do të vijojnë deri më 8 korrik. Kushtetuta parashikon që 60 ditë para përfundimit të mandatit nuk mund të shqyrtohen projektligje të reja. Mandati aktual i deputetëve zgjat deri më 8 shtator, kur edhe pritet të mblidhet për herë të parë legjislatura e re, e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Read More

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshë 58-vjeçare të ish-kreut të kadastrës Artan Lame. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Veliaj ka ngushëlluar bashkëshorten e Lames dhe familjen e tij, ndërsa shprehet i pikëlluar për lajmin e hidhur. “I pikëlluar nga lajmi i ndarjes nga jeta i Artan Lames, një mik i vyer që do t’u mungojë shumë të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të. Tani ishte një qytetar i angazhuar, një profesionist i jashtëzakonshëm, dhe mbi të gjitha, një njeri me shpirt të madh. Ai i…

Read More

Kryekomisioneri Ilirian Celibashi, në një konferencë për shtyp të enjten, dha detaje për votën e diasporës. ”85 shtete të botës ishin pjesë. Procesi i përgatitjes së dokumentit zgjedhor nisi më 14 prill dhe përfunduan më datë 17 prill. Dërgesat e para u bënë rreth datës 12 dhe në datën 17 pritëm edhe dërgesat e para të votuesve nga jashtë. 29 prilli ishte dita me numrin më të madh të votave të mbërritura në KQZ. Nuk mund të dërgonin dokumentacion vetëm 16 zgjedhës në Rusi. Kanë marrë pjesë në votim 82% e zgjedhësve, dhe nëse e vlerësojmë në raport me numrin…

Read More

Në 52-vjetorin e Revoltës së Spaçit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, organizoi një vizitë informuese për një grup studentësh në ish-burgun famëkeq të regjimit komunist. Vizita synonte të thellonte njohuritë e të rinjve mbi të kaluarën komuniste të Shqipërisë dhe t’i nxiste ata të reflektonin mbi rëndësinë e qëndresës ndaj totalitarizmit, vlerësimit të lirive dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ata vizituan rrënojat e qelive, dhomat e izolimit dhe vendet e punës së detyruar, ku u njohën me kushtet çnjerëzore që përballonin të dënuarit. Vizita kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kujtesës, nderimin e vuajtjeve të viktimave…

Read More

Greqia po përgatitet për një sezon të vështirë zjarresh këtë verë, duke vendosur një numër rekord zjarrfikësish dhe duke dyfishuar flotën e dronëve për të përballuar rreziqet në rritje të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. Ministri i Mbrojtjes Civile, Ioannis Kefalogiannis, njoftoi se do të angazhohen 18,000 punonjës të përhershëm dhe sezonalë, të mbështetur nga mijëra vullnetarë. Shefi i Zjarrfikësve, gjeneral-lejtnant Theodoros Vagias, theksoi se njësi elitare do të vendosen në zonat me rrezik të lartë gjatë sezonit të zjarreve nga 1 maji deri më 31 tetor. Ai tha se “kriza klimatike është këtu për të qëndruar”, duke kërkuar më shumë…

Read More

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar sipas mediave në Prishtinë një nga momentet më të përfolura të Samitit të Tiranës: Bëhet fjalë pikërisht për prezantimin inovativ e të veçantë që tërhoqi vëmendjen e liderëve evropianë, videon me me të cilën kryeministri shqiptar Edi Rama prezantoi homologët në këtë ngjarje ndërkombëtare. Udhëheqësit europianë u shfaqen aty si fëmijë, kjo falë Inteligjencës Artificiale. “Shqipëria bëri diçka interesante në prezantim. Ajo solli në ekran krerët e shteteve dhe kryeministrat e e vendeve pjesëmarrëse përmes një realizimi me AI. Ishte shumë interesante dhe çdo kryetar shteti ose kryeministër i atij vendi iu…

Read More

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi po mban një konferencë për mediat. “Platformat e KQZ duke nisur nga PER janë gjendur nën sulme kibernetike. Kmei komunikuar me institucionet përkatëse. Kemi 192 mln kërkesa të regjistruara në 7 ditë. 5700 kërkesa, piku i kërkesave për sekondë.. Nga të dhënat që kemi rezulton që një pjesë e madhe atyre kanë qenë të organizuara të sofistikuara dhe jo Rastësore, të gjitha nga jashtë. Të krahasueshme me sulme të ngjashme që ka pasur edhe në shtete të tjera si Franca apo Estonia”, tha ai.

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin I. Sh., 59 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek, pasi në klinikën e tij, ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale, shtetasja M. Xh., 54 vjeçe, banuese në Durrës.

Read More

Vijon gjykimi i të pandehurve në gjykatë për dosjen 5D. Avokatja e Taulant Tushës ka kërkuar ndarjen e procedimit penal për klientin e saj, duke argumentuar se pozita e tij juridike, faktet dhe provat që lidhen me të janë të ndryshme nga ato të të pandehurve të tjerë. Kërkesës së saj iu bashkuan edhe të pandehurit Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albano Janku – anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave – të cilët kërkuan gjithashtu gjykim të veçuar, duke theksuar se çështjet ndaj tyre nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me pjesën tjetër të dosjes. Sipas mbrojtjes, veprat penale që…

Read More

Pasagjerët e një fluturimi nga Nju Delhi për në qytetin e Srinagarit në Indi përjetuan momente tmerri. Fillimisht gjatë udhëtimit pati turbulenca, më pas mbi aeroplan nisi breshëri dhe në fund maja e tij pësoi dëme serioze nga një përplasje me një zog. Videot nga brenda aeroplanit tregojnë pasagjerët duke bërtitur ndërsa aeroplani ndriçohet nga shkëndijat e rrufeve. Pavarësisht aventurës së fluturimit dhe dëmtimit serioz në ‘hundën’ e avionit që e detyroi pilotin të bënte një ulje emergjente, asnjë nga 227 personat në bord nuk u lëndua.

Read More

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish drejtorit të Kadastrës, Artan Lame. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama i shpreh ngushëllimet familjarëve, teksa shton se humbja e parakohshme e Lames, ishte një lajm i befasishëm “I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët”, shkruan Rama. Artan Lame ndërroi jetë në Gjermani ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vështirë në zemër nga e cila nuk mund të mbijetojë. I lindur në Tiranë…

Read More

Nga Av. Gurali Brahimllari Në njoftimin e publikuar nga SPAK në mbrëmjen e datës 21.05.2025, u bënë të ditura disa nga detajet e “operacionit ndërkombëtar kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave”,të emërtuar “URA”,i kryer me pjesëmarrjen e autoriteteve ligjzbatuese italiane në kuadër të një skuadre të përbashkët,me mbështetjen e EUROJUST dhe DEA etj.Përpos ekzekutimit të 40 masave të sigurimit personal (nga 52 të dhëna nga gjykata) dhe sekuestrimit të pasurive në vlerën e disa milionë euro (në Shqipëri dhe Itali),në këtë njoftim u evidentua sehetimet janë zhvilluar, përgjatë periudhës 2020–2025,duke u dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve…

Read More