Policia e Durrësit ka identifikuar dhe shpallur në kërkim dy persona në lidhje me atentatin ndaj 29 vjeçarit Ermir Dedja. Burime nga grupi i hetimit konfirmojnë për ABC News se hetimet po ecin në rrugën e duhur për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në atentat. Të njëjtat burime nga grupi i hetimit bëjnë me dije se dy personat e identifikuar dhe të shpallur në kërkim janë persona që kanë ndihmuar autorët për krijimin e infrastrukturës. Mësohet se personat e shpallur në kërkim kanë siguruar automjetin dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me ekzekutorët të cilët mendohet të kenë…
Author: tirana
Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në Shqipëri sot do t’i nënshtrohen testimit kombëtar Vlerësimi i Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor (VANAF). Provimi do të përfshijë tri lëndë; atë të gjuhës shqipe, matematikës dhe dituri natyrore. Në lidhje me këtë testim Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu i ka uruar suksese të gjithë nxënësve përmes një postimi në rrjetet sociale. “SUKSESE mbi 27 mijë nxënësve të klasave të pesta në të gjithë vendin, që kryejnë sot testimin kombëtar VANAF, për matjen e arritjeve në arsimin fillor në lëndët Gjuhë shqipe, Matematikë dhe Dituri natyre”, shkroi ajo.…
Policia Rrugore e Tiranës ka nisur një plan të posaçëm masash për të përforcuar sigurinë në rrugët e kryeqytetit. Me praninë e shtuar të forcave të rendit dhe përdorimin e pajisjeve inteligjente, kontrollet janë përqendruar te drejtuesit e mjeteve dhe motomjeteve, me synimin për të parandaluar shkeljet që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve. Gjatë 72 orëve të fundit, janë proceduar penalisht 14 drejtues mjetesh, janë bllokuar 13 automjete dhe janë vendosur rreth 6000 masa administrative. Kontrollet vijojnë në të gjithë territorin e Tiranës. Njoftimi i Policisë Rrugore në Tiranë: Policia Rrugore e Tiranës intensifikon kontrollet, me objektivin e vetëm,…
Është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare Artan Lame, një nga figurat e njohura të jetës publike shqiptare. Ai drejtoi për disa vite Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe mbajti poste të tjera shtetërore, duke qenë aktiv në radhët e Partisë Socialiste. A2 CNN mëson se Artan Lame ndërroi jetë në Mynih ku kishte shkuar për një ndërhyrje në zemër. Lame ishte publicist, opinionist, studiues i historisë shqiptare dhe një veprimtar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit. I lindur në Tiranë në vitin 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës, Artan Lame…
Italia ka miratuar një ligj të ri që ashpërson rregullat për personat me origjinë italiane që kërkojnë të pajisen me pasaportë italiane. Sipas ndryshimeve të reja, të miratuara nga Parlamenti italian, aplikantët duhet të kenë të paktën një prind ose gjysh që ka qenë qytetar italian me lindje, për të përfituar nënshtetësinë. Qeveria tha se ndryshimet synojnë të “forcojnë lidhjen” midis Italisë dhe qytetarëve jashtë vendit, të parandalojnë “abuzimin” dhe “komercializimin” e pasaportave italiane. Sipas të dhënave zyrtare, nga fundi i vitit 2014 deri në fund të 2024-s, numri i qytetarëve italianë që jetojnë jashtë vendit është rritur me 40%,…
Pas aksionit të Antimafies italiane në bashkëpunim me SPAK ku nga hetimet rezultoi se nëpërmjet edhe portit të Vlorës dhe Durrësit kishte kalime të vlerave monetare nëpërmjet shoqërive të transportit jane perforcuar masat me kontrolle të imtësishme në vije të parë dhe vijë të dytë. Kontrolle të shtuara ndaj te gjitha automjeteve ne portin e Vlorës. Në kuadër të operacionit në Vlorë u ndaluan dy persona.
Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë sot Konferencën e pestë Ndërqeveritare, ku do të hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për anëtarësim, i cili fokusohet në “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse”. Ky grupkapitull përfshin tetë fusha kyçe për zhvillimin ekonomik dhe social, si transformimi digjital dhe media, politika ekonomike dhe monetare, shkenca dhe kërkimi, arsimi dhe kultura. Hapja e këtij kapitulli vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt përafrimit të Shqipërisë me standardet e BE-së.Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë sot Konferencën e pestë Ndërqeveritare, ku do të hapet grupkapitulli i tretë i negociatave për anëtarësim, i cili fokusohet…
Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje jashtë një muzeu hebre në qendër të Uashingtonit. Viktimat ishin çift, ndërsa u qëlluan teksa po dilnin nga aktiviteti në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC, i cili kishte në fokus ndihmën e banorëve të Gazës. I dyshuari është ndaluar dhe identifikuar nga policia si 30-vjeçari Elias Rodriguez. Ky i fundit, sipas Policisë, bërtiti “Palestina e lirë” pasi u arrestua. Oficerët do të hetojnë lidhjet e mundshme me terrorizmin. Ambasada izraelite ka reaguar mbi ngjarjen duke pretenduar se viktimat janë qëlluar nga një distancë e afërt. Zëdhënësja e…
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter goditi mëngjesin e së enjtes zonën pranë Neapolis, në prefekturën e Lasithit, duke shkaktuar shqetësim të madh në mesin e banorëve të Kretës dhe përtej saj. Lëkundjet u ndjenë qartë edhe në rajonin e Atikës, përfshirë Athinën. Sipas mediave lokale, shumë banorë janë zgjuar të alarmuar, duke dalë jashtë banesave të tyre për siguri. Dëshmitarët raportuan një gjëmim të fuqishëm pas lëkundjeve, ndërsa pamjet filmike tregojnë kabllot elektrike dhe makinat duke u dridhur gjatë tërmetit. Në disa supermarkete, produkte ranë nga raftet, duke shkaktuar dëme materiale të vogla.Pasgoditjet nuk…
Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Durrës-Tiranë pranë fshatit Gërdec të Vorës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Nga përplasja e fortë automjeti është përmbysur në rrugë. Nuk ka ende të dhëna nëse si pasojë e përplasjes ka apo jo persona të lënduar.
Orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit ku në zonat Veriore dhe gjysmën Lindore të territorit; vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu. Ndërkohë orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dobësim të vranësirave por momente me pika shiu do të mbeten dominante sërisht në zonat Veriore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në…
Dashi Nuk duhet të humbisni mundësitë. Pozicioni i Venusit mund të favorizojë kthimin e një personi të largët ose të sjellë mundësi të reja për t’u shfrytëzuar menjëherë. Në këtë kontekst pozitiv, është gjithashtu e rëndësishme të merret në konsideratë ndikimi i Saturnit i cili do të hyjë në shenjë të dielën. Sa i përket punës, projektet e nisura këtë javë po ecin pozitivisht, është e nevojshme të përshpejtohet koha sepse do të jetë thelbësore të merret një vendim deri më 9 qershor. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 22 maj 2025), tranziti i Venusit që do të…