Author: tirana

Janë bërë 19 seanca që nuk kanë arritur që të kemi konstituim të Kuvendit të Kosovës. Sërish u tentua të ngrihet komisioni për votim të fshehtë dhe partitë e tjera përpos Lëvizjes Vetëvendosje refuzuan të bëhen pjesë dhe ta votojnë të njëjtin. Partia Demokratike ftoi Albin Kurtin që të reflektojë dhe të ndërrojë emrin e kandidatit për kryeparlamentar. Lidhja Demokratike tha se nuk do të votojnë një kandidat me mendësi antikushtetuese, duke vënë theksin sërish të një marrëveshje e munguar politike. Aleanca akuzoi Kurtin se po zvarrit qëllimshëm krijimin e institucioneve të reja në mungesë të numrave. Seanca për konstituimin…

Read More

Gazetarja Klodiana Lala jep detaje nga mega-operacioni i antidrogës, goditur nga SPAK. Ajo tha se SPAK ka goditur rrjetin e madh kriminal pas dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani. Operacioni antidrogë çoi në 51 urdhër-arreste për trafik droge dhe pastrim parash. Grupi kishte bazën në Durrës dhe përfshinte edhe zyrtarë policie. Janë dokumentuar 30 episode të trafikut të kokainës. Në skemë ishin përfshirë edhe bosë të mafies italiane. ”Janë 51 urdhër-arreste. Grupi trafikonte kokainë dhe pastronte para. Ish-polici Altin Morina është anëtar i bandës, ndërsa efektivi tjetër ka akuzën e korrupsionit. Hetimi ka nisur nga SPAK, pas rrëfimit të Nuredin…

Read More

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi sot kërkesën ankimore të depozituar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me objekt “Ankim kundër vendimit të KSHZ, për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin me denoncues KSHH dhe të denoncuar bashkia Durrës”. KAS vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Gjithashtu shqyrtoi kërkesën ankimore depozituar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me objekt “Ankim kundër vendimit ë KSHZ, për pushimin e hetimit administrativ për denoncimin me denoncues KSHH dhe të denoncuar bashkia Fier”. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të…

Read More

Koreografi dhe artisti francez i njohur ndërkombëtarisht, me origjinë shqiptare, Angelin Preljocaj pranohet zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës. Lajmin e ka bërë të ditur ambasada shqiptare në Francë. ”Sot është një ditë e jashtëzakonshme për botërisht të famshmin koreograf dhe artist francez me origjinë shqiptare, Angjelin Preljocaj, i cili do të pranohet zyrtarisht si anëtar i Akademisë së Arteve të Bukura të Francës. Ky është gjithashtu një moment i madh krenarie edhe për Shqipërinë dhe për kulturën shqiptare. Ndiqeni drejtpërdrejt në linkun e mëposhtëm ceremoninë speciale, e cila do të zhvillohet të mërkurën, më…

Read More

Endrit Braimllari iku nga Partia e Lirisë, shtëpia e tij për shumë vite dhe në zgjedhjet e 11 Majit u rendit në listën e hapur të PS-së në qarkun Tiranë, edhe pse nuk arriti që të marrë vota për të qenë në Kuvend. Braimllari tha se e kishte paralajmëruar rezultatin, që kur ka qenë pjesë e Partisë së Lirisë, nëse partitë opozitare nuk ndryshojnë qasje. Ai shtoi se i vjen keq për Ilir Alimehmetin, që konkurroi për PD-në në zgjedhje dhe nuk fitoi dot mandatin. ”Më vjen shumë keq për opozitën. Është për të ardhur keq që Alimehmeti është jashtë…

Read More

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e bëri një vizitë të papritur të mërkurën në rajonin Kursk të Rusisë, në një kohë kur ai po akuzohet se po i zvarrit bisedimet për paqe me Ukrainën. Kjo ishte vizita e tij e parë në Kursk prej kur trupat ruse i zmbrapsën forcat ukrainase nga pjesët e pushtuara të këtij rajoni pas një inkursioni ukrainas vitin e kaluar. Televizioni shtetëror shfaqi Putinin duke u takuar me disa grupe banorësh në Kursk, si dhe me guvernatorin e përkohshëm të rajonit, Aleksander Khinshtein. Trupat ukrainase nisën inkursionin në gusht të vitit të kaluar, në një…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet për një vizitë zyrtare në Zvicër, ku është pritur nga presidentja zvicerane, Elisabeth Baume-Schneider (Keller-Sutter). Ajo e ka falënderuar homologen e saj për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e kësaj vizite si një hap i ri në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. ”Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po nis në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal është dëshmi e një kapitulli të ri në partneritetin ndërmjet shteteve dhe popujve tanë”, deklaroi Osmani. Gjatë qëndrimit në Gjenevë, presidentja Osmani do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë kushtuar trashëgimisë politike të Martti…

Read More

Në dosjen hetimore të Antimafies Italiane, përmenden emrat e personave të përshirë në këtë aktivitet kriminal. Në dosje shihen dhe pseudonimet që ata përdonin për të mos u identifikuar nga autoritetet. Bie në sy pseudonimi i një shtetaseje italiane me emrin Francesca Caputti njihej me pseudonimin “Gjyshja”. Një tjetër, Adi Çoba njihej nga anëtarët e tjerë të bandës me pseudonimin “Bisha”, ose “i shëndoshi”. Ndërsa Nuredin Kipitiu njihej me pseudonimin “Nuro”. Rigels Presi, njihej ndryshe nga anëtarët e bandës me pseudonimet Gelsi ose “Seriali”. ALIU Gertin (“Gerti”) – Lindur më 04.08.1981 në Durrës (Shqipëri), banues në të njëjtin vend. BUONSANTE…

Read More

Ermir Dedja u vra dhe ende Policia e Shtetit nuk pa autor për këtë krim. Hetimet për zbardhjen e vrasjes në Durrës po vijojnë intensivisht, por ende nuk është identifikuar asnjë i dyshuar konkret për ekzekutimin. Grupi hetimor është fokusuar në mbledhjen e çdo të dhëne që mund të çojë në gjurmët e autorëve, ndërsa pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e larjes së hesapeve për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pa anashkaluar dhe pista të tjera. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë marrë në pyetje nëna e viktimës, të afërm të tij, si dhe miq,…

Read More

Hyn në fuqi vendimi “Për përcaktimin e procedurave që ndiqen për shfuqizimin e masave administrative të paekzekutuara” për periudhën nga 1 janari 2015 deri më 30 Nëntor 2024. Vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare përcakton procedurat që duhet të ndiqen nga institucionet për realizimin e procesit të shfuqizimit të masave administrative të paekzekutuara, të përcaktuara te ligji nr.127/2024, i miratuar në dhjetor të 2024-s. Vendimi u miratua nga Këshilli i Ministrave 3 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ndërkohë në nenin 3 të ligjit 127/2024 përcaktohej si afat miratimi i tij 10 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit. Në…

Read More

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, mori pjesë sot në prezantimin zyrtar të librit “Nefes-Jeta ime”, të shkruar nga Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj. Balla përmes një postimi në rrjetet sociale, ndau një foto nga aktiviteti, duke shprehur respektin dhe vlerësimin për rolin e Kryegjyshatës në promovimin e vlerave të paqes, dashurisë dhe harmonisë ndërfetare në shoqërinë shqiptare. “Nefes” nuk është vetëm një autobiografi, por është një testament shpirtëror i cili e rendit atë krahas veprave me mesazhe universale dhe pa kohë. Libri gjithashtu hedh dritë mbi historinë e bektashizmit në Shqipëri.

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Farkës ku është gjetur pa shenja jete një 24-vjeçar.Dyshohet se viktima është vetëvarur.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme të rastit. Njoftim i Policisë: -Ditën e djeshme, te liqeni i Farkës, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur shtetasi A. M., 24 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme të rastit.

Read More