Author: tirana

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka pritur në ambientet e Kryeministrisë, studentë nga Harvard Kennedy School. Rama u shpreh se studentët ishin shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë. “Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë mikpritjeje në Kryeministri, të studentëve nga Harvard Kennedy School – një ndër institucionet më prestigjioze në botë të studimeve për politikat publike dhe qeverisjen – të cilët ishin shumë të interesuar të mësonin mbi rrugën e transformimit të madh të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës çoi në arrestimin e 52 personave midis Italisë dhe Shqipërisë. Bastisja u krye nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe policisë shqiptare, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës. Gjithashtu sipas asaj që raporton TGCOM24, u sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë disa milion euro. Të arrestuarit akuzohen, në shkallë të ndryshme, për trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të narkotikëve, pastrim parash dhe shpërdorim të detyrës.

Read More

Që në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu ku më të dukshme do të paraqiten në zonat veriore dhe qëndrore. Parashikohet që orët e pasdites, të vijojnë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin e vendit por intensiteti i tyre do të jetë i dobët. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore ku më e ndjeshme do të jetë në mesditë. Temperatura më e ulët do të shënohet në Peshkopi 7°C…

Read More

DASHI Ka filluar një javë për ju që mund të rezultojë shumë emocionuese. Sa i përket punës, do të hapen dyer të reja, ndërsa në dashuri më në fund mund të sqaroni keqkuptimet e vjetra që kanë lindur kohët e fundit. Do të shijoni energji të shkëlqyer midis nesër dhe të premtes. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë, 21 maj 2025), gjatë orëve të ardhshme do të përjetoni një fazë rritjeje personale. Kjo është koha ideale për të bërë plane afatgjata. Ndjenjat në rritje, me mundësinë e takimeve të rëndësishme. BINJAKËT Java juaj do të jetë veçanërisht intensive.…

Read More

Ish-Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj do të jetë sërish në Parlament, pasi ishte një nga më të votuarit në listën e hapur të PS. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar të gjithë mbështetësit e tij. Postimi i plotë MIRËNJOHJE! Miqtë e mi, Tashmë që procesi i numërimit është përmbyllur dhe zyrtarisht konsiderohem fitues në këtë konkurrim elektoral 2025 është momenti për të adresuar disa fjalë për zgjedhësit e mi, për të gjithë ata mijëra mbështetës që iu bashkuan garës sime në të gjithë qarkun e Tiranës, edhe nga përtej kufijve, dhe për ekipin e stafin tim të…

Read More

Shqiptarët në burgun e Korfuzit janë përfshirë në një protestë për të drejtat e tyre. Ata pretendojnë se ndodhen në kushte skandaloze dhe se diskriminohen ngaqë janë shqiptarë dhe në burg nuk i plotësohet asnjë kusht i të drejtave themelore të njeriut, si ushqim, ujë dhe të drejtat ligjore për marrjen e lejeve dhe lirimeve me kusht nga burgu. Sipas tyre ata trajtohen ndryshe nga të burgosurit e tjerë që janë grekë të cilët sipas tyre kanë privilegje. Në shenjë protestë një i burgosur shqiptar ka djegur qelinë e tij. Ai pas këtij veprimi është dhunuar nga gardianët dhe është…

Read More

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha priti në një takim zëvendësdrejtorin e ICITAP, Stephen Fields dhe atasheun e ICITAP në Shqipëri, Richard Deasy. Në takim u theksua se Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe strategjik në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Programi ICITAP ka qenë një mbështetje e pakursyer në forcimin e institucioneve tona të rendit dhe trajnimin profesional të punonjësve të Policisë. Ky bashkëpunim është dëshmi e miqësisë mes dy vendeve dhe e angazhimit të përbashkët, nënvizoi Hoxha në një postim në rrjetet sociale. Në takim u bashkënda besimi se ky…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka urdhëruar anëtarët e partisë së tij dhe ata të kryesisë që brenda datës 23 maj të kenë të përfunduar analizën për rezultatin e marrë në zgjedhjet e 11 majit. Meta kërkon verifikimin e punës dhe rolin e të gjithë anëtarëve gjatë ditës së votimit dhe numërimit të votave në ditët pasardhëse. Një kërkesë e veçantë është dhe për të ngarkuarin me punë për Diasporën, për kontaktet që ai ka pasur dhe a janë pasqyruar votat që priteshin në rezultatin përfundimtar. Këto analiza do t’i dorëzohet zyrtarëve të PL, Haxhinasto, Blushi dhe Ballmi…

Read More

Nuk mos e njohur rezultatin e zgjedhjeve që u mbajtën më 11 Maj, Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë urgjente KQZ-së në lidhje me votën e Diasporës, ku ka kërkuar moscertifikimin e rezultateve dhe një auditim të plotë të procesit. Në kërkesën e firmosur nga përfaqësuesi i PD, Franc Nuri, theksohet se ky proces jo vetëm ka humbur çdo busueshmëri në sytë e publikut, por ka dalë plotësisht jashtë kontrollit administrativ dhe ligjor.

Read More

Takimi i pestë i konferencës së anëtarësimit me Shqipërinë, do të mbahet më 22 maj 2025 në Bruksel. Lajmi jepet në faqen zyrtare të Këshillit të BE-së. Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 3 ‘Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse’, duke përfshirë Kapitullin 10 (transformimi dixhital dhe media), kapitullin 16 (taksimi), kapitullin 17 (politika ekonomike dhe monetare), kapitullin 19 (politika sociale dhe punësimi), kapitullin 20 (politika e ndërmarrjeve dhe industriale), kapitullin 25 (shkenca dhe kërkimi), kapitullin 26 (arsimi dhe kultura) dhe kapitullin 29 (bashkimi doganor). Rama ka paralajmëruar se deri në vitin 2027 do të mbyllen…

Read More

Kandidatja e PS-së në listën e hapur të qarkut Tiranë, Etilda Gjonaj ka reaguar në rrjetet sociale pas numërimit të të gjithë votave preferenciale dhe atyre nga Diaspora, të cilat nuk arritën ta konfirmonin me një mandat në Parlamentin e ri. Teksa falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin dhe të gjithë anëtarët e njësisë që i ishte besuar në Tiranë, Gjonaj shprehet se asnjë fitore apo humbje persona nuk mund ta zvogëlojë fitoren e madhe të mazhorancës në këto zgjedhje. Etilda Gjonaj dhe Xhemal Qefalia kanë bërë hapa pas, pasi kanë tërhequr kërkesën e tyre për të marrë pamjet filmike…

Read More