Author: tirana

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro flet për mafian shqiptare në Ekuador, që për të kishin plan për të sabotuar zgjedhjet rajonale dhe legjislative të dielën e ardhshme në vendin e Karaibeve. Ai u betua për një mandat të tretë pas rizgjedhjes së tij të diskutueshme në korrik 2024. Maduro tregoi se mafia shqiptare dërgoi mercenarë të dyshuar në Venezuelë pas vizitës në Ekuador në prill të biznesmenit amerikan dhe ish-oficerit ushtarak Erik Prince, themeluesit të kompanisë private Blackëater, tani të quajtur Academi, i cili i ofroi administratës së Daniel Noboas mundësinë për të ofruar trajnime sigurie për policinë dhe forcat…

Read More

Ka marrë përmasa të forta pjesëmarrja e Israelit në Eurovision. Mediat turke raportuan se arsyeja e qëndrimit të Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision, pas thirrjeve të shumta për përjashtim, ishte një kërcënim nga kanali televiziv gjerman ARD, i cili tha se do të tërhiqej nëse Izraeli përjashtohej. Sipas burimit Martin Gak nga Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), arsyeja e qëndrimit të Izraelit në konkurs pavarësisht reagimeve ndaj përjashtimit të tij nga Festivali i Këngës në Eurovision për shkak të gjenocidit në Gaza është kërcënimi i kanalit televiziv gjerman ARD, i cili tha: “Nëse Izraeli përjashtohet, edhe ne do…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me Christian Wehrschutz, gazetari i njohur televizionit austriak, ORF, është shprehur se anëtarësimi në BE një mundësi historike. Rama pohon se Ballkani Perëndimor ka problemet e veta, por mendon se situata nuk ka qenë kurrë më e mirë se sot. Procesi i afrimit me BE-në tha kryeministri Rama, po ndihmon shumë në zgjidhjen e problemeve të caktuara. Ajo çfarë sygjeron kreu i qeverisë, është që BE-ja mund të ushtrojë presion politik për të përshpejtuar procesin e afrimit, por nuk do të pranojë askënd që nuk i plotëson të gjitha kriteret. Intervista e plotë ORF:…

Read More

Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës së Apelit dhe liron nga qelia Kreshnik Farrukun. Sipas vendimit, Kreshnik Farruku i cili njihet edhe si Kreshnik Budlla, do të qëndrojë në ”arrest shtëpie”. Ai u arrestua mbrëmjen e 11 janarit 2025 me urdhër të SPAK, teksa GJKKO kishte firmosur masën e sigurisë arrest në burg ndaj tij. Ndaj 51-vjeçarit rëndojnë akuzat ‘Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Kreshnik Farruku akuzohet nga drejtësia italiane për trafik kokaine nga Amerika Latine. I njohur edhe si kreu i klanit “Farruku” akuzohet si anëtar i një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte sasi…

Read More

Agjencia e Mbikqyrjes Policore (Rajoni Shkodër-Lezhë) ka ekzekutuar 4 urdhëra ndalimi për tre punonjës policie dhe një doganier. AMP bën të ditur se ata akuzohen për kryerjen e veprës penale të ‘shpërdorimit të detyrës’. Njoftimi i plotë AMP ekzekuton 4 urdhëra ndalimi për tre punonjës policie dhe një doganier Në vijim të hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër – Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një…

Read More

Aulona Bylykbashi ka dalë si kandidatja më e votuar e PS-së nga diaspora shqiptare në zgjedhjet e 11 majit, ku garoi në listën e hapur në qarkun e Elbasanit. Ajo ka marrë plot 13,602 vota nga bashkatdhetarët që votuan nga jashtë vendit, duke u kthyer në një simbol të përfaqësimit të diasporës brenda politikës shqiptare. Pas shpalljes së rezultatit, Bylykbashi ka ndarë një mesazh të veçantë falënderimi për të gjithë ata që, ndonëse jetojnë jashtë Shqipërisë, nuk e kanë shkëputur asnjëherë lidhjen me vendin e tyre. ”Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit është një moment historik për mua personalisht, por…

Read More

Investimet madhore përmes koncesioneve në infrastrukturë, energji, mjedis, turizëm, shëndetësi dhe arsim do të bëhen duke zbatuar disa rregulla të reja dhe më strikte. Siç edhe ishte paralajmëruar, qeveria ka publikuar projektligjin e ri për koncesionet dhe partneritetin publik privat, në të cilin parashikohen kufizime të reja për lidhjen e kontratave. Nuk do të ketë më bonus 10% për ofertat që vijnë si propozim i pakërkuar për projekte të ndryshme, si dhe në projektligjin e ri është specifikuar që nuk do të shqyrtohet asnjë propozim i pakërkuar që vjen për ndërtim hidrocentralesh. Kjo masë është ndërmarrë në kuadër edhe të…

Read More

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda në fjalën e tij gjatë konferencës së sotme me kursin e studimeve të larta të Ministrisë së Brendshme së Francës, prezantoi rolin dhe misionin e Policisë së Shtetit, strukturën organizative, si dhe reformat për modernizimin e saj. Ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndau sfidat me të cilat përballet Policia e Shtetit në përmbushje të detyrës ndaj qytetarëve. “Policia ka kaluar dhe po kalon nëpër procese reformimi me qëllim rritjen e profesionalizmit, transparencës dhe besimit të publikut. Janë bërë përpjekje për modernizimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve nëpërmjet trajnimeve si…

Read More

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan do të udhëtojë për në Budapest më 21 maj për të marrë pjesë në një samit dy-ditor informal të Organizatës së Shteteve Turke (OTS), duke shënuar herën e parë që eventi organizohet nga një vend vëzhgues. Takimi i organizuar nga kryeministri hungarez Viktor Orban mbahet nën temën “Pika e Takimit të Lindjes dhe Perëndimit”. Ai bashkon udhëheqësit e Turqisë, Azerbajxhanit, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Uzbekistanit, së bashku me vendet vëzhguese Turkmenistan dhe Qipron Turke. Sekretari i Përgjithshëm i OTS, Brahim Taha, është gjithashtu i pranishëm. Samiti pritet të forcojë bashkëpunimin në sektorët ekonomikë, të energjisë, transportit…

Read More

72 deputetë të rinj do të jenë në Kuvend, si nga shumica, ashtu dhe partitë e opozitës. Deputetët që marrin një mandat për herë të parë, më së shumti janë prurje të Partisë Socialiste. Plot 53 nga 83 mandate që do të ketë prej Shtatorit kjo forcë, ku 46 e kishin vendin e sigurt në listat e kandidatëve, ndërsa të tjerët bënë një betejë të ashpër brenda llojit, kuti më kuti, e fletë më fletë. Nga Partia Demokratike që u tkurr në 50 mandate, vetëm 6 emra erdhën nga vota preferenciale, mes të cilëve vetëm një grua. Jorida Tabaku, e…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi thotë se kryeministri Edi Rama ndodhet në panik para zbulimit të manipulimeve që sipas tij janë bërë në zgjedhjet e 11 majit. Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se kryesocialisti nuk i lejon as njerëzit e tij që të kenë transparencë tek votimet. Ai theksoi se Partia e Lirisë distancohet nga zgjedhjet e 11 majit të cilat i konsideroi si një farsë. Sipas tij vullneti i qytetarëve u deformua me presione dhe se kur popullit i vidhet vota, atëherë është vjedhur dhe dinjiteti. ”Ne si Partia e Lirisë distancohemi nga…

Read More

Trashëgimi, art e kulturë përgjatë rrjedhës së lumit të egër Vjosa. Këtë pritet të ofrojë edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar të artit “Vjosart”, që do të zhvillohet në datat 21-31 maj 2025 përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa. Kryeministri Edi Rama ka postuar një video informuese nga ky festival, për organizimin e të cilit po përgatiten tri bashkitë respektive. ”Vjosa e egër me art të bukur”, u shpreh Rama, ndërsa informoi mbi këtë event kulturor. Përmeti, Fieri dhe Vlora do të mirëpresin 200 artistë të muzikës dhe artit pamor nga 7 vende të ndryshme, të cilët do të performojnë në…

Read More