Author: tirana

Marko Bosnjak përfaqësoi Kroacinë në ”Eurovision 2025” dhe ka ndarë mendimin për pjesëmarrjen e vendeve si Israeli dhe Ukraina. Duhet thënë që në natën finale, ai u pa teksa votonte për Shqipërinë. ”Tani që ky konkurs ka mbaruar, më në fund mund të ndaj disa momente për të ndarë mendimet dhe opinionet e mia rreth drejtësisë dhe logjikës që qëndron pas gjithë kësaj, sepse mendoj se shumë gjëra në Festivalin e Këngës në Eurovision nuk kanë absolutisht asnjë kuptim, veçanërisht në lidhje me këtë person që po poston gjëra për mua”,-thotë artisti. Për të Israelit duhet t’i ndalohet pjesëmarrja në…

Read More

Edhe pse me 10 mijë vota, Xhemal Qefalia, kandidati i PS-së nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjedhjet e 11 Majit. Për të paçka humbjes personale, fitorja e PS ishte madhështore. Qefalia u shpreh i surprizuar nga mbështetja që mori nga Diaspora. Ai sqaroi gjithashtu se kërkesa për rinumërim votash ishte tërhequr përpara ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama, duke hedhur poshtë spekulimet për presion apo ndërhyrje politike. ”Falënderoj të gjithë ata që më votuan. Nuk ishte luftë brenda llojit, por ishte garë. E rëndësishme është fitorja e PS-së. Partia Socialiste korri sukses të jashtëzakonshëm. Kryeministri Edi Rama e…

Read More

Festivali ”Eurovision Song Contest”, si kurrë më parë është akuzuar për nxitje të “manipulimit” përmes sistemit të tij të votimit në favor të Izraelit dhe pas ankesave nga transmetuesit publikë në Spanjë dhe Belgjikë, regjisori Martin Green ka folur hapur, duke pretenduar se nuk ka asgjë të kundërshtueshme në metodën e votimit. Eventi u përfshi përsëri nga polemika për shkak të pjesëmarrjes së Izraelit, me këngëtaren Yuval Raphael që fitoi gjithsej 357 pikë nga juria profesionale dhe publiku. Performanca e Yuval e këngës “New Day Will Rise” u prit me protesta, përfshirë edhe gjatë finales së madhe të së shtunës,…

Read More

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka mikpritur ministren për Çështjet Evropiane të Danimarkës, Marie Bjerre me të cilën ka diskutuar rreth konteksteve të reja gjeopolitike, sfidat e sigurisë dhe procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Vizita përkon dy ditë përpara Konferencës së Pestë Ndërqeveritare në Bruksel midis Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë, ku parashikohet të çelet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3, i cili lidhet me “Konkurrueshmërinë dhe Rritjen Gjithëpërfshirëse” dhe përfshin 8 kapituj të tjerë që hapen. ”Ky hap përbën një tjetër fazë të rëndësishme në procesin tonë të negociatave për anëtarësim në BE, një proces në të cilin…

Read More

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, kreu i SPAK-ut Altin Dumani dhe ai i Prokurorisë së Përgjithshme Olsjan Çela kanë zhvilluar një takim mëngjesin e kësaj të marte në ambasadën e Francës. Në takim kanë marrë pjesë edhe ambasadorët e vendeve të huaja si edhe kreu i Misionit të Vëzhguesve të ODIHR Lamberto Zanier. Fokusi i bisedës raportohet procesi zgjedhor dhe lufta kundër krimit zgjedhor.

Read More

Drejtuesi politik i PS-së për Diasporën, Taulant Balla, tha se ankimimet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve bëhen vetëm nga partitë politike, duke komentuar kështu kërkesat e depozituara nga kandidatë për deputetë të PS-së, të cilët pasi nuk fituan një mandat, kërkuan pamjet filmike. ”Secili ka të drejtë për të kërkuar, për të bërë transparencë, por falë parashikimeve të vendosura në Kodin Zgjedhor, por është KQZ që do të bëjë transparencë të këtij procesi. Të gjitha palët që kanë pretendime, ka një mënyrë sesi bëhen këto. Kodi zgjedhor parashikon që partitë politike mund të bëjnë ankesë. Transparencën, më mirë se sa…

Read More

Blerina Gjylameti, një prej figurave më të njohura të Partisë Socialiste, ka reaguar në përfundim të numërimit të zgjedhjeve të 11 majit. Përmes një statusi në rrjete sociale, Gjylameti e cila mori një numër të konsiderueshëm votash të qytetarëve në kryeqytet, thekson se çdo votë, çdo shprehje besimi, është një gur i çmuar në themelin e një Shqipërie më të mirë.Ajo shpreh bindjen se këtë garë nuk ka humbës, por vetëm fitues. Gjylameti falënderon familjen politike dhe në veçanti Kryeministrit Edi Rama për besimin dhe përkrahjen. Postimi i plotë: Të dashur miq, familjarë dhe mbështetës të mi në garën e…

Read More

Më i votuari në qarkun e Dibrës, deputeti Agron Malaj ka falenderuar përmes një postimi në rrjetet sociale të gjithë ata që e votuan dhe i besuan në Mat, Burrel, Klos, Bulqizë, Dibranë. Postimi i deputetit Agron Malaj si më poshtë: Të dashur MATJANË TË TREVËS SË MATIT, BURRELIT DHE KLOSIT, BULQIZAK DHE DIBRANË.Të dashur motra e vëllezër, Sot dua t’ju falënderoj nga zemra për besimin e dhënë. Me 11 Maj ju folët qartë: më nderuat me votën tuaj dhe më dhatë përgjegjësinë më të madhe të jetës sime – të jem zëri juaj në Kuvendin e Shqipërisë. Ky rezultat…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke e quajtur atë një farsë të diktuar nga bandat dhe të mbështetur nga qeveria. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se me Edi Ramën në pushtet, zgjedhjet e lira janë të pamundura dhe asnjë rezultat nuk mund të konsiderohet legjitim mbi atë që ai e cilësoi si “falsifikim monstruoz”. Sipas tij, procesi zgjedhor është dënuar që përpara zhvillimit të zgjedhjeve nga katër rezoluta ndërkombëtare, duke shtuar se edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të duhej ta kishte shpallur atë si një farsë.…

Read More

100 ditë nga burgimi i tij pa asnjë justifikim të arsyeshëm, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në rrjetet sociale, duke deklaruar se po pengohet për të ushtruar detyrat e tij si Kryetar i zgjedhur masivisht 3 herë në Bashkinë e Tiranës. Veliaj shkruan se paraburgimi i tij nuk përbën vetëm një sulm ndaj tij dhe familjes, por është edhe një ndërhyrje e panevojshme dhe joproporcionale në përmbushjen e detyrave publike, që i janë besuar nga qytetarët e Tiranës. Postimi i plotë: Shumë të dashur miq, Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të…

Read More

Nis zyrtarisht më 25 maj, stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, e drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM), një nga stërvitjet ushtarake më të mëdha dhe më komplekse në dekadat e fundit në Evropë dhe Afrikë. Kjo stërvitje, e cila do të nisë nga Shqipëria do të zgjasë deri më 9 qershor. Ajo synon të rrisë gatishmërinë, ndërveprueshmërinë dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar ndërmjet forcave të SHBA-së, NATO-s dhe vendeve partnere. “Defender Europe 25” përfshin një sërë aktivitetesh luftarake të shkallës së gjerë, që shtrihen në disa vende të Evropës dhe është ndërtuar sipas…

Read More

Është vënë në pranga nga policia e Tiranës një 23 vjeçar, ndërsa në gjendje të lirë ka nisur procedimi për dy motra dhe 3 të rinj të tjerë, pas përfshirjes në një sherr të dhunshëm një ditë më parë në kryeqytet. Konkretisht u arrestua shtetasi K. K., 23 vjeç, dhe u proceduan në gjendje të lirë për shtetasit L. G., 25 vjeçe dhe E. G., 25 vjeçe (motra), Sh. Ll., 20 vjeç, K. H., 20 vjeç dhe K. N., 20 vjeç. Dje, në ambientet e një lokali, në rrugën “Reshit Petrela”, 23-vjeçari është konfliktuar me shtetasit Sh. Ll., K. H.…

Read More