Author: tirana

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kërcënuar me jetë përmes një e-mail. Rastin e ka konfirmuar këshilltari për media i Presidencës, Bekim Kupina. Në përmbajtjen e e-mailit, mund të shihet përmbajtja e mesazhit kërcënues, që i është drejtuar presidentes Osmani. Deri tani, nuk ka detaje shtesë për autorin apo autorët e mundshëm të këtij akti. “Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, shkruhet në mesazhin kërcënues.

Read More

Dy orë ka zgjatur biseda midis presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin. Presidenti rus u tha mediave se biseda ishte “informuese” dhe “shumë e dobishme” dhe shtoi se i shprehu mirënjohje Trumpit për pjesëmarrjen e SHBA-së në vazhdimin e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Ukrainës. Ai shtoi se gjatë bisedës, Trump shprehu qëndrimin e tij për përfundimin e armiqësive në Ukrainë dhe “se Rusia është e përkushtuar për një zgjidhje paqësore të krizës në Ukrainë”. ”Rusia dhe Ukraina duhet të gjejnë kompromise që u përshtaten të dyja palëve”, tha Putin, duke shtuar se Peskov ose Ushakov do të sqarojnë…

Read More

Dashi-3 yje Jemi afër një kombinimi të bukur të Afërditës në shenjën e tyre me Marsin në Luan dhe mund të jetë një javë erotike, por futet Saturni në shenjën e tyre dhe Dashi bën një lëvizje më mbrapa ose do të kërkojë më shumë kohë të marrë një vendim. Futet një rregull, dominancë, përgjegjësi e madhe. Në çështjet shëndetësore duhet të kenë kujdes nga sëmundjet e lëkurës, dhimbjet e kokës, aksidentet, trombozat. Demi-3 yje Do ta kenë me proces psikologjik futjen e Saturnit në Dash që do të jetë shumë i fuqishëm për këtë 3-vjeçar, do të merren shumë…

Read More

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për tre ditë me radhë, mirëpriti 47 liderët që morën pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. ”Ndjesi e bukur Shqipërie”, shkruan kryeministri Edi Rama, teksa ndau sot pamje nga avionët që sollën në Tiranë pjesëmarrësit e samitit të parkuar në pistat e aeroportit. Ekipet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës punuan me përkushtim për të garantuar që çdo avion, çdo i ftuar dhe çdo detaj të menaxhohej me përpikëri, kujdes dhe mikpritjen karakteristike shqiptare. ”Ndërsa sytë e Europës ishin drejt Tiranës, jemi krenarë që ishim pika e parë e kontaktit”, theksoi TIA në rrjetet…

Read More

Blerina Gjylameti i ka bërë një kërkesë KQZ-së, ku kërkon pamjet filmike të numërimit të votave në të gjithë Qarkun e Tiranës. Deputetja aktuale e PS-së nuk do të ketë një tjetër mandat, pasi deri tani, kur kanë mbetur më pak se 8 mijë zarfe nga diaspora pa u numëruar, Gjylameti qëndron pas Olta Xhaçkës me rreth 100 vota, duke mbetur jashtë listës së fituesve. “I nderuar zoti Celibashi! Unë kërkuesja, në cilësinë e kandidates për deputete në zonën zgjedhore Qarku Tiranë për zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025, Ju drejtohem me këtë kërkesë për të më vënë në dispozicion pamjet…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump po bisedon në telefon me homologun e tij rus, Vladimir Putin, në lidhje me paqen në Ukrainë. Uashingtoni kërkon përfundimin e konfliktit të konsideruar më vdekjeprurës të Evropës që nga Lufta e Dytë Botërore. Putin dërgoi mijëra trupa në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, duke shkaktuar konfrontimin më të rëndë midis Rusisë dhe Perëndimit që nga Kriza Kubane e Raketave të vitit 1962

Read More

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja zhvilloi këtë të hënë një takim në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ku në fokus ishte prezantimi i prioriteteve të Këshillit të Ministrave për luftën kundër kriminalitetit për vitin 2025. Manja tregon se i ka dhënë përgjigje kryeprokurorit të SPAK-ut, Altin Dumanit, i cili i ka quajtur të diskutueshme rekomandimet e Manjas lidhur me sistemin e drejtësisë. Manja nënvizoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë ndaj një sistemi prokurorie të pavarur dhe profesional. Nga ana tjetër ai thotë se qeveria qëndron në krah të drejtësisë dhe jo për ta drejtuar sistemin e saj. Postimi i plotë…

Read More

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez kërkon që Izraeli duhet të përjashtohet nga Konkursi i Eurosongut për arsye solidariteti me popullin palestinez, që po përjeton absurditetin e luftës dhe bombardimeve. ”Nuk mund të kemi standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për kulturën”, u shpreh Pedro Sánchez. Ai iu referua precedentit të kaluar, duke vijuar argumentin se nëse Rusia u përjashtua nga konkursi pas pushtimit të Ukrainës, atëherë as Izraeli nuk duhet të marrë pjesë. ”Përkushtimi i Spanjës ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut duhet të jetë i qëndrueshëm dhe i pandryshueshëm, ashtu siç duhet të jetë për të…

Read More

Shqipëria kryeson listën e vendeve të Europës për nivelin e ulët të jetesës, ku sipas shifrave, gjysma e popullsisë në vendin tonë jeton në varfëri. Sipas të dhënave të Eurostat, në Shqipëri rreth një milionë persona jetojnë në familje që nuk mund të përballojnë të paktën shtatë nga trembëdhjetë kategoritë e privimit. Paçka rritjes së ekonomisë së Shqipërisë në tërësi, ulja e numrit të personave që vuajnë nga një prej formave të varfërisë, është ende e ulët. Ndër vendet me përqindjen më të lartë të nivelit të varfërisë, krahas Shqipërisë, ishin edhe Turqia e Rumania. Çekia, Holanda dhe Slovenia ishin…

Read More

Partia Socialiste fitoi një mandat të katërt me 83 deputetë, gati shumicë cilësuese, duke zvogëluar ndjeshëm peshën e rivalit kryesor, Partisë Demokratike, e cila së bashku me 25 aleatë të tjerë, në këto zgjedhje morën rezultatin më të dobët në 2 dekada, vetëm 50 ulëse në parlament. Edhe pse Kodi Zgjedhor parashikonte teorikisht 2/3 e listave të hapura, ashtu siç pritej, më shumë se 2/3 e ligjvënëse kanë hyrë nga listat e fiksuara nga kryetarët. 95 deputetët dalin nga listat e mbyllura dhe vetëm 45 nga vota parapëlqyese. Nga këta 37 janë të Partisë Socialiste, vetëm 7 të Partisë Demokratike…

Read More

Këtë të hënë u mbyll procesi i numërimit të votës preferenciale në Fier, duke përmbyllur kështu numërimin për të gjithë qarkun e Fierit. Nga PS-ja shkojnë në Kuvendin e katër viteve të ardhshme 12 deputetë. Përveç pesë deputetëve nga lista e mbyllur, janë 7 të tjerë nga lista e hapur që arritën të fitojnë mandatin. Zegjine Çeushi që u bë e njohur për replikat e saj me Gazment Bardhin, arriti të ruante mandatit, duke fituar kështu për herë të parë statusin e ligjvënëses. Kandidatët që fituan manditatin për deputetCeno Klosi-16638Klevis Jahaj-12696Asfloral Haxhiu-11622Antoneta Dhima-6860Elton Korreshi-5966Ramion Kurti-3622Zegjine Çaushi-4074

Read More