Author: tirana

Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të hënën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Ligjbërësit refuzuan për të dhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës. Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post…

Read More

Një tragjedi ka ndodhur në Kanalin e Anglisë, ku një anije me emigrantë, e mbingarkuar dhe në kushte të rrezikshme, është mbytur pranë bregdetit të Boulogne-sur-Mer, në Francë. Sipas autoriteteve franceze, një person ka humbur jetën dhe 61 të mbijetuar janë shpëtuar gjatë operacioneve të shpëtimit. Një ekip shpëtimi ka ndërhyrë menjëherë, duke dërguar tre anije shpëtimi për të nxjerrë 50 të mbijetuar. Po ashtu, dy persona u shpëtuan nga anija britanike Border Force Ranger dhe nëntë të tjerë nga një anije e RNLI-së nga Dungeness. Ndër të mbijetuarit ishte një fëmijë dhe nëna e tij, të cilët u transportuan…

Read More

Artikull i botuar në The Telegraph, përkthyer dhe përshtatur nga Top Channel Ai e modelon partinë e tij sipas Laburistëve të Rinj dhe e konsideron Sir Tony Blair si një këshilltar të ngushtë. Por kjo nuk e ndaloi Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë 1.98 metra të gjatë, që t’i hapte një ‘boshllëk legjislativ’ planeve të Sir Keir Starmer për të dërguar jashtë vendit azilkërkuesit e refuzuar. “Disa vende na kanë pyetur nëse jemi të hapur për këtë dhe ne kemi thënë jo ”, tha zoti Rama në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e vendit, Tiranë, të enjten. Ai kishte…

Read More

Një javë pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit 2025, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) vijojnë punën intensive në terren, duke hetuar krimet e mundshme zgjedhore të ndodhura në Qarkun e Elbasanit. Burime zyrtare konfirmojnë se hetimet janë përqendruar si në fazën parazgjedhore, ashtu edhe në ditën e votimit. SPAK dhe BKH po mbledhin prova, dëshmi dhe materiale që mund të dokumentojnë raste të tilla si blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, shfrytëzim i paligjshëm i administratës publike nga ana e disa kryebashkiakëve për qëllime elektorale apo përfshirje të disa…

Read More

Një 23-vjeçar ka plagosur me armë sportive babanë e tij natën e kaluar në Fier, pas një konflikti në familje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, rreth mesnatës, sapo janë njoftuar se një shtetas kishte plagosur babanë e tij, në banesën e tyre, në fshatin Mbrostar Ura, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u kap dhe u vu në pranga, shtetasi J. Z., 23 vjeç. Ai dyshohet se pas një konflikti me babanë e tij, shtetasin N. Z., 58 vjeç, e ka plagosur atë, në këmbë,…

Read More

Kryetari i PD, Sali Berisha do të paraqitet në SPAK pas pak çastesh. Lideri i opozitës do të jetë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje, të caktuar nga GJKKO. Berisha do të pritet në hyrje të SPAK nga mbështetës të tij dhe simpatizantë të PD. Herën e fundit që Berisha ishte në SPAK, të hënën e parë të majit, kreu i PD hodhi akuza në drejtim të Prokurorisë së Posaçme dhe gjyqtares Irena Gjoka.

Read More

Kreu i PD Sali Berisha ka publikuar pamje nga takimi i zhvilluar në Bruksel me Sekretarin Ekzekutiv të Internacionales Demokrate të Qendrës, Antonio López-Istúriz White. Berisha shprehet se i ka folur z White për ‘farsën elektorale të 11 majit në Shqipëri’. Takimi u zhvillua në kuadër të Samitit të Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU), ku Berisha përfaqësoi opozitën shqiptare. Postimi i kreut të PD Sali Berisha: Në Samitin e Unionit Ndërkombëtar Demokratik (IDU) në Bruksel, me Sekretarin Ekzekutiv të Internacionales Demokrate të Qendrës,Antonio López-Istúriz White, deputet në Parlamentin Europian, duke diskutuar për farsën elektorale të 11 Maj 2025 në Shqipëri. #sb

Read More

Ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se sa ulja e numrit të personave që vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat Shqipëria kryesoi Europën për nivelin e lartë të popullsisë rreth 42 për qind që është në rrezik për të qenë e varfër pasi vuan nga një formë e rëndë e përjashtimit social me 2024 (Europa të dhëna 2024, Shqipëria 2023). Të dhënat referojnë se më shumë se 1 milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë. Për vitin 2024, Çekia, Solvenia dhe Hollanda kishin përqindjen…

Read More

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, beson se kjo javë do të jetë vendimtare në krijimin e kushteve për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Ajo e bëri këtë deklaratë të dielën gjatë një takimi trepalësh në Romë me kryeministren italiane Giorgia Meloni dhe zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance, sipas Ukrinform, duke cituar shërbimin për shtyp të Komisionit Evropian. Raporti thotë se gjatë bisedimeve, presidentja e Komisionit Evropian ngriti gjithashtu çështjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. “Do të doja të ngrija edhe temën e Ukrainës. Ajo që na bashkon është se duam një paqe të…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin e shkruar nga një media e huaj, e cila i bën jehonë qytetit të Gjirokastrës. Në artikull, thuhet se Gjirokastra, një qytet prej guri, njihet për kalanë, rrugët me kalldrëm, si dhe gatimet e shijshme. Sipas Ramës, Gjirokastra nuk është më vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike. “Mirëmëngjes dhe me këtë artikull dedikuar Gjirokastrës, që nuk është më vetëm një atraksion në listën e siteve turistike shqiptare, por është destinacioni në fokus të udhëtimeve unike, një udhëtim që të jep ndjesinë sikur po…

Read More

Presidenti Donald Trump i uroi ish-Presidentit Joe Biden shërim të shpejtë dhe të suksesshëm, pasi ai u diagnostikua me kancer të prostatës. “Unë dhe Melania jemi të trishtuar të dëgjojmë për diagnozën e fundit mjekësore të Joe Biden. I shprehim urimet tona më të ngrohta dhe më të mirat Jill dhe familjes, dhe i urojmë Joe-t shërim të shpejtë dhe të suksesshëm”, shkroi Trump në Truth Social. Deklarata e shkurtër shënon një shprehje empatie për Bidenin, dikë që Trump e ka kritikuar dhe akuzuar politikisht, edhe pasi ai u tërhoq nga gara e vitit 2024 kundër tij.

Read More

Vijon Shqipëria nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta. Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në veriore dhe pjesërisht në qendër, duke sjellë momenete me pika shiu. Të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 29°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Sarandë. Era do të fryjë e…

Read More