Bregdeti i Durrësit është pushtuar nga pushues vendas dhe të huaj. Për strukturat akomoduese, ky fillim sezoni vjen me pritshmëri të larta. Menaxherë hotelesh dhe resortesh thonë se rezervimet janë premtuese dhe ndikimi i promovimit ndërkombëtar të Shqipërisë po ndihet gjithnjë e më shumë. “Këtë vit kemi filluar të paktën një muaj më herët. Kemi filluar me grupet austriake që kanë vendosur të kalojnë pranverën në Shqipëri. Pasi të mbarojmë me austriakët fillojmë me klientët historik të Shqipërisë, që janë polakët çekët që vijnë çdo vit rregullisht në Shqipëri. Dhe në fund të sezonit, në muajt tetor-nëntor kemi klientët nordikë…
Author: tirana
Numërimi i votave të fundit për qarkun e Lezhës te Parku Olimpik është fitore për opozitën, pasi PD e mbajti mandatin e katërt të Lezhës në grushtin e fundit të zarfave të diasporës së Greqisë, por ajo çka u pa ishte arroganca e demokratëve. Teksa nisën festimet në kampin demokrat, vijoi arroganca e tyre me Flamur Nokën. Ky i fundit i zuri rrugën ministrit të PS-së, Taulant Ballën, kreu politik i Diasporës për PS dhe pasi shkëmbyen fjalë nisi ta shtynte me duar.
Kandidati më i votuar i PS-së në qarkun e Tiranës dhe në rank kombëtar, Blendi Gonxhja ka komentuar PD për mënyrën si u angazhua në zgjedhjet vendore të 11 majit. Për të opozita ishte e paorganizuar, me praninë minimale në terren dhe mungesë të qartë drejtimi politik. Ai theksoi në “News 24” se në zonat me problematika ku zhvilloi fushatën, nuk u ndje prezenca e PD-së dhe qytetarët nuk kishin një alternativë të besueshme opozitare. Pjesë nga komenti Në zonën ku kam qenë unë, politikanët e PD kanë kaluar 2-3 herë në këmbë, kanë bërë një takim me disa familje…
Në Parkun Olimpik ka kundërshtime për votën e Diasporës. Jorida Tabaku i ka kërkuar llogari kreut të KQZ-së për votat e Diasporës që janë duke u numëruar për qarkun e Lezhës. Sipas Tabakut në kutitë e fundit dalin rreth 50 fletë votimi më shumë se sa ishin deklaruar si votues nga jashtë. Celibashi i ka komunikuar Tabakut se mund të ishin vota ta pareferuara në sistem dhe që duhet të pritej. Jorida Tabaku: Ju pyetëm që në fillim, kjo shifra këtu është pa numëruar (i tregon me gisht një numër në një letër). Çdo një orë ju kam pyetur a…
Java e fundit e Bundesligës ka dhuruar emocione deri në sekondat e fundit të javës së fundit. Me Bayernin e shpallur kampion prej disa javësh, vëmendja ishte te lufta për vendin e katërt në klasifikim, që çon në Champions League. Dortmund bëri detyrën duke mundur me shifrat 3-0 Holstein Kiel dhe kapërceu vetëm Freiburgun në renditje. Ky i fundit u mund në shtëpi 1-3 nga Eintracht Frankfurt, i cili blindoi vendin e tretë në renditje dhe pjesëmarrjen në Champions. Sa i përket mbijetesës, Holstein Kiel dhe Bochum ranë një kategori më poshtë.
Kur kanë kaluar 6 ditë nga zgjedhjet e 11 majit, kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori thotë se ishte i bindur që në ditët e para se mandatin e vetëm të kësaj force politike e kishte arritur. Në këto zgjedhje, partia e Qorit mori 24 mijë vota dhe siguroi një mandat në qarkun Tiranë. Postimi i plotë Që prej të hënës u kuptua që mandatin e Lëvizjes BASHKË nuk e luante as topi. Gjithsesi, ditë pas dite, orë pas ore e minutë pas minute aktivistët e Lëvizjes BASHKË kanë ndenjur syçelët për të mbrojtur çdo votë. E kemi detyrim ndaj…
Partia Mundësia në zgjedhjet e 11 majit, arriti të sigurojë dy mandate në qarkun e Tiranës dhe në rank kombëtar kanë marrë mbi 50 mijë vota. Kreu i partisë, Agron Shehaj ka bërë reagimin e tij nga ambientet e numërimit të votës së diasporës, duke e cilësuar rezultatin si një moment të ri për opozitën. ”Puna e vërtetë fillon tani. Ne do të jemi aty, me zë, me fakte, me qëndresë. Për çdo qytetar që na dha votën. Për çdo shqiptar që pret më shumë. Për të gjithë ata që na kanë ndjekur nga larg, që kanë shpresuar, por nuk…
Drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Agron Gjekmarkajt mori një surprizë teksa po vëzhgonte numërimin e votave të diasporës në Parkun Olimpik. Disa anëtarë të PD-së të Lezhës i kanë sjellë një tortë. Gjekmarkaj mbushi 51 vjeç dhe për ditëlindje mori edhe urimet e Bledi Çuçit.
Në samitin Ekonomik Ndërkombëtar ”Future Investment Initiative Europe”, ka marrë pjesë edhe Jared Kushner, nën cilësinë e CEO-s dhe themeluesit të “Affinity Partners”. Ai ka folur më shumë për investimin në Sazan dhe për kryeministrin Edi Rama. ”Edi është një politikan shumë i aftë, na tregoi se çfarë mund të bëjë një artist me një vend. Ata do të ndërtojnë një aeroport në Vlorë, dhe kjo është një mundësi shumë e madhe për t’u shfrytëzuar në rajon”,- tha Kushner. Nga ana tjetër, ai nënvizoi se është shumë i tërhequr nga rajoni dhe zhvillimet rajonale demografike. ”Shumë njerëz më kanë pyetur…
Ansu Fati do të largohet nga Barcelona. Dy ndeshjet e mbetura në kampionat, do të jenë të fundit për sulmuesin me fanellën e katalanasve. Fati e ka marrë vendimin dhe të Dielën do të përshëndesë tifozët, në ndeshjen në shtëpi ndaj Villarreal. Futbollisti 22-vjeçar do të largohet nga Barcelona, pas 13 vitesh si pjesë e klubit, pasi ka qenë pjesë e të rinjve. Ai kishte një aventurë te Brighton në Angli i huazuar, ndërsa pas rikthimit te Barcelona nuk ka arritur të shfaqë potencialin e tij.
Pas takimit midis kryeministrit Edi Rama dhe presidentit francez Emmanuel Macron, në praninë e tyre u shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë. Zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thekson se kjo marrëveshje krijon bazën për bashkëpunim të avancuar në ruajtjen e energjisë dhe modelimin digjital. Postimi i plotë Nënshkruam sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit në sektorin energjetik mes AFD EDF dhe KESH, në përputhje me politikat për energjinë e gjelbër, diversifikimin dhe inovacionin teknologjik. Duke nxitur lidhje më të ngushta me ekspertë francezë në hidroenergji, kjo marrëveshje krijon bazën për bashkëpunim të avancuar në ruajtjen e…
Dy nga emrat më të njohur të muzikës italiane, Bobby Solo dhe Marco Zappa, do të performojnë për herë të parë së bashku në Tiranë, në një koncert të jashtëzakonshëm, që do të mbahet më 3 qershor në Pallatin e Kongreseve. Ky event i veçantë vjen me mbështetjen e Bashkisë Tiranë, si pjesë e promovimit të aktiviteteve artistike dhe kulturore në kryeqytet, duke i dhënë publikut shqiptar mundësinë të përjetojë nga afër magjinë e muzikës së mirëfilltë italiane. Bobby Solo, i njohur për hitet që kanë shënuar historinë e muzikës pop dhe rock italiane, dhe Marco Zappa, një nga kantautorët…