Krerë të komuniteteve fetare dhe përfaqësues politikë do të udhëtojnë drejt Vatikanit. Në ceremoninë e Perurimit të Emisionit të Shenjtë Papnor të Papa LEO XIV, ora 10:00, do të marrin pjesë nga Shqipëria, Presidenti i Republikës, Bajram Bega dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani. Nga Kisha Katolike do të jenë të pranishëm kryeipeshkëvi i kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, presidenti i Konferencës Ipeshkvnore (KISH) Imzot Gjergj Meta dhe zv/presidenti i KISH, Imzot Simon Kulli Nga Kisha Ortodokse do të marrë pjesë Hirësi Nikolla-Mitropolit i Apollonisë dhe i Fierit dhe At Ignat Todri. Komuniteti Mysliman do të përfaqësohet nga kreu…
Author: tirana
Presidenti francez, Emmanuel Macron falënderon në frëngjisht dhe shqip kryeministrin Edi Rama dhe shqiptarët për mikpritjen e ngrohtë që iu rezervua në Tiranë. Në një postim në rrjete sociale, Macron shkruan se bashkëpunimi do të çohet në majat më të larta. ”I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen kaq të ngrohtë në Tiranë. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës është e fortë dhe ne po e çojmë atë në majat më të larta! Në fushën e bashkëpunimit ekonomik, ushtarak apo kulturor, deklaratat tona jane kthyer në realizime shumë konkrete. Kjo vlen edhe për arsimin, siç është rasti…
Trajneri Andrea Tedesco ka përzgjedhur listën zyrtare me 20 lojtarë që do të përfaqësojnë Kombëtaren shqiptare U-17 në Kampionatin Europian. Më poshtë, lista e lojtarëve për Kampionatin Europian U-17 “Shqipëri 2025”: Portierë: Daniel Çuli, Raffaele Huli Mbrojtës: Fabjano Nuhaj, Lucas Çekrezi, Kris Gecaj, Fabian Hallidri, Darli Kurti, Hassan Haradini, Leon Sylejmani Mesfushorë: Andreas Llana, Alex Ramku, Evangjelos Gjoka, Dijar Ferati, Rikardo Sheji, Enis Rexhepi, Alen Vukaj Sulmues: Leon Darius Myrtaj, Gabriel Kulla, Arman Durmishi, Dajan Durmishi Kombëtarja U-17 vijon përgatitjet për Europianin. Ndeshja e parë e grupit ndaj Portugalisë do të luhet të hënën, më 19 maj, në “Arena Kombëtare”, ora 18:00. Takimet e tjera të grupit janë ndaj Gjermanisë më 22 maj (ora 18:00) dhe ndaj Francës më 25 maj (ora 20:30), të dyja në…
Finalja e Madhe e ‘Eurovision Song Contest 2025’ do të zhvillohet sonte në Bazel të Zvicrës. Edicioni i 69-të i festivalit më të madh të muzikës në Europë do të nis në orën 21:00 (CEST) dhe transmetohet drejtpërdrejt nga salla ‘St. Jakobshalle’. 26 shtete do të ngjiten në skenën e magjishme për të garuar për trofeun e madh. Mes tyre, Shqipëria e përfaqësuar nga ‘Shkodra Elektronike’ do të ndezë emocionet si kurrë më parë, duke performuar e fundit në renditje, në vendin e 26-të -kodi i votimit nga publiku. Kënga ‘Zjerm’, u kualifikua në finale pas një performance spektakolare në…
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga darka e mbajtur dje në Pallatin e Brigadave, ku të pranishëm ishin edhe presidenti francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron. Spiroapli e ka quajtur atë një mbrëmje të veçantë, ndërsa pjesë e darkës duhet se ka qenë veç kryeministrit dhe bashkëshortes së tij Linda Rama, edhe personalitete të shquara nga politika, kultura dhe jeta publike. “Pallati i Brigadave.Një mbrëmje e veçantë në praninë e Presidentit të Francës Emmanuel Macron, Zonjës së Parë Brigitte Macron, Kryeministrit Edi Rama dhe Zonjës Linda Rama, si dhe personaliteteve të…
Gjatë Forumit Ndërkombëtar Ekonomik të mbajtur në Tiranë, bashkëshortja e kryeministrin, Linda Rama ndau përvojën e saj personale dhe profesionale, duke folur hapur për sfidat që ka hasur për shkak të rolit të saj publik si bashkëshortja e kreut të qeverisë. Ajo theksoi se është përballur shpesh me skepticizëm dhe paragjykime, që e kanë “përndjekur” pikërisht për shkak të statusit të saj publik. Ajo tha se është përpjekur me këmbëngulje të ruajë një identitet të qartë profesional dhe personal, pavarësisht vështirësive. “Në fillim mendova se i kisha shtuar një dimension profilit tim, dhe më pas kuptova se duhej të ruaja…
“Dje u ktheva nga Brukseli, ku mora pjesë në forumin e Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, organizatë që grupon 87 parti politike të qendrës së djathtë dhe konservatore nga të gjitha vendet e botës.Qëllimi i këtij udhëtimi ishte mbrojtja e votës së qytetarëve shqiptarë. Denoncimi i farsës më të shëmtuar elektorale, të 34 viteve të fundit, farsës së zgjedhjeve të 11 majit 2025.Gjatë dy ditëve të qëndrimit tim në Bruksel, 15 dhe 16 maj, unë pata takime intensive me drejtuesit më kryesorë të Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, presidentin Stefan Harper, sekretaren e përgjithshme, Tina Mercep. Ndër të tjera takova shumë miq të vjetër,…
Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 32-vjeçar me urdhër të SPAK, pasi kishte për të kryer edhe 6 muaj burg nga në total për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në DVP Gjirokastër ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim E. S., 32 vjeç, banues në fshatin Lazarat, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 8…
Për të 17-tën herë në Kuvendin e Kosovës edhe sot ka dështuar konstituimi i përbërjes parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e mbajtura më 9 shkurt. Në fillim të seancës, kryesuesi Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi konsultim me përfaqësues të partive politike. Pas fundit të seancës, kryesuesi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, thanë se kërkesa e LVV-së ishte që vazhdimet e seancave të mos bëhen çdo 48 orë, ashtu si e kërkon rregullorja e Kuvendit, por një herë në javë. Mimoza Kusari-Lila, nga LVV-ja, tha se…
Macron: Është mirë t’ju kesh në Europë ky është një vend stabël dhe i bësueshëm mos i nënvlerësoni fuqitë. Këtu në Shqipëri, qartësisht keni pikën hyrëse, një pikë kyce në mesdhe dhe Europë investoni në Shqipëri sepse keni një udhëheqje të fortë. Nuk flas se është miku imp or se ka rezultate. Në dy vitet që vijnë do të jenë pjesë e BE, do të bëjnë maksimumin. Investoni në Europë, besojini Europës, për të krijuar sa më shumë stabilitet
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, shtetasi Rei Nozlli u la në masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ për veprën penale ‘Kanosje apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje’ parashikuar nga neni 329/3 i Kodit Penal. Në datën 15.05.2025, në KZAZ nr.30, Kashar, ka qenë duke u zhvilluar procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë që kanë garuar në zgjedhjet e përgjithshme të datës 11.05.2025. Rreth orës 14.00’, gjatë procesit të numërimit, numëruesi përkatës ka deklaruar të pavlefshme një votë dhe atë moment shtetasi R.N. dhe disa persona të tjerë…
Kryeministri Edi Rama në Forumin Ekonomik në Tiranë, u shpreh se është çelur dega e re e Kolegjit të Europës në Tiranë. “Ne mund të çelim një epokë vërtet të pabesueshme për Europën. Të dashur miq, isha shumë i lumtur kur mendova që ky forum do të vinte këtu edhe për një arsye tjetër, ky është etaloni i përpjekjes për të menduar ndryshe. Jam plotësisht i përkushtuar ndaj gjithçkaje që mund të dalë që këtej, dhe në fund dua t’u them diçka. Falë ndihmës së tij kemi çelur degën e re të Kolegjit të Europës në Tiranë. Por ajo që…