Dashi Fundjava juaj do të jetë energjike, do të jeni plot dëshirë për të vepruar. Në dashuri do të ketë mundësi për takime pasionante, veçanërisht për beqarët. Sa i përket punës, është më mirë të shtyni vendimet e rëndësishme. Demi Relaksimi është motoja. Tensionet e akumuluara gjatë javës që i keni lënë pas mund t’i shpërbëni me momente qetësie me familjen ose partnerin/en tuaj. Binjakët Ju pret një fundjavë dinamike dhe shoqërore. Shumë prej jush do të kenë mundësi për njohje të reja dhe interesante. Por kini kujdes që të mos përfshiheni në polemika të kota. Gaforrja Gjatë orëve të…
Author: tirana
Shefja e qeverisë daneze, Mette Frederiksen zbuloi gjatë konferencës për shtyp me Ramën, se çfarë kërkoi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky nga liderët që morën pjesë në samitin e Komunitetit Politik Europian. ”Unë mendoj që Ukraina është shumë e qartë për mënyrën që po trajtojnë situatën dhe mesazhet që po përçon nëpërmjet Europës. Do të ketë disa pengje që do të lirohen, por pritet që Rusia të kthehet dhe të jetë serioze në tryezë dhe sigurisht që Ukraina tha se ndërkohë që ne po përgatitemi me shpresën për një armëpushim, lufta ende po vazhdon. Mesazhi i Ukrainës që morëm sot është…
Në protestën e opozitës, disa nga deputetët e Partisë Demokratike refuzuan të flasin për kamerën e ”Euronews Albania”, ndërkohë që media ka shkuar për të pasqyruar protestën. I pari ishte Edi Paloka i cili i kërkoi gazetares Sara Demushi të mos e intervistojë, e madje i kërkoi asaj largimin e kamerës. Pas tij në mënyrë të ngjashme reagoi edhe Aldo Bumçi i cili u shpreh se nuk u pyet nëse donte të fliste për Euronews Albania, ndaj nuk pranoi të fliste. Sindikata e Gazetarëve dhe Punonjësve të Medias ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarëve gjatë protestës së opozitës. “Dënojmë ashpër…
Kryeministri Edi Rama në përfundim të Samitit në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen e Danimarkës, tregoi një zgjidhje për armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës. Rama tha se do të krijohet një skuadër bashkërenduese të KPE nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Europian për një seri temash. “Për t’i mbajtur fort bashkë vlerat e parimet që udhëheqin shoqëritë tona, për të bërë gjithçka kemi në mundur për të mbrojtur vlerat dhe parimet tona të mishëruara në shoqëritë tona, duke mbrojtur vendet tona, qytetarët tanë dhe të ardhmen tonë. Ndërkohë diskutuam edhe si do të ecim më tej.…
Tirana këtë të premte u bë epiqendër e Europës, me pjesëmarrjen e 47 liderëve në Samitin e Komunitetit Politik Europian që për herë të parë u mbajt në Ballkanin Perëndimor. Kryeministri Edi Rama bëri një përmbledhje të asaj çfarë prodhoi Samiti, gjatë një konference shtypi me kryeministren e Danimarkës, e cila do të presë samitin e ardhshëm të Komunitetit Evropian në Kopenhagë. Për të në samit u mblodhën udhëheqës, anëtarë dhe jo-anëtarë të BE-së, për të zhvilluar një diskutim të rëndësishëm dhe të hapur për një Evropë të re dhe një botë të re, që ishte gjithashtu titulli kryesor i…
Adriatik Lapaj nga koalicioni nisma ”Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit doli vetëm me një mandat edhe pse morën mbi 61 mijë vota. Në një postim në Facebook, ai ka zgjedhur t’i drejtohet ndjekësve me fjalët e Viktor Hygosë për të treguar reagimin e tij. Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 4% të votave të elektoratit, por ka siguruar vetëm një mandat përkundër Tom Doshit që ka fituar 3 mandate me vetëm 3% të votave, apo Agron Shehajt që ka siguruar dy mandate me po 3 % të votave. “Të dua Shqipëri! 1000 në qëndrofshin, do të qëndroj dhe vetë,…
Sali Berisha iu bashkua protestës, pas kthimit nga Brukseli dhe pa humbur kohë mori fjalën para protestuesve në Bulevardin Zogu i Parë. Kreu i PD-së tha se Rama i priti liderët e Europës sot në Tiranë si një hajdu votash dhe Toto Rina. Ai i garantoi mbështetësit se Rama nuk do qëndronte kurrë si hajdut votash në karrigen e kryeministrit, teksa do informoheshin të gjitha kancelaritë ndërkombëtare. Pjesë nga fjala Mbi 87 parti politike, para të cilave paraqita sot masakrën elektorale të Toto Rinos së Ballkanit apo El Çapos së Ballkanit, Edi Rama. Njoha miqtë me të gjithë shkeljet monstruoze…
Me demokratët që janë në protestë tek Bulevardi ”Zogu I” kundër rezultatit të zgjedhjeve, u vu re prania e Alma Kaçit, e cila u bë e famshme pas videoskandalit të Safet Gjicit në Bashkinë e Kukësit. Deri tani protesta ka nisur me nota të qeta, nën moton “Poshtë diktatura, Duam votat tona, Edi Rama kriminel”.
Gjesti rikthehet. Pas një heshtje që pas daljes nga ”Big Brother Albania Vip 4” si fitues, vetëm sot ka ndarë një pjesë nga kënga e re. Në një video të postuar pak minuta më parë në rrjetin e tij në TikTok, Gjesti ka ndarë një klip me këngën e tij më të re, e cila pritet të dalë në treg së shpejti. Në një nga pjesët e këngës thuhet: “Na jena nda, po me zemër të du hala”, ndërsa diçka që tërheq vëmendjen në tekstin e saj është vargu: “Kokë si gacë e nxehtë, çokolladë e nxehtë”, që mund të…
Drejtuesja politike e PD-së për Disaporën, Jozefina Topalli e pranishme në protestën në Bulevardin ”Zogu I”, e pyetur nëse Sali Berisha duhet të japë dorëheqjen si kryetar i PD-së, tha se në gjendjen ku ndodhen nuk duhen marrë vendime të nxituara politike. ”Rezultati i këtyre zgjedhjeve më kujton një rezultat të 2001 kur ishte fenomeni i Dushkut, ku nga një zonë kanë dalë 12 deputetë dhe kujtoj se pas kësaj njerëzit ishin shumë të dëshpëruar. E rëndësishme është për të mos marrë vendime të nxituara në kohë kur je i mërzitur, si për jetën ashtu edhe për politikën. Përpara se…
”Shndrit, shndrit, shndrit”. Europa është magjespur nga krijimi unik i këngës ”Zjerm”. Nesër mbrëma në Basel të Zvicrës do të mbahet nata finale e ”Eurovision 2025”, dhe mbarë shqiptarë do të jenë me sy nga festivali. Kjo jo vetëm sepse në finale është edhe Shqipëria, por nga fakti që Shkodra Elektronike është pretedente kryesore për të qenë ata fituesit e këtij edicioni të 69-të. Jehona është e madhe, nga mediat në Itali që e kanë zbërthyer në detaje të gjithë fabulën e këngës, deri tek sondazhet që e rendisin Shqipërinë në Top 3 dhe bashkimi i mbarë shqiptarëve kudo që…
Tedi Blushi ka siguruar mandatin e deputetit nga listat e mbyllura në Tiranë gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Sekretari i Përgjithshëm i PL-së i pranishëm në protestë, iu shmang përgjigjes për pyetjen e gazetarëve gjatë protestës së sotme të opozitës e thirrur nga PD-ja kundër rezultatit të zgjedhjeve. “Nuk kam asnjë koment tjetër vecse të respektojmë këtë protestë për lirinë e votës. Nuk kam punuar kundër Ilir Metës, duhet t’ia bëni të gjithë atyre që kanë punuar ditë e natë kundër Metës. Ju e dini se kush fshihet mbrapa, në kohën e duhur do i keni këto përgjigje. Nuk jemi…