Në Tiranë po mbahet Forumi Ekonomik. I pranishëm në këtë forum që në fokus është iniciativa e investimeve të së ardhmes, është edhe presidenti francez Emmanuel Macron. Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij falënderoi presidentin Macron për mbështetjen duke thënë se është nder për punën e përbashkët. “Dua ta nis duke falënderuar nga zemra Richard dhe Sesilia që mbajtën premtimin për t’u rikthyer me shumë njerëz me vete. Dhe po ashtu jam i kënaqur që kemi këtu edhe një mik shumë të shtrenjtë presidentin Macron që vjen në Tiranë për herë të dytë, pas një periudhe 110 vjecare ku…
Author: tirana
Presidenti francez Emmanuel Macron ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren dhe rezultatin e thellë në zgjedhjet e 11 majit. Ai u shpreh se ishte pikërisht ky rezultat që do të ndihmojë në ndjekjen e axhendës ambicioze të vendit për anëtarësimin në BE. Shefi i Elysse tha Shqipëria do të ketë mbështetjen e Francës në rrugën e integrimit europian. “Ju uroj për rizgjedhjen dhe mbështetjen që morët sepse është ky rezultat që do të na mundësojë të ndjekim axhendën shumë ambicioze për integrimin tuaj në BE”, tha ai.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Presidenten e Republikës së Moldavisë, Sh. S. Znj. Maia Sandu, të cilën e uroi për rizgjedhjen e saj. Begaj ritheksoi se Shqipëria është në mbështetje të popullit të Moldavisë, i cili vazhdon të luftojë për demokraci, begati dhe të ardhmen e tij në Evropë në këto kohë sfidash që vijnë nga agresioni Rus ndaj Ukrainës. Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, duke theksuar nevojën për intensifikimin e dialogut politik përmes shkëmbimeve të vizitave në nivel të lartë. Presidenti Begaj shprehu, gjithashtu, interesin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe…
Krah kryeministrit Rama në Tiranë, Presidenti Emanuel Macron shprehu mbështetjen për rrugën europiane të Shqipërisë. Macron vlerësoi se vendi i Shqipërisë në BE është I rëndësishëm, ndërsa theksoi se perspektiva e 2027 është një realitet. “Shqipëria tregon udhën në mënyrë të shkëlqyer” tha ai. “Bashkëpunimi universitar po bëhet realitet. Në fushën ekonomike projekti prioritar menaxhimi I ujit, turizmi , bujqësia. Kjo për të thënë se deklaratat e mëparshme u bënë realitet. Kemi avancuar në temat e mbrojtjes.do vijojmë në të gjitha fushat me kapacitet të mirë. Radarët e mbikëqyrjes, kemi vijuar bashkëpunim dhe për më shumë aktorë francezë, prania jonë…
Kryeministri Edi Rama mikpriti sot Presidentin e Francës Emmanuel Macron, në ditën e dytë të vizitës së tij në Tiranë, në kuadër të Samitit të gjashtë të Komunitetit Politik Europian. Pas takimit mes tyre, në praninë e Kryeministrit Rama dhe Presidenti francez Macron u shkëmbyen marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e energjisë, si dhe u nënshkrua Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës. Ndërkohë që dje u nënshkrua deklarata e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri. Këto…
Nga Dardan Malaj/ Deri më tani, 41 deputetë rezulton se marrin mandatin përmes listave të hapura/votës preferenciale. Më poshtë, renditja e kandidatëve sipas përqindjes së votave preferenciale në raport me totalin e votave të subjektit në qarkun përkatës: (Votimi brenda vendit, pa llogaritur votën nga jashtë)
Ushtria izraelite ka nisur një ofensivë të re në Rripin e Gazës, bëhet e ditur. Veprimet e para synojnë të fitojnë kontrollin mbi pikat e rëndësishme strategjike. Ushtria izraelite njoftoi se ka filluar një ofensivë të re të zgjeruar në Rripin e Gazës. Ushtria e bëri këtë të ditur të premten (16.05.)në shërbimin e mesazheve të shkurtra X. Qëllimi fillestar i Operacionit Gideon’s Chariots është të fitojë kontrollin mbi disa zona të Rripit të Gazës. Për këtë qëllim, ushtria kapi pika të rëndësishme strategjike gjatë ditës, “duke kryer sulme të gjera dhe duke mobilizuar trupa”, u tha. Operacioni ushtarak që…
Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton në një artikull të botuar në të përditshmen amerikane “Washington Post”. Gjatë dy muajve të fundit, ekspertja e Planifikimit të Udhëtimeve – Melanie Rodriguez ka pasur klientë të shumtë që kanë anuluar udhëtimet për shkak të buxhetit të tyre të kufizuar. “Ndoshta një udhëtim në Siçili është “jashtë loje”, por ka ende alternativa të tjera për të udhëtuar në Evropë – pa ndikuar në buxhetin tuaj”, tha Kelly Greer, një agjente udhëtimesh në Pittsburgh. Në vend…
Pritet të nisë sot në orën 08:30 numërimi i votave të diasporës, që kanë ardhur nga Greqia. Janë rreth 50 mijë vota të mbërritura me zarfe nga fqinji jugor të cilat u hoqën mënjanë nga KQZ, pasi u kontestuan nga PD. Nga ana tjetër, ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga shtetet e tjera. 246 mijë shqiptarë me banim jashtë vendit u regjistruan në sistemin online të KQZ për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Por nga këta, 194 mijë emigrantë shprehën verdiktin e tyre duke kthyer në KQZ zarfin me votën. Rreth 20 mijë zarfe nuk…
Nën tingujt e “We can build our dreams on suspicious minds” (Ne mund t’i ndërtojmë ëndrrat tona mbi mendje dyshuese) Elvis Presley, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Samiti i djeshëm në Tiranë ku liderët europianë zbarkuan në kryeqytetin shqiptar. Pamjet nga tapeti i kuq, mes shtrëngime të përzemërta duarsh, përqafimesh dhe buzëqeshjesh, zënë pjesën kryesore të kartolinës së ndarë nga kreu i qeverisë. Një moment i veçantë ishte pa dyshim takimi i Ramës me kryeministren italiane Georgia Meloni, të cilës iu ul në gjunjë. “E bën që të jetë i gjatë sa unë” komentoi dje…
Këtë të shtunë pritet ndryshim i situatës atmosferike në territorin Shqiptar duke sjellë dobësim të dukshëm të vranësirave dhe shirave. Parashikohet që orët e pasdites të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të territorit, ku në skajin Juglindor do të ketë momente me shi. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 24°C vlera maksimale e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit. Era do të fryjë e lehtë dhe…
Dashi Fundjava juaj do të jetë energjike, do të jeni plot dëshirë për të vepruar. Në dashuri do të ketë mundësi për takime pasionante, veçanërisht për beqarët. Sa i përket punës, është më mirë të shtyni vendimet e rëndësishme. Demi Relaksimi është motoja. Tensionet e akumuluara gjatë javës që i keni lënë pas mund t’i shpërbëni me momente qetësie me familjen ose partnerin/en tuaj. Binjakët Ju pret një fundjavë dinamike dhe shoqërore. Shumë prej jush do të kenë mundësi për njohje të reja dhe interesante. Por kini kujdes që të mos përfshiheni në polemika të kota. Gaforrja Gjatë orëve të…