Author: tirana

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka vijon që të kapet me gazetarët për humbjen e PD-së në zgjedhjet e 11 Majit. Sakaq, as në fjalor Noka nuk është kursyer.  Nga ana tjetër, Luçiano Boçi tha se protesta synon të denoncojë parregullsitë në procesin zgjedhor dhe të japë një mesazh kundër qeverisë së kryeministrit Rama. ”Zgjedhjet janë vjedhur e blerë nga Edi Rama. Është përdorur krimi i organizuar dhe krimi policor. Rama po shet show politik”, tha ai.

Read More

Në Bulevardin ”Zogu I” në Tiranë po mbahet protesta e thirrur nga PD, si reagim kundër zgjedhjeve të 11 Majit. Simpatizantë dhe mbështetës demokratë janë grumbulluar në bulevardin që ndodhet rreth 700 metër larg Sheshit Skënderbej, ku po mbahet samiti i liderëve evropiane. Kreu i PD-së, Sali Berisha i ka kontestuar zgjedhjet e 11 majit, duke akuzuar PS në pushtet se votat janë vjedhur.

Read More

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, ai serb Aleksandër Vuçiç, kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte janë katër liderët që janë larguar më herët nga Tirana, ku janë duke u zhvilluan punimet e samitit të Komunitetit Politik Europian. Ata ikën menjëherë pas drekës, që pasoi pjesën e parë të punimeve në shtëpinë e Europës. Nga Tirana liderët e Europës i përcollën njëzëri një mesazh të fortë Rusisë për të ndalur luftën në Ukrainë. Në tryezën e samitit të Komunitetet Politik Europian, Rama kërkoi aleancë përtej armatimit, ide që u mbështet edhe nga Emmanuel Macron. Presidenti…

Read More

Në orën 17:00 pritet që të mbahet protesta e Partisë Demokratike te Bulevardi i Ri në Tiranë, për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve. Policia ka vënë edhe gardhe metalike. Protesta do mbahet në të njëjtën kohë kur në Tiranë po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku janë të pranishëm liderë europianë. PD nuk ka njohur rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, që u fituan nga PS, duke thënë se procesi zgjedhor është manipuluar.

Read More

Këtë të premte, Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzojë kërkesën e PD, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të KAS për votën e diasporës në Greqi, pas ankimimit të PS-së. Pak minuta më parë, kreu i KQZ urdhëroi numërimin e 53 mijë zarfeve, pasi nga verifikimet nuk u gjetën parregullsi në proces dhe kuti. Komisioni i Ankesave (KAS) e pranoi kërkesën e PS për numërimin e votave të diasporës në Greqi, që ishin bllokuar me një vendim që u shpall i paligjshëm të komisionerit Ilirjan Celibashi. KAS vendosi që numërimi i votave të emigrantëve të Greqisë të bëhej dhe të…

Read More

Liderët evropianë janë pajtuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se qëndrimi i Rusisë në bisedimet për armëpushim është i papranueshëm dhe kanë për qëllim ta përgatisin një përgjigje, tha të premten kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. “Sapo patëm një takim me presidentin Zelensky dhe më pas një telefonatë me presidentin Trump, për t’i diskutuar zhvillimet në negociatat e sotme, dhe qëndrimi i Rusisë është qartësisht i papranueshëm”, u tha Starmer gazetarëve. “Pas takimit me presidentin Zelensky, dhe diskutimeve me presidentin Trump, tani po i përafrojmë dhe bashkërendojmë përgjigjet tona dhe do të vazhdojmë ta bëjmë…

Read More

Në Turqi po mbahen bisedimet e para dhe të drejtpërdrejta mes Moskës dhe Kievit për t’i dhënë fund luftës, kurse nga Tirana presidenti Volodymyr Zelensky sulmoi Putinin. Ai e akuzoi shefin e Kremlinit se luan teatër me tentativat për negociata dhe tha se ka dërguar “kokëbosha” në Stamboll. Sipas tij, nëse Putin nuk do të kishte frikë të shkonte në Turqi, lufta do të mbyllej. Lufta në Ukrainë dominoi samitin e Komunitetit Politik Europian, me liderët që kërkuan shtim te trysnisë ndaj Moskës, e cila sipas tyre po dëshmon se nuk është e angazhuar për paqen. Në fjalën e tij…

Read More

Pas një ngërçi disa ditor, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi vendos hapjen e kutive dhe numërimin e zarfeve të votave të ardhura nga diaspora shqiptare në Greqi. Teksa shpjegoi edhe tagrin ligjor për grupet e numërimit, komisionet dhe instancat, ai tha se ky vendim merrej vetëm nga KQZ dhe më pas vlerësohej nga KAS apo Kolegji dhe kurrsesi asnjë grup numërimi dhe komision nuk kishte të drejtën të vendoste nëse do numërohej apo jo. Pjesë nga fjala Si grupet e vlerësimet e votave nga jashtë ashtu dhe komisionet, kanë vetëm kompetencën e numërimit dhe jo vlerësimin e parregullsive. Kjo përgjegjësi…

Read More

Në kuadër të Samitin e Komunitetit Politik Europian, u zhvillua edhe një ceremoni spektakolare e përgatitur posaçërisht për eventin në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Një moment i bukur dhe shumë domethënës është edhe kur trupa e baletit kontemporan e TKOBAP interpretoi këngën ”Zjerm” nga Shkodra Elektronike, përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, të rikompozuar me elemente tradicionale dhe klasike. Në skenë, xhubleta, lahuta dhe motivet kombëtare ndërthuren me gjuhën moderne të lëvizjes, duke sjellë një akt mikpritjeje ndaj së ardhmes, e ku në sfond shfaqej Shqipëria e re, moderne dhe e zhvilluar. View this post on Instagram…

Read More

Një konflikt mes adoleshentëve në fshatin Sheqeras të Maliqit, ka degraduar në përdorimin e thikave. Një 14-vjeçar ka goditur me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, duke e lënë të plagosur në pjesën e krahut e të barkut, ndërsa i plagosuri po merr mjekim më të specializuar në spitalin rajonal të Korçës. Autori është kthyer në shtëpi dhe ka fshehur thikën, e cila është gjetur nga Policia. Ai është shprehur para forcave blu se është zënë edhe herë të tjera me 15-vjeçarin, për shkak të një sherri në rrjetet sociale.

Read More

Një ceremoni spektakolare për Samitin e Europës u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor. Performanca e dhënë nga grupet ishte shumëngjyrëshe dhe gati magjepëse, duke surprizuar edhe 47 liderët dhe drejtuesit e institucioneve. Ministri Blendi Gonxhja shkruan se performanca është një rrëfim dhe udhëtim i Shqipërisë nga e shkuara në të ardhmen. ”Një rrëfim vizual dhe performativ që përshkruan Shqipërinë në udhëtimin e saj nga e shkuara drejt së ardhmes përmes historisë, trashëgimisë dhe inovacionit”. View this post on Instagram A post shared by Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit🇦🇱 (@meki.gov.al)

Read More

Duke cituar një frazë nga Kanuni i Lekë Dukagjinit, Rama ftoi liderët e shteteve europiane të pranishëm në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian, për të ngrënë drekë pas mbylljes së pjesës së parë të punimeve. ”Në kanunin tonë, të shkruar kohë më parë, ka një kapitull që ka të bëjë me mikpritjen. Ajo fillon me një citim “Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut”. Kjo fjali është vërtet shumë e thellë dhe është edhe origjinë e faktit që ne arritëm në fundin e Luftës II Botërore si vendi që kishte më shumë hebrenj se sa kishte pasur…

Read More