Rikthehen reshjet e borës në aksin Bogë-Theth në Shkodër. Aktualisht nga moti i përkeqësuar në 24 orët e fundit ka një shtresë të hollë bore dhe për momentin rruga është e kalueshme për automjetet. Aktualisht rruga e Thethit vijon që të jetë pa mirëmbajtje për shkak të ankimimit që kanë bërë firmat ndaj njëra-tjetrës. Në orët në vazhdim në rast se bora ngrihet duke u kthyer në akull mund të sjellë vështirësi për automjetet që lëvizin në atë aks. Përveç borës, në disa pjesë rruga e Thethit ka edhe rënie gurësh.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka pritur mëngjesin e së enjtes, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, i cili do të jetë pjesë e tryezës së Komunitetit Politik Evropian që mbahet sot në Tiranë. Në një postim në facebook, Rama shkruan: Kënaqësi të mirëpres Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me të cilin diskutuam mbi forcimin e mëtejshëm të rolit të Shqipërisë në Aleancë, sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin tonë aktiv në NATO.
Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane mblidhen të premten për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës. Vendet e Ballkanit Perëndimor shpresojnë se në Samitin e Komunitetit Politik Evropian do të bisedohet edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Në këtë Samit, i cili mbanmoton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, do të diskutohet edhe për mënyrat për ta përmirësuar konkurrueshmërinë e kontinentit dhe për të përballuar…
Kryeministri Edi Rama ka pritur mëngjesin e sotëm në ambientet e kryeministrisë, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez” me të cilin kanë diskutuar mbi bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve dhe mbështetjen e vazhdueshme që Spanja i ka dhënë Shqipërisë. “Me kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, një takim miqësor e i rëndësishëm për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Spanjës, bashkëpunimin ekonomik, dhe mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për integrimin europian”, shkruan Rama në facebook.
Partia Demokratike mban sot protestën e paralajmëruar më parë nga kryedemokrati Sali Berisha si një akt ndaj manipulimit të rezultatit të zgjedhjeve, duke i quajtur procesin më të grabitur ndonjëherë në historinë shqiptare. Fillimisht policia refuzoi kërkesën e PD, me arsyetimin se vendi ku tubimi pritej të mbahej ishte shumë pranë vendit ku do të organizoheshin aktivitetet në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian. Megjithatë, ditën e djeshme u arrit një dakordësi mes policisë dhe PD, dhe protesta e demokratëve do të mbahet në Bulevardin e Ri. Kjo zonë do të merret përsipër nga policia e kryeqytetit duke garantuar…
Në orët e para të mëngjesit në rrugën “Peti”, një 38-vjeçare, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Ajo u gjet e vdekur brenda një automjetit. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit.
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot punimet në Tiranë nën logon “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare. Mikpritësi i Samitit, Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë gjatë ditës takime dypalëshe me personalitetet pjesëmarrëse, në mjediset e dedikuara, duke nisur me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte e më pas me Kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez; Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der…
Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian nis sot në Tiranë nën moton “New Europe in a new world”, duke shënuar takimin e tij për herë të parë në Ballkanin Perëndimor me pjesëmarrjen e liderëve, kryetarë shtetesh dhe qeverish nga 47 vende europiane, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore evropiane dhe ndërkombëtare. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ambientet ku do të zhvillohen takimet me liderët europianë. “MIRËMËNGJES 🇦🇱 dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju…
DashiNë punë, aftësia juaj për të artikuluar ide tërheq vëmendjen, por shmangni vendimet impulsive. Prania e Hënës favorizon lidhje kuptimplote në dashuri; ndoshta një gjest romantik spontan mund të shkaktojë gëzim. Sa i përket shëndetit, Marsi sugjeron ruajtjen e një mjedisi të qetë për të shmangur problemet që lidhen me stresin.DemiFinanciarisht, Mërkuri këshillon kujdes ndaj shpenzimeve të panevojshme, veçanërisht në blerjet impulsive. Në punë, do të përballoni detyrat e mbetura në mënyrë efikase. Në dashuri, Hëna sugjeron lidhje më të thella emocionale përmes përvojave ose sekreteve të përbashkëta.BinjakëtFinanciarisht, Venusi dhe Saturni inkurajojnë planifikim të kujdesshëm, duke hapur potencialisht rrugë të…
Që në orët e para të mëngjesit; vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas – here do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurta shiu ku më të dukshme do të paraqiten në zonat Jugore dhe Juglindore; Parashikohet që orët e pasdites; të vijojnë me vranësira dhe shira në te gjithë territorin e vendit, por intensiteti i tyre do të jetë në rënie. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore ku më e ndjeshme do të jetë në mesditë; minimalet do të ulën deri në 6°C, ndërsa maksimumi…
Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, ka pritur këtë pasdite në Rinas, presidentin e Azerbajxhanit, në kuadër të Samitit të Europës që do të mbahet nesër në Tiranë. “Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian( EPC) sot dhe nesër do të jenë në Tiranë liderë nga i gjithë kontinenti. Pata nderin të pres në eroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev”.
Paçka Samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet të premten e 16 majit në Tiranë, Partia Demokratike shprehet e vendosur në mbajtjen e protestës, për të kundërshtuar zgjedhjet e 11 Majit. Fillimisht u tha se mund të kishte një spostim nga Bulevardi “Zogu i Parë” në një vend tjetër, por nuk do ketë asnjë zhvendosje, pasi disa qindra metra më larg në sheshin “Skënderbej” janë në aktivitet liderët europianë. Policia e Shtetit i refuzoi lejen për protestë te Zogu i Parë, madje u ndryshua posteri, por PD është e vendosur që t’i shkojë deri në fund ashtu siç…