Sali Berisha ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Forumin Botëror të IDU-së. Sipas tij, partitë pjesëtare të IDU mbështesin 100% përpjekjet e PD dhe opozitës shqiptare për rikthimin e votës së lirë. ”Unë erdha këtu me urgjencë për të mbrojtur votën e shqiptarëve. Për të paraqitur para audiencës dhe personaliteteve të pranishme në këtë forum, farsën e turpshme zgjedhore të 11 majit. Këtu ka një terren jashtëzakonisht të përshtatshëm, pasi që të gjitha këto që ndodhën në 11 maj janë të parashikuara në mënyrë të plotë në rezolutën e dhjetorit të forumit të Uashingtonit të IDU-së”,-tha Berisha. I…
Author: tirana
Pavarësisht vendimit të KAS që votat e ardhura nga Greqia duhet të numërohen njësoj si të gjitha ato të ardhura nga Diaspora, ende nuk ka nisur ky proces, pavarësisht se duhej të kishte filluar pas zbardhjes së vendimit. KQZ do ta shqyrtojë nesër në orën 9:30 se çfarë duhet të bëjë në lidhje me votat e Greqisë, kjo pas kërkesës së Partisë Socialiste, teksa PD i ka kontestuar. Njoftimi i KQZ: Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e premte, datë 16 maj 2025, ora 09:30 me këtë rend dite: Çështje për shqyrtim rishtazi: 1.Për shqyrtimin e kërkesës së…
Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian, në Kryeministri Edi Rama ka pritur edhe homologun nga Finlanda, Petteri Orpo. Më herët Rama priti dhe zhvilloi një konferencë me presidentin e Këshillit Europian, si edhe me kryeministrin e Britanisë së Madhe. Kryeministra, presidentë dhe zyrtarët më të lartë të 47 shteteve të Kontinentit Evropian do të mblidhen të premten në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian. Një ngjarje e rëndësishme kjo do të bashkojë udhëheqësit nga Londra në Kiev nga Oslo në Ankara, për të diskutuar çështje kyçe për të ardhmen e Evropës.
Kryeministri britanik, Keir Starmer vizitoi edhe Qendrën e Inovacionit dhe Muzeun e Forcave të Armatosura, ku u prit nga ministri Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjenerallejtënat Arben Kingji. Ministri Vengu dhe kryeministri Starmer panë mjediset e këtij kompleksi, ku u takuan edhe me ushtarakë shqiptarë dhe britanikë. Ministri Vengu shprehu kënaqësinë për të pritur në këtë kompleks inovativ kreun e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe për të nderuar bashkëpunimin e përbashkët midis Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë si aleatë në NATO dhe jo vetëm në…
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi shkoi me urgjencë në KZAZ-në e Kasharit pas incidentit të ndodhur për shkak të një vote të kontestuar, ku u sulmua fizikisht sipas pamjeve të publikuara, edhe sekretari i komisionit. Për ngjarjen u bë kallëzim në Polici, teksa Celibashi ka vepruar me anë të disa masave të menjëhershme, duke pezulluar të gjitha bezhat e vëzhguesve dhe përjashtuar të gjithë vëzhguesit partiakë të akredituar, përveç atyre të mediave dhe ndërkombëtarë. ”Mediat të jenë të pranishme gjatë numërimit. Numërimi në KZAZ-në e Kasharit ka filluar. Numërimi pa praninë e vëzhguesve politikë. Përjashto vëzhguesit ndërkombëtar dhe mediat. Mediat…
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa gjatë konferencës të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tha ndër të tjera se rezultati i zgjedhjeve konfirmoi edhe një herë dëshirën e qytetarëve shqiptarë për t’u integruar në BE. ”Shqipëria është mishërimi i procesit të zgjerimit të BE-së, duke qenë në rrugën e duhur drejt anëtarësimit në BE. Rezultati i zgjedhjeve këtë javë konfirmoi edhe një herë dëshirën e qytetarëve shqiptarë për t’u integruar në BE”,-tha Costa. Nga ana tjetër, Costa përgëzoi kryeministrin Rama për fitoren e zgjedhjeve, fitore të cilën e cilësoi si mbresëlënëse. ”Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është objektivi ynë i…
Anëtarësimi në Bashkimin Europian dhe situata në rajon janë dy temat që kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Këshillit Europian, António Costa, biseduan në takimin që paraprin Samitin e Komunitetit Politik Europian që do të mbahet nesër në sheshin ”Skëndërbej”. Rama tha se përmbyllja e negociatave në vitin 2027 është plani i ambicioz dhe i jashtëzakonshëm i Shqipërisë. ”Sot Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave me 16 kapituj të hapur 8 të tjerë do të hapen në ditët në vijim dhe synojmë të hapim gjithë kapitujt brenda vitit. Plani i përbashkët me KE dhe i mbështetur nga vendet anëtare…
Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer shkeli tokën shqiptare mëngjesin e sotëm, duke mbërritur në Tiranë në të parën vizitë zyrtare të tij, që i paraprin edhe takimit të Komitetit Politik Europian. Sakaq, bashkë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha ata ishin edhe në Durrës. Ministri tregon se panë nga afër masat konkrete dhe kontrollet policore e doganore. ”Në Portin e Durrësit, me Kryeministrin e Britanisë së Madhe, Kier Starmer, pamë nga afër masat konkrete dhe kontrollet policore e doganore. Falë bashkëpunimit të frytshëm kemi modernizuar sistemin e monitorimit të kufijve”,-shkruan Hoxha.
Kryeministri Edi Rama ka pritur presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa i cili ka ardhur në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë. 47 liderë nga i gjithë kontinenti do të zbarkojnë në kryeqytetin tonë, për takimin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian, i cili e nis zyrtarisht punën nesër në orën 11:00, për të përfunduar më pas në orën 18.30 me konferencën përmbyllëse.
Koordinatori i PD-së, Klevis Balliu ka komentuar incidentin e ndodhur në qendrën e votimit në Kashar. Sipas tij është ushtruar presion ndaj vëzhguesve dhe gjithë procesit zgjedhor prandaj mund të konsiderohet si krim zgjedhor. Sipas tij SPAK duhet të hetojë personat përgjegjës të këtij incidenti të cilët kalojnë postbllokun e policisë edhe pse nuk janë pjesë e medias. ”Ka patur punonjës policie jashtë godinës. Gjithashtu është ushtruar presion ndaj vëzhguesve dhe gjithë procesit zgjedhor prandaj ne e quajmë si krim zgjedhor. SPAK duhet ta hetojë këto persona që pa ju dridhur qerpiku kalojnë postbllokun e policisë, dhe ata pa bexhë…
Rei Nozlli është shoqëruar në polici pas një përplasjeje fizike, pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar. Nozlli ka goditur me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit. Pas ngjarjes, ai është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe për të sqaruar rrethanat e konfliktit. Dyshohet se sherri ka ndodhur, për vota të kandidatëve preferencialë të PS-së. Policia po heton mbi shkaqet që çuan në përplasjen fizike. Ngjarja ka ngjallur reagime dhe shqetësim, duke sjellë në vëmendje nevojën për qetësi dhe përgjegjshmëri gjatë procesit zgjedhor. Në KZAZ Kashar…
PS i ka kërkuar sërish këtë të enjte KQZ-së që të vendosë përfundimisht nisjen e numërimit të votave të ardhura me postë nga shqiptarët në Greqi. Kërkesa e socialistëve vjen pasi prej disa orësh KAS ka shfuqizuar vendimin për pezullimin e numërimit të votave nga Greqia, por ende nuk ka një reagim konkret nga KQZ. Edhe PD i kërkoi kryekomisionerit Ilirjan Celibashi që t’i kërkojë kompanisë postare të bëjë transparente mënyrën dhe bazën ligjore mbi të cilën ka realizuar shpërndarjen dhe mbledhjen e zarfave me vota në Greqi.