Author: tirana

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun Korçë, Niko Peleshi tha se ky qark do t’i japë PS 7 mandate. Pas këngës prezantuese, Peleshi u shpreh se 11 maji do të jetë “vula” për Shqipërinë evropiane. “12 vjet më parë timonin e mori Edi Rama, punuam në çdo cep të Shqipërisë për t’i dhënë fytyrë evropiane. Sot është dita për t’i dhënë vulën ëndrrës së rilinndjes komëbëtare për Shqipërinë evropiane. Shqipëria është Evropa, shqiptarët janë evropianë. Sot jemi në një fushatë që nuk është vetëm e PS, ndaj sot Shqipëria shikon flamurin kombëtar dhe jo të partive. Sot nga zemra e…

Read More

Qarku Gjirokastrës u prezantua me një polifoni kushtuar Evropës, ku dhe drejtuesja politike Mirela Kumbaro ia mori këngës. Kumbaro shprehu bindjen se PS i ka “blinduar” 3 mandate në këtë qark, por synon që të marrë edhe të katërtin, për të shënuar një rezultat historik 4-0. “Kjo ishte vetëm një pikë floriri nga qarku i Gjirokastrës, ku ne si numri 5 i PS, jemi 5 shokë. Me Anilën në nga lugina e Përmetit, me Shyqyriun nga zemra e toskërisë në Memaliaj, me Tërmet Peçin nga zemra e Labërisë në Tepelenë, me Pirro Dhimën nga zemra e Lunxhërisë dhe qafa e…

Read More

“Ku ka si Berati”, çeli fushatën e këtij qarku. Drejtuesi politik i PS-së për Beratin, Ervin Demo tha se në zgjedhjet e 11 Majit do të marrin një rezultat të jashtëzakonshëm. “Nga Skrapari, në Poliçan, nga Dimali në Kuçovë dhe nga Berati i magjishëm. Ne jemi europianë sepse ne jemi krenarë që jemi shqiptarë. Nuk ka rrugë për në BE, nëse nuk ndihemi krenarë për lëkurën tonë. Ne jemi shumë krenarë që në Qarkun e Beratit kanë ndodhur transformime të jashtëzakonshme. Ne jemi me zemër me Edi Ramën. Jemi të bindur se 11 Maj do jetë rezultat i jashtëzakonshëm. Berat-Skrapar…

Read More

“Napoloni” dhe kënga e Parashqevi Simakut “E duam lumturinë”, çeli fushatën e qarkut Tiranë. Drejtueset politike të qarkut të Tiranës, Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali mbajtën fjalën e tyre. Manastiruliu tha se këto 30 ditë do të jenë vendimtare për të vulosur hyrjen e Shqipërisë në BE. “Përshëndetje nga ky shesh, sheshi i besimit, i fitoreve të mëdha për t’u bërë bashkë me çdo shqiptar që tashmë ka bërë zgjedhjen, të ecë përpara me krenari dhe vizion evropian. Këto 30 ditë nuk janë thjesht 30 ditë fushate, por vendimtare për të vulosur një zgjedhje që ka nisur prej kohësh që…

Read More

Qarku Durrës është prezantuar në fushatën e PS me një performancë me këngën italiane “Sarà perché ti amo”. Drejtuesja e qarkut, kryebashkiakja Emirjana Sako tha se synojnë që për këtë qark garën ta mbyllin të paktën me 9 mandate. “Gjej momentin të përshëndes emigrantët që na ndjekin nga rrejttë, qytetarë të Shijakut, Durrësit dhe krijues që do i kemi mbështetje të jashtëzakonshme më datë 11. Hyjmë në këtë garë si fitues me 8 deputetë, do ta përfundojmë garën të paktën me 9 deputetë. Do bëjmë çmos që vota e 11 majit të bashkojë të rinj e të moshuar tek numri…

Read More

Qarku i Kukësit u prezantua me vallen tradicionale të saj. Drejtuesi politik i këtij qarku, Eduart Shalsi tha se PS merr 2 mandate në këtë qark. Ai thumboi opozitën, teksa tha se parti të copëtuara po iu shesin shqiptarëve alternativa të reja. “Nuk kemi parë kurrë më të ndritur këtë shesh, më optimist dhe shpresëdhënës. Teksa po qëndroja , më kujtohet Rama nga kati i dytë i bashkisë shikonte sheshin dhe thoshte ky shesh nuk e meriton emrin e heroit kombëtar. Ne fakt historia e këtij sheshi është histori e tranzicionit shqiptar, nga kioskat të fillim viteve ‘90 dhe projekti…

Read More

Qarku Shkodër u prezantua me “Si ke ndje”, që ishte edhe kënga e fushatës lokale në 2023, ku PS-ja mori fitoren e bashkisë. Benet Beci, drejtuesi politik i Qarkut të Shkodrës, tha se beson që PS mund të marrë më shumë se 5 mandate në Shkodër. “I keni nisur me këtë këngë të fitores së 2023-ës, ‘Si ke ndje zoja Shkodër’. Ishte kënga e zhvillimit. Ajo frymë e zhvillimit ka nisur të shpërndahet kudo: në Pukë, Fushë-Arrës, Vau Dejës, kudo, dhe besoj se fitorja do të jetë më e madhe se në 2023. Shkodra është kthyer në një kantier ndërtimi,…

Read More

Qarku i Elbasanit u prezantua me këngën “Ne ecim përpara”, kënga që shoqëroi fushatën e PS në zgjedhjet e vitit 2021. Drejtuesi politik i këtij qarku, Arbjan Mazniku shprehu bindjen se PS do të marrë 9 mandate në këtë qark. “Ashtu si gurët e këtij sheshi që kanë ardhur nga çdo cep i Shqipërisë, sot nga çdo cep Shqipëria është bashkë, e qartë për drejtimin që do të marrë. Përpara kemi sfidat që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, bërja më në fund realitet e ëndërrës së shqiptarëve për të qenë të barabartë si qytetarë si të Evropës. Elbasani e ka ndarë…

Read More

Qarku i Lezhës spikati me prezantimin në çeljen e fushatës së PS. Nisi me Lahutën e Malësisë, dhe më pas Nikolla i vogël recitoi poezinë Gjuha Shqype të Gjergj Fishtës. Drejtuesi politik i qarkut të Lezhës, Ulsi Manja tha se duan të paktën 4 mandate. “Nuk do flas gjatë, Shqipëria ka qenë prej moti në Europë, por me Ramën dhe PS më 11 maj ne do ta sjellim Europën në këtë shesh për të folur shqip edhe ne njëlloj si gjithë të tjerët në familjen europiane. Votojmë PS për të marrë jo më pak se 4 mandate nga 7 që…

Read More

Drejtuesja politike e PS për qarkun Fier, zv.kryeministrja Belinda Balluku tregoi objektivin që ka në këtë qark për 11 majin. Ajo tha se PS do të marrë 10 mandate deputetësh. “E gjithë Shqipëria do të votojë për PS, Fieri, Patosi, Divjaka. Çdo shqiptar, nuk ka më bukur se kur mblidhemi të gjithë bashkë për të çuar këtë vend përpara si vetëm Edi Rama di. Po kërkojmë një mandat të katërt, duket si shumë për ata që hedhin çdo ditë baltë mbi ne. Ky është mandati i shqiptarëve për një marrëveshje që Rama ka nënshkruar me shqiptarët për të dërguar Shqipërinë…

Read More

Partia Socialiste ka çelur zyrtarisht fushatën zgjedhore për 11 majin. Drejtuesi politik i PS për qarkun Dibër, Blendi Klosi tha se PS do të triumfojë sërish. Gjatë fjalës së tij, Klosi shtoi se PS është një parti që ka kaluar shumë sfida, por më e madhja mbetet mirëqenia e qytetarëve shqiptarë. “Të partisë mbi 100 mijë anëtarë, që merr 1 mln vota në veri e jug, në diasporë po ashtu, e cila fiton zgjedhjet sepse ju ka të gjithë ju me vete. Të partisë që drejtohet nga Rama, vizionari, që shndërroi Shqipërinë në një vend të gatshëm për të hyrë…

Read More

Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim të hapur mbi programin elektoral. Ai tha se ajo që e mban bashkë forcën politike që drejton, është dashuria për Shqipërinë dhe bindja dhe besimi se vendi ynë meriton më shumë. “Ajo që na mban bashkë në këtë udhëtim, në këtë rrugëtim është shumë më e madhe se gjithsecili prej nesh. Është edhe më e madhe se shuma e të gjithë ne bashkë. Është më e madhe se Koalicioni Euroatlantik, është fuqia e pamposhtur e dashurisë për Shqipërinë dhe bindja dhe besimi se Shqipëria meriton më shumë, se Shqipëria meriton të ndahet me 12…

Read More