Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u bën thirrje partive politike që kanë anëtarë në KZAZ dhe në GNV të marrin përgjegjësinë që u takon për të nxitur numëruesit dhe komisionerët në KZAZ-të ku ende nuk ka përfunduar procesi i numërimit të votave, që ky proces të përfundojë brenda afatit ligjor, konkretisht deri në orën 24:00 të ditës së sotme. Nuk ekziston asnjë arsye që ky proces të mos përmbyllet brenda këtij afati. Duke njohur dhe respektuar të drejtën e kandidatëve për deputet për të vëzhguar dhe mbikëqyrur procesin e numërimit, i ftojmë ata të shmangin çdo përfshirje në komunikime të panevojshme…
Author: tirana
Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. MixCollage-15-May-2025-09-59-AM-2139Përmes një postimi në rrjetin e tij social X, kancelari gjerman uron Ramën për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Shqipërisë. Merz e ka nisur urimin në shqip, duke shkruar “Shumë urime” për Ramën. Më pas, kancelari gjerman vijon shkrimin në anglisht duke u shprehur se pret me padurim bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe takimin e parë me Edi Ramën në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë të premten. “Urime Edi Rama për rizgjedhjen tuaj në Shqipëri. Shumë urime! Pres me padurim bashkëpunimin…
1500 punonjës policie nga të gjitha strukturat që përfshijnë Antiterrorin, policinë rrugore, të krimeve dhe rendit, por edhe të policisë bashkiake të Tiranës do të jenë në terren për mbarëvajtjen e samitit. Përgjatë perimetrit të sheshit “Skënderbej” rreth 600 efektivë policie do të ruajnë delegacionet e nivelit të lartë të lidërve evropianë. Garda dhe SHISH do të ketë agjentë të shumtë për të vëzhguar përveç terrenit edhe rrjetet sociale, nëse do ketë thirrje për destabilitet. Po ashtu në të gjitha pikat kufitare janë dërguar të gjitha fotot e personave që dyshohet se kanë prirje ekstremiste të mos lejohen të futen…
Ditën e nesërme, më 16 maj, do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian në Tiranë që do të bëjë bashkë shumë liderë të Evropës, por jo vetëm. Ndërkohë që sot pritet të mbërrijnë në Rinas, disa prej liderëve që janë pjesë e samitit. Kryeministri i Britanisë, Keir Starmer pritet të jetë në Rinas rreth orës 10:30, të paradites së sotme. Shefi i NATO-s, Mark Rutte do të jetë rreth orës 15:30, kurse presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky në orën 18:30. Pritet gjithashtu të vijë në Shqipëri edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen si dhe Presidenti i…
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ka dërguar një mesazh të koduar rivalëve të tij në listën e hapur të PS në Tiranë. Në një videomesazh të postuar në Facebook, Braçe shprehet se do i përgjigjet urimeve për fitoren kur të numërohet vota e fundit. “Do t’u përpiqem kur të numërohet vota e fundit. Si kemi thënë? Ne nuk dorëzohemi, i shkojmë deri në fund!”, tha ai.
Është thelluar diferenca mes Jorda Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, të dy kandidatë të Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore në qarkun e Tiranës. Dy jandidatët janë në “kluftë për mandatin e 13 të koalicionit në Tiranë.Nga të dhënat e deritanishme, Tabaku ka siguruar 11855 vota, ndërkohë Alimehmeti ka marrë besimin e 10858 qytetarëve. Kjo bën që ndërkohë që janë ende edhe 518 kuti për t’u numëruar, diferenca mes të dyve të jetë 997 vota.
Mëngjesin e kësaj të enjteje në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, një automjet ka përplasur për vdekje një 50-vjeçare. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Në qarkun e Fierit janë numëruar 552 nga 587 kuti, sa i përket vota preferenciale. Në këtë qark konkurrencë në listën e hapur ka vetëm në Partinë Socialiste, pasi demokratët nuk kanë arritur të marrin as mandatin e pestë të listës së mbyllur. PS-ja do të marrë shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç atyre pesë të listës së mbyllur. Listën e hapur e kryeson Klevis Jahaj, i ndjekur nga Asfloral Haxhiu dhe Ceno Klosi. Jashtë listës fituese ka mbetur deputeti aktual Nusret Avdulla. Lista e PS- 12 mandateBelinda Balluku (listë e mbyllur)Petrit Malaj (listë e mbyllur)Kiduina Zaka (listë e…
Sot dhe nesër Tirana do të jetë qendra e Europës. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në fjalimin e djeshëm të fitores në sheshin Skënderbej. Sot në kryeqytetin shqiptar mbërrijnë liderët e Këshillit Europian dhe gjithë liderët e BE-së, ndërsa më 16 maj do të vijnë liderët e të gjithë kontinentit me përjashtim të Rusisë. Policia ka publikuar një plan masash të ndërmarra për mbarëvajtjen e takimeve. Njoftimi i policisë: I. BLLOKIM TË ZONËS SË SAMITIT Nga ora 06:00 – 18:00 të datës 16.05.2025, do të jetë i paaksesueshem nga këmbësorë dhe mjete, i gjithë perimetri i sheshit ku do…
Në Parkun Olimpik në Tiranë vijon procesi i numërimit të votave të Diasporës. Nga të dhënat e fundit të përditësuara, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konfirmon se se janë numëruar 121985 zarfe nga 194889 në total. Partia Socialiste vijon të dominojë bindshëm me 65327 ose 54.07% të votave, përkundrejt Partisë Demokratike dhe koalicionit Aleanca për Shqipërinë Madhështore, e cila ka siguruar deri tani 34093 vota ose 28.22%. Rezultati sipas KQZ: Në vend të tretë renditet koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 10078vota ose 8.32%. Aktualisht vijon të numërohet edhe vota preferenciale për kandidatët, të cilët garuan në lista të hapura në 12…
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotot e shkrepura gjatë fjalimit të tij të fitores, të mbajtur një ditë më parë. Krahas fotove ai ka ndarë edhe mesazh falenderimi për të gjithë ata që e besuan për një mandat të katërt. “MIRËMËNGJES 🇦🇱 dhe me falenderimet që kurrë s’mjaftojnë për privilegjin e gjithë këtij besimi, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kjo e enjte do të jetë me mot të alternuar, mes kthjellimeve dhe vranësirave. Temperaturat këtë mëngjes kanë shënuar 7°C, ndërsa vlera maksimale gjatë ditës pritet të arrijë në 26°C. Era do të fryjë me shpejtësi deri në 50 km/h, duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.