Nga Ben Blushi Për gati dy orë isha i ftuar në podcastin e dy këngëtarëve të mrekullueshëm, dy rokerave me zë të ngjirur, Renis Gjokës dhe Gent Bushpepës, ku pervecse nuk këndova, bëra cdo gjë tjetër që bëhet në një garazh, pra muhabet cunash që tregojnë historitë e tyre me alkoolin, vajzat dhe cigaren e plot vese të tjera që duhet ti kalosh përpara se të bëhesh burrë. Unë i kam kaluar të gjjtha këto dhe për fat më ka mbetur edhe një ves, letërsia për të cilën fola shumë me Renisin që më kishte lexuar disa libra dhe Gentin…
Author: tirana
Partia Socialiste ruan epërsinë në qarkun Tiranë, duke siguruar deri tani 19 mandate, ndërsa PD-ASHM ka 13 mandate. Procesi i numërimit të votave preferenciale vijon ende. PS-ja fut në Kuvend 12 lista e mbyllur ndër ta emra të njohur me në krye Edi Ramën, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali, Taulant Balla, Lindita Nikolla, Igli Hasani dhe Adea Pirdeni. Deri në këtë fazë të numërimit,mandate të tjera janë fituar përmes votës preferenciale, ku deri tani janë : Blendi Gonxhja me 10042 vota, Ervin Hoxha me 6330 vota, Fatmir Xhafaj me 5222 vota, Erion Braçe me 5418 vota, Ornaldo Rakipi me 3603 vota,…
Edhe pse në heshtje për zgjedhjet ku PS-ja ka fituar thellë me 83 mandate, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur për të folur për rrjetin ndërkombëtar të televizionit polak në gjuhën angleze për kritikat nga vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve të së dielës. ”Raportet janë krijuar që të jenë të balancuar, që të pasqyrojnë çdo anë madje edhe pretendime. Raportet po ashtu janë bërë që tëkorrigjohen gjatë rrugës pasi kemi të bëjmë me një raport paraprak. Ne e marrim kriticizmin në këtë raport me vullnetin e mirë për të parë ato që janë shqetësime reale. Unë mendoj se këto ishin zgjedhjet më…
Europa do të jetë në Tiranë, dhe Shqipëria do të shndërrohet në kryefjalë në mbarë rajonin. Ndaj Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe kryeministri Edi Rama, u kanë drejtuar një ftesë të perbashkët liderëve nga BE-ja dhe më gjerë që marrin pjesë në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian që mbahet të enjten dhe premten në Tiranë. Në letër Costa e Rama shprehen se Evropa po përballet me një moment historik, të shënuar nga sfida të shumëanshme dhe komplekse. Motoja e samitit Evropa e re në një botë të re: Unitet-Bashkëpunim-Veprim i Përbashkët. “Mbështetur në ecurinë e samiteve…
Në Tiranë po vijon numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 311 nga 1282 kuti votimi. PS-ja ka marrë 19 mandate, ç’ka do të thotë se do të fusë edhe shtatë deputetë nga lista e hapur, përveç 12 deputetëve të listës së mbyllur. Në listën e hapur deri tani më shumë vota ka marrë Blendi Gonxhja, i ndjekur nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxhaj dhe Fatmir Xhafaj. Një vend në shtatëshen e parë është edhe për Erion Braçen, Antonela Dedejn dhe Anila Denajn. Partia Demokratike për momentin është me 13 mandate…
Për disfatën në zgjedhjet parlamentare, PD akuzon pushtetin. Ndaj dhe Sali Berisha do të udhëtojë të enjten drejt Brukselit një ditë para protestës së paralajmëruar për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit. Kreu i PD-së do të marrë zyrtarisht pjesë në samitin e IDU-Bashkimit Demokratik Ndërkombëtar, një organizatë e partive të djathta dhe të qendrës së djathtë nga e gjithë bota , por agjenda e tij e plotë nuk është bërë ende publike. Protesta është thërritur në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe liderët e të gjithë shteteve të…
Partia Socialiste do të çojë në Kuvendin e Shqipërisë edhe pesë deputetë të listës së hapur nga qarku Elbasan, përveç atyre pesë të listës së mbyllur. Më e votuara nga kandidatët, deri më tani rezulton Sara Mile. Në listën fituese janë edhe Sajmir Hasalla dhe Olsi Komici, ndërkohë që jashtë kanë mbetur deputetët Shkëlqim Bullari, Luan Duzha, Desantila Tahiraj dhe Florenc Spaho. Lista e PD Tomor Alizoti (listë e mbyllur)Edmond Haxhinasto (listë e mbyllur)Klodiana Çapja (listë e mbyllur)Blendi Himçi (listë e mbyllur) Lista e PS Arbjan Mazniku (listë e mbyllur)Bora Muzhaqi (listë e mbyllur)Ermal Elezi (listë e mbyllur)Adi Qose (listë…
Sali Berisha ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve që e nxjerrin presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta jashtë Parlamentit. Ai mbrojti Metën duke e cilësuar “viktimë të terrorit politik” dhe duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e drejtësisë si mjet për të goditur kundërshtarët politikë. ”Ilir Metës i bëhet lufta më e egër që i është bërë ndonjëherë ndonjë njeriu nga armiku i votës së lirë, Edi Rama. Ta mbash në burg për të fituar është terror politik”,-u shpreh Berisha. Në të njëjtën dalje për shtyp, kreu i PD vlerësoi listën e hapur të partisë që ai drejton, duke…
Sali Berisha doli në një konferencë të dytë, pas të djeshmes. Këtë herë, kreu i selisë blu tha për mediat se PD dhe opozita po përgatisin luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës të shqiptarëve. Berisha teksa denoncoi vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit, akuzoi Ramën duke thënë se është gati ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për të marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve. Nga ana tjetër, Berisha thotë se me dokumente dhe fakte do të informojnë kongresin e SHBA për grabitjen e zgjedhjeve, si edhe të gjitha kancelaritë europiane. Edhe pse në fakt, të liderët e BE ”certifikuan”…
Partia Socialiste në qarkun Durrës, po ruan avantazhin duke siguruar 7 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha arrin të marrë vetëm tre deputetë nga lista e mbyllur. PS siguron 4 deputetë përmes listës së mbyllur: Klodiana Spahiu, Milva Ekonomi, Loer Kume dhe Skënder Pashaj. Ndërkohë, nga votat preferenciale, sigurojnë mandate Aurora Mara me 8271 vota, Arkend Balla me 5264 vota dhe Ani Dyrmishi dhe Etleva Budini. Nga ana tjetër, PD-ASHM arrin të marrë vetëm 6 mandate në Durrës përmes listës së mbyllur: Oerd Bylykbashi, Igli Cara, Gent Strazmiri. Ajo që bien në sy është se i përjashtuari nga…
Në qarkun Fier po vijon numërimi i votave për kandidatët. PS do të marrë 7 mandate në listë të hapur e cila deri në këto momente kryesohet nga Klevis Jahaj, i ndjekur nga Asfloral Haxhiu dhe Ceno Klosi, ndërsa Zegjine Çaushi fenomeni i rrjeteve sociale arriti maksimumin në Roskovec, duke renditur ndër fituesit e listës së hapur. Jashtë listës fituese deri në këto momente ka mbetur deputeti aktual Nusret Avdulla. Në KZAZ- në nr. 60 ka filluar numërimi i kutive të para. Asfloral Haxhiu është mjeku që do të jetë në Kuvend, dhe në këto zgjedhje deri më tani ka…
Një tjetër aksion është ndërmarrë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në kuadër të hetimeve për krime zgjedhore, kjo duke u fokusuar në qytetin e Shkodrës dhe Fierit. Në Shkodër janë shoqëruar disa persona që dyshohen për përfshirje në veprime të paligjshme gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Aksioni është zhvilluar me urdhër të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar dhe ka përfshirë kontrolle personale dhe të automjeteve. Veprime të ngjashme janë kryer edhe në Fier, në bashkëpunim me Policinë Vendore, lidhur me një tjetër procedim penal në hetim…