Author: tirana

Dashi Keni një vizion të qartë, por shmangni përplasjet e drejtpërdrejta. Më mirë të dëgjoni dhe më pas të veproni. Impulsiviteti mund të krijojë tension. Numëroni deri në dhjetë përpara se të flisni. Demi Do të jetë një ditë e shkëlqyeshme për të kryer gjithçka që e keni shtyrë. Vëmendjet e vogla kanë më shumë ndikim se fjalimet e mëdha. Binjakët Do të jeni të kthjellët dhe të shkëlqyer. Do të jetë një kohë e mirë për të hedhur një ide. Do jetë një ditë e lehtë, perfekte për ata që duan të kthehen në lojë. Gaforrja Shmangni sjelljen e…

Read More

Kryeministri Edi Rama, thotë se PS synon të marrë 1 milionë vota në zgjedhjet e 11 majit, përfshi edhe ato të emigrantëve. Rama gjatë një takimi në Durrës, tha se në këtë qark PS synon 9 mandate deputetësh. Ai shtoi se sot PS është në momentin njëlloj si PD në mars të vitit 1992, kur u votua masivisht për të mbyllur 50 vite të komunizmit. “Në vitin 1992, jo të gjithë ishin me PD, por e votuan masivisht pasi donin të mbyllnin atë faqe. Por në mars ’92 shqiptarët llogarinë me historinë e bënë si duhet dhe e votuan masivisht.…

Read More

Pas akuzave të Belind Këlliçit se në operacionin e SPAK në Elbasan, Policia e Shtetit nuk ka zbatuar disa urdhra, Euronews Albania ka pyetur tek ky insitucion lidhur me këto pretendime. SPAK i hodhi poshtë këto pretendime dhe u shpreh se ka pasur bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë të Policisë së Shtetit, si dhe të Drejtorisë së Policisë Vendore të Elbasanit.Kërkesa për Informacion e Euronews Albania drejtuar SPAK dhe BKH. Përgjigja e SPAK-ut: Sot, më datë 10 Prill 2025, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kryer disa veprime hetimore në qytetin e Elbasanit, për të…

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë në Durrës. Ai tha se anëtarësimi në BE është garancia se drejtësia dhe shteti do të funksionojë siç duhet pavarësisht se kush qeverisë. ”Nëse mbyllim këtë kapitull të historisë, mbyllim njëkohësisht të gjitha ato plagë. Diskriminimin që na kanë vendosur në një pozitë më të vështirë në krahasim me popujt e tjerë, një popull që është përbuzur dhe shtypur, jo vetëm nga të huajt, por shpesh edhe nga vetvetja. Pozicioni në BE e bën më të lehtë për ne të arrijmë disa gjëra, që duken janë të thjeshta, por s’janë të…

Read More

Lulzim Basha në takimin me gratë dhe vajzat foli për pikat e programit për familjen. Ai theksoi rëndësinë e zgjedhjes që do të bëhet më 11 maj. Basha tha se qytetarët do të zgjedhin mes një të ardhmeje më të mirë për familjet e tyre dhe Shqipërinë, apo vazhdimit të politikave të Edi Ramës me 7×7=313. Pjesë nga deklarata Më 11 maj duhet të bëni një zgjedhje. Pyetja që duhet t’i bëni vetes është, a besoj tek familja ime, apo besojmë tek Edi Rama, se të dyja nuk rrinë bashkë. A besojmë tek një e ardhme më e mirë për…

Read More

Nesër (11 prill) partitë politike çelin zyrtarisht fushatën për zgjedhjet. Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore do të çelë e para fushatën. Në sheshin “Nënë Tereza” po punohet për ndërtimin e skenës së mitingut hapës. Berisha nuk premtoi surpriza të mëdha. Partia Socialiste fushatën e hap zyrtarisht më 12 prill në orën 12, simbolikë që lidhet me 12 yjet në flamurin e BE, destinacion që socialistët e kanë premtim kryesor. E premtja e datës 11, teksa PD përgatitet për mitingun hapës, PS do ta gjejë në terren në takime masive në 12 qarqet e vendit me gratë. Dy…

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit, në Durrës. Rama tha se aktualisht është koka për cilësi dhe jo për sasi, duke kërkuar që të rritet cilësia e shërbimit. Për të Shqipëria tashmë duhet të synojë ata turistë që konsumojnë më shumë. ”Nuk është më koha e sasisë, por e cilësisë. Nuk është më koha e hedhjes së parave kuturu. Është koha që çdo qindarkë të investuar ta investojë në cilësi sektori privat, në cilësinë e shërbimeve. Ne nuk duhet të rrisim numrat pafundësisht, por të rrisim numrin e turistëve që konsumojnë më shumë.…

Read More

Belind Këlliçi akuzoi Policinë për moszbatim të një urdhri të SPAK në lidhje me kontrollet në tregun e Elbasanit. Vetë Policia i ka cilësuar akuzat si “të pavërteta dhe shpifje politike”. Në një reagim publik për mediat, Policia shprehet se është e indinjuar nga sulmet e përsëritura të përfaqësuesve të PD. Kjo theksuar se akuzat synojnë të dëmtojnë imazhin e institucionit dhe të frenojnë zbatimin e ligjit në territor. Deklarata e plotë Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për përpjekjet e vazhdueshme të përfaqësuesve të subjektit politik “Partia Demokratike” për të përbaltur punën e Policisë së Shtetit, punë e…

Read More

Pas katër ditë kërkimesh intensive nga toka dhe ajri, është gjetur i vdekur 27-vjeçari nga Kishaj i Hasit, Ajet Lleshi. Sipas skuadrës së kërkimit dhe banorëve të zonës që ndodheshin në vendngjarje, trupi i të riut është gjetur pa dëmtime të jashtme. 27-vjeçari është gjetur në vendin e quajtur “Kurora e Mujës”, në bjeshkët e Domajve të Hasit. I riu mund të ketë vdekur si pasojë e të ftohtit, mbulimit nga bora dhe ndonjë problemi shëndetësor. Kjo gjë përforcohet edhe nga biseda e fundit telefonike me të atin, pas humbjes së kontaktit mesditën e së dielës, më 6 prill, ku…

Read More

Gjykatësja e procedurës paraprake vendosi për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Bashkim Smakajt, lidhur me aktakuzën për pengim të administrimit të drejtësisë. Kështu u bë e ditur nga zëdhënësja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Angela Griep, në konferencën javore të enjten. Griep tha se në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, kishte zhvillime të rëndësishme gjatë muajve mars dhe prill, ku theksoi se më 26 mars, trupi gjykues miratoi kërkesën e Prokurorisë për të lejuar një dëshmitar të dëshmonte përmes video-lidhjes për arsye shëndetësore dhe sigurie, vendim…

Read More

Gjatë ceremonisë së posaçme të zhvilluar në Asamblenë Komunale të Gjilanit, presidenti Bajram Begaj shprehu mirënjohje për këtë nderim. Kreu i Shtetit deklaroi se e pranon me përulësi të jetë Nderi i Gjilanit, një qytet i traditës, historisë, sakrificës dhe qëndresës. ”Ky titull u përket të gjithë shqiptarëve, që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës qëndruan pranë dhe krah jush, si pjesë e pandashme e një trungu të përbashkët”,-tha Begaj. Kreu i Shtetit u zotua se Shqipëria ka qenë pranë Kosovës dhe bashku duhet ta shohin të ardhmen drejt BE.”Dy shtete, një komb, një gjuhë, një gjak.…

Read More

Numri i zgjedhësve mbetet enigmatik. Shifra e publikuar nga Ministria e Brendshme nuk përputhet me numrin e zgjedhësve të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Sa është numri i saktë i shqiptarëve që votojnë në 11 maj? Numri i saktë i shqiptarë që votojnë në 11 maj do të duhej të ishte një formalitet, por dy institucionet e përfshira në këtë proces nuk gjejnë sinkronizim në shifra. Ministria e Brendshme në datën 2 prill publikoi ekstraktin final, duke njoftuar se në parlamentare te 11 majit janë të ftuar të marrin pjesë 3,713,761 votues, brenda dhe jashtë vendit. Dy ditë më…

Read More