Një autobus është përfshirë nga flakët mesditën e së premtes në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pranë godinës së Ministrisë së Jashtme. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit që përfshinë autobusin.
Author: tirana
Pamje të mrekullueshme të delfinëve që ‘luajnë’ pranë gomones me turistë janë kapur në gjirin e Vlorës. Grupi i turistëve që ishin duke eksploruar me gomone gjirin e Vlorës dhe për të shkuar drejt Gadishullit të Karaburunit janë shoqëruar nga delfinët.
Kina ka njoftuar një tarifë të re prej 125% për importet amerikane, shkruan BBC. Kjo është një rritje e dytë e tarifave doganare e cila duket se shton tensionin në një luftë tregtare që rrezikon të dëmtojë zinxhirët globalë të furnizimit. Ministria e Financave e Kinës deklaroi se nëse SHBA këmbëngul që të vazhdojë të shkelë interesat e Kinës në mënyrë thelbësore, Kina do të marrë kundërmasa vendimtare dhe do të luftojë deri në fund. “Vendosja nga SHBA e tarifave anormalisht të larta ndaj Kinës shkel rëndë rregullat ndërkombëtare dhe ekonomike të tregtisë, ligjet themelore ekonomike dhe sensin e zakonshëm…
Policia italiane kapi në flagrancë një 28-vjeçar shqiptar duke shitur drogë në lagjen Don Bosco të Bolzanos. Pas kontrollit në banesën e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi kokaine. Sipas një njoftimi për shtyp nga komisariati, oficerët panë një burrë duke i dorëzuar disa pako me kokainë një blerësi në rrugën Buozzi mëngjesin e së shtunës. Më pas i dyshuari raportohet se ka tentuar të arratiset dhe të hedhë çelësat e banesës së tij, të cilat u gjetën nga policia, e cila më pas i përdori për të hyrë në shtëpinë e të dyshuarit. 28-vjeçari, i cili kishte…
Sot çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 majit. Edi Rama do ta hapë këtë fushate me një takim të madh me gratë që do ta mbajë pasdite në teatrin e Operas dhe Baletit. Ndërsa nesër në mesditë, mitingu në Sheshin “Skënderbej” do të ndeze motorët e takimeve në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ndërsa Berisha nis fushatën nga sheshi “Nënë Tereza” mbrëmjen e sotme.
Shtetet e Bashkuara do të identifikojnë shkaqet e autizmit deri në shtator, tha të enjten Sekretari i Shëndetësisë Robert Kennedy Jr., duke vendosur një afat specifik për t’i dhënë një përgjigje pyetjes që shkencëtarët nuk kanë arritur të sqarojnë për dekada. Shtetet e Bashkuara do të identifikojnë shkaqet e autizmit deri në shtator, tha të enjten Sekretari i Shëndetësisë Robert Kennedy Jr., duke vendosur një afat specifik për t’i dhënë një përgjigje pyetjes që shkencëtarët nuk kanë arritur të sqarojnë për dekada. Diagnozat e autizmit në SHBA janë rritur ndjeshëm që nga viti 2000, duke rritur shqetësimin e publikut. Në…
Ditën e sotme priten transferimet e para të emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjadrit në Shqipëri, e kthyer me dekret të qeverisë italiane në CPR (Qendra e Paraburgimit për Riatdhesimin). Për të katërtën herë, qeveria italiane po tenton të transferojë emigrantët në anën tjetër të Adriatikut. Këtë herë, megjithatë, nuk duhet të ketë ndonjë surprizë të veçantë falë dekretit të 28 marsit të kaluar që lejon transferimin jo vetëm të azilkërkuesve të përgjuar në det, por edhe të migrantëve të parregullt, të cilëve komisioneri i policisë u ka dorëzuar dekretin e dëbimit dhe një gjyqtar ka vërtetuar qëndrimin e…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Moravë të Beratit, teksa raportohet se një 50-vjeçar ka ndërruar jetë në spital si pasojë e përplasjes së fortë. Mësohet se janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç. Ky i fundit ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar drejt spitalit, ku ka humbur jetën më pas. Njoftimi i policisë: Informacion paraprak/Rreth orës 07:30, në fshatin Moravë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin F. P., 31 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin E. I., 50 vjeç. Si pasojë…
Shtyhet per ne date 15 prill ora 14 seanca paraprake per Sali Berishen. Shkak mungesa e avokatit mbrojtes te Xhimi Begese.
Partia Demokratike nis sot në orën 19:00 në sheshin Nënë Tereza zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Kreu i PD Sali Berisha, do të jetë një nga folësit politikë, ndërsa tjetri që pritet të ketë një komunikim do të jetë edhe strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita i cili pritet të mbërrijë në Shqipëri mbrëmjen e sotme. Ndërkohë që në podium pritet të ngjiten edhe qytetarët të cilët do të rrëfejnë historitë e tyre, qytetarë të cilët vijnë nga shtesa të ndryshme. Më 12 prill do të prezantohet programi ku kandidatët sipas një udhëzimi do të…
Kryeministri Edi Rama nga ndarë pamje nga puna që po vijon për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ky investim do të përmbushë plotësisht të gjithë kërkesat e zhvillimit të programit të Manchester City Football School dhe akademisë elitë. “Mirëmëngjes dhe me punën që vijon për ndërtimin e kompleksit të Akademisë së Futbollit Dyrrah City, për të përmbushur plotësisht të gjithë kërkesat e zhvillimit të programit të Manchester City Football School dhe akademisë elitë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Vijon moti të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimti të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore. Kjo do të bëjë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante gjatë gjithë paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.…