DASHI Gjatë orëve të ardhshme do të jetë e rëndësishme ta sqaroni se çfarë dëshironi. Sa i përket punës, mund të lindin mundësi të reja, por do të jetë thelbësore të mos merrni vendime të diktuara nga impulsiviteti. Do të jetë thelbësore të flisni hapur dhe qartë për të shmangur keqkuptimet. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e enjte, 15 maj 2025), kushtojini pak kohë vetes, përpiquni të ndiqni atë që ju thotë zemra juaj, veçanërisht në çështjet e dashurisë. Beqarët do të jenë në gjendje të përqendrohen te pasionet e tyre në kohën e lirë. Sa i përket punës,…
Author: tirana
Në fjalimin e fitores së thellë të PS në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit me 83 mandate, kreu i socialistëve Edi Rama falënderoi publikisht edhe bashkëshorten Linda Rama. ”Falënderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë që unë vazhdoj të mos arrij ta mund dot, por shyqyr që më pranon në qeverinë e unitetit, Linda Ramën, mamanë e paepur të Zahos, nënën kryelartë të Reas dhe shoqen besnike të Gregut. Linda është shtylla që i mban të katërt këndet e këtij tavani, shumë faleminderit grua. Besoj se unë flas edhe në emrin tënd, duke falënderuar Zahon, i cili…
Në fjalimin e fitores në sheshin “Skënderbej”, kreu i PS-së Edi Rama ndër të tjera edhe përgëzoi udhëheqësit e partive të vogla opozitare që, sipas tij i mbijetuan presionit jo të vogël të ajrit mes forcave të mëdha kryesore. Sipas shifrave, partitë e vogla, të reja, kanë bashkë mbi 120 mijë vota. ”I përgëzoj udhëheqësit e partive të vogla opozitare, që i mbijetuan presionit jo të vogël të ajrit mes forcave të mëdha kryesore. Uroj që të mos ecin më tej në gjurmët e opozitës së vjetër dhe të falimentuar totalisht, por të gjejnë mënyrat për t’u rritur si alternativa.…
Edi Rama ka zhvilluar një takim falënderues me qytetarët në Sheshin Skënderbej në Tiranë, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Rama tha se këto zgjedhje përballën Shqipërinë që di çfarë bën dhe nuk ndalet duke u ngjitur lart e më lart, me Shqipërinë që vetëm shan e mallkon, duke u ulur sipas tij, poshtë e më poshtë. Në vijim të sulmeve të tij ndaj opozitës, Rama tha gjithashtu se shqiptarët zgjodhën mes një Shqipërie gjithnjë e më të mirë, të udhëhequr me krenari dhe një Shqipërie me sy të nxirë nga grushtat e urrejtjes politike (duke…
Kreu i PS-së, Edi Rama po mban fjalimin e fitores së 83 mandateve në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. Rama falenderoi të gjithë shqiptarët që votuan për Shqipërinë që ecën drejt Europës dhe që zgjodhën rrugën e BE-së dhe braktisën errësirën e gropës dhe “kapeles fake” që “shan dhe mallkon”. “Ja ku u rikthyem përsëri këtu 33 ditë nga dita që u nisëm, fillimisht me gratë dhe vajzat komando të PS-së, në të 12 qarqet dhe pastaj në të gjithë nga sheshi i Skënderbeut për të mbledhur çfarë mbollëm me shumë punë dhe mund për 4 vite me radhë në…
Qarku i Shkodrës vijon numërimin për kandidatët e listës së hapur, të cilët do të jenë pjesë e Parlamentit në shtator. Votuesit e këtij qarku i kanë ndarë mandatet pesë për Partinë Demokratike, katër për Partinë Socialiste dhe dy për Partinë Socialdemokrate. Sa i përket listës së hapur, vetëm Partia Demokratike ka mundur të fusë në Kuvend një deputet. Nga 405 kuti, deri tani janë numëruar 404 të tilla, ku si rezultat në Kuvend futet ish-kryetari i bashkisë Shkodër, Bardh Spahia. PS në Shkodër nuk ka arritur të sigurojë një vend në Parlament për kandidatët e saj në listën e…
Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak të ngjarjes, do të ketë masa të shtuara sigurie, bllokime rrugësh dhe trafik të rënduar në Tiranë dhe zonat përreth. Pasagjerët që udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës këshillohen të nisen 3 deri në 4 orë përpara fluturimit. Rekomandohet kontrollimi i rregullt i njoftimeve nga linjat ajrore. Sugjerohet gjithashtu të bëhet check-in online dhe karta e imbarkimit të mbahet në telefon. Në aeroport mund të ketë kontrolle shtesë sigurie, ndaj bashkëpunimi i udhëtarëve është i…
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, thotë se procesi i numërimit të votave në përgjithësi ka shkuar mirë, me ngarkesa të karakterit procedurial. Sipas tij, janë rreth 58 KZAZ ku ka përfunduar totalisht procesi, edhe ai i vlerësimit të votave për kandidatë. ”Janë në përfundim edhe 10 KZAZ të tjera, procesi po ecën ngadalë në KZAZ-në nr.30 dhe 32”. Pse u mor vendimi për të lënë mënjanë votat e Greqisë? ”Qëllimi i aktit të nxjerrë nga ana ime ishte për të disiplinuar procesin nga pikëmapja logjistike. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve e gjykoi ashtu, sikur shkon përtej kompetencës së komisionerit. Duke parë se…
Për humbjen në zgjedhjet e 11 Majit, Sali Berisha ka thirrur në një takim drejtuesit politikë të PD-së për qarqet. Takimi pritet të zhvillohet në orën 20:30 në selinë e Partisë Demokratike. Në fokus të takimit të tyre do të jetë rezultati i zgjedhjeve, për të cilat, Berisha thotë se ishin “farsë elektorale”. Ai ka premtuar “betejë për votën e lirë” dhe më 16 Maj, ditën e samitit të Komunitetit Politik Europian, Berisha ka paralajmëruar një protestë. Drejtuesit politikë të qarqeve për PD-në janë: Tiranë-Belind KëlliçiDurrës-Oerd BylykbashiShkodër-Luçiano BoçiLezhë-Agron GjekmarkajFier-Gazment BardhiElbasan-Tomor AlizotiKorçë-Ivi KasoKukës-Flamur HoxhaGjirokastër-Tritan ShehuVlorë-Bujar LeksajBerat-Eno BozdoDibër-Xhelal Mziu
Programi “Goca dhe Gra” starton në prime time në orën 21:00 çdo të shtunë në ekranin e Top Channel. 5 bashkëmoderatoret e këtij sezoni, për herë të parë në tryezën e diskutimeve do të jenë Kleoniki Delijorgji, Loredana Brati, Gerta Gixhari, si dhe Egla Ceno, Rudina Dembacaj nga sezoni i shkuar. “Goca dhe Gra” është talk show që bën bashkë pesë moderatore dhe të ftuara njëkohësisht, aty ku trajtohen tema të mprehta dhe çështje të përditshme nga një këndvështrim ndryshe.
Me mbi 57 mijë vota të fituara në rang kombëtar, koalicioni “Nisma-Shqipëria Bëhet”, rezulton forcë e tretë politike në vend deri më tani. Këto vota janë konvertuar në vetëm një mandat për koaliconin e drejtuar nga Adriatik Lapaj, falë edhe ligjit elektoral në fuqi. Për këtë fakt duket se është revoltuar vetë Lapaj, i cili ka shpërthyer ashpër ndaj kritikëve për mandatin e tij të vetëm, përmes një postimi në rrjetin sociale Facebook. “Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar”, shkruan Lapaj. Postimi Nuk është 1…
Nga Ben Blushi Për gati dy orë isha i ftuar në podcastin e dy këngëtarëve të mrekullueshëm, dy rokerave me zë të ngjirur, Renis Gjokës dhe Gent Bushpepës, ku pervecse nuk këndova, bëra cdo gjë tjetër që bëhet në një garazh, pra muhabet cunash që tregojnë historitë e tyre me alkoolin, vajzat dhe cigaren e plot vese të tjera që duhet ti kalosh përpara se të bëhesh burrë. Unë i kam kaluar të gjjtha këto dhe për fat më ka mbetur edhe një ves, letërsia për të cilën fola shumë me Renisin që më kishte lexuar disa libra dhe Gentin…