Author: tirana

Presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq të mërkurën nga një seri tarifash të ashpra. Kjo që synonin miqtë dhe armiqtë në një përpjekje të guximshme për të ribërë rendin ekonomik global. Ndihmësit kishin ngritur në heshtje alarmin për tregjet financiare. Njerëzit do të paguanin më shumë për të blerë shtëpi ose për të shlyer borxhin e kartës së kreditit për shkak të normave më të larta të interesit. Bizneset që kërkojnë të zgjerohen do të paguajnë më shumë për kreditë e reja. Sekretari i Thesarit Scott Bessent dhe Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick paraqitën një front të bashkuar. Kjo i…

Read More

Deputetja dhe njëherësh kandidatja e PS, Blerina Gjylameti shprehet e bindur se PS do të sigurojë më 11 janar mandatin e katërt. Duke folur në “Top Story” me Grida Dumën, Gjylameti nënvizoi se Shqipëria do të kishte një qeverisje më të mirë në raste se opozita do ishte në një gjendje tjetër. Pjesë nga deklarata Po të shikojmë palën përballë, ka pjesën më të madhe të listës së mbyllur, ka shumë pak të rinj në pjesën e listës së mbyllur. Tek ana jonë kemi të rinj pothuajse me po aq eksperiencë dhe te e mbyllura. Po të shikosh nga ku…

Read More

Kryeministri Edi Rama edhe këtë të enjte i bën thirrje qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit. Kryeministri u kërkoi qytetarëve që t’i bashkohen PS-së për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e Bashkimit Europian. ”Voto 5. Bashkohu me mua e PS më 11 maj, me dashuri për Shqipërinë dhe vendosmëri për ta vendosur flamurin kuqezi në oborrin e Bashkimit Europian”, shkruan Rama.

Read More

Prada ka njoftuar blerjen e markës së njohur Versace për 1,375 miliardë dollarë. Ky është një hap i madh për të bashkuar dy nga emrat më të njohur të modës italiane, në një industri ku dominimi kryesor i përket konglomerateve franceze. Prada ka arritur të mbajë një pozicion të qëndrueshëm në treg pavarësisht rënies së kërkesës globale për mallrat e luksit, Versace ka operuar me humbje vitet e fundit. Me këtë blerje Prada synon të rigjallërojë. Marrëveshja vjen pak pas njoftimit të largimit të Donatella Versace-s nga posti i drejtueses krijuese, duke shënuar një fund epoke për markën që u…

Read More

Lulzim Basha i shoqëruar nga kandidati për deputet Rajmond Dervishi, ishin në një takim me inxhinierë dhe banorë të Vorës ku diskutuan për problemin e pronave. Basha tha se Shqipëria është i vetmi vend që pasi ra regjimi komunist, nuk ka zgjidhur ende këtë problem. ”Kur ti s’ke letrat e pronës, ti nuk shkon dot në bankë e t’i thuash kjo është prona ime, më jep një hua. Dhe përgjegjësinë më të madjhe për këtë e kemi ne. Sepse pronat me të vërtetë i sekuestroi regjimi komunist, po kudo ku erdhi në pushtet e djathta, apo një forcë anti-komuniste, gjëja…

Read More

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato ishin në një nga pikat e kontrollit në hyrjen lindore të Tiranës, Kjo për të inspektuar masat që janë ndërmarrë për menaxhimin e trafikut. Ministri Hoxha foli mbi rëndësinë e sigurisë rrugore, si një nga elementët kyç për qarkullimin e lirë të mjeteve, njerëzve dhe mallrave. Hoxha nënvizoi se janë duke u forcuar kapacitetet për të siguruar rrugë të sigurta, sidomos në periudhën e zhvillimit të infrastrukturës. “Rrugët që janë në zhvillim kërkojnë një siguri rrugore të shtuar dhe më shumë vëmendje nga Policia Rrugore”, u shpreh ministri.…

Read More

Olta Gixhari ka komentuar situatat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka diskutuar për pjesën e finales ku në një ballafaqim mes Gerta Gixharit dhe Rozana Radit, shkoi kjo e fundit. E njëjta diskutoi një fenomen që po ndodh në rrjete sociale, në rastin kur humb apo fiton një person. Mes tjerash ka bërë thirrje që të votohet motra për në finalen e madhe duke shtuar se e meriton. Reagimi i plotë Kam vënë re një fenomen të çuditshëm të rinia shqiptare, pse them te rinia shqiptare sepse më së shumti ky lloj fenomeni ka filluar të ndodh…

Read More

Edhe pse vendi është në prag të zgjedhjeve, Faik Basha ka dhënë dorëheqjen nga Partia e Lirisë. Për të ky vendim vjen pas “një periudhe të gjatë reflektimi dhe analizimi të situatës aktuale në Partinë e Lirisë”. ”Vendimi im për tu dorëhequr nga Partia e Lirisë është i nevojshëm për të ruajtur principet e mia dhe përkushtimin ndaj interesit publik. Gjatë periudhës që kam qenë pjesë e kësaj partie, kam vënë re një mungesë të theksuar të meritokracisë. Përparimi i individëve të aftë dhe të përkushtuar shpesh zëvendësohet nga praktika të servilëve dhe privilegjeve të paarsyeshme. Kjo ka sjellë një…

Read More

Në qarkun e Fierit vijojnë përplasjet mes Gazment Bardhit dhe kandidateve për deputete të PS. Kësaj radhe është Kiduina Zaka, kandidate në bashkinë e Lushnjes. Ajo i ka kthyer përgjigje akuzave të bëra nga Bardhi një ditë më parë, gjatë një takimi të PD në kētë bashki. “Ke filluar po merresh me tre figura shumë të dashura për lushnjarët Gaz, po s’do nxjerrësh gjë në dritë, më beso. Edhe mos u tensiono se të bën keq për shëndetin mendor, më dëgjo mua se jam psikologe”, thotë Zaka në një video të publikuar në faqen e saj në rrjetet sociale. Kandidatja…

Read More

Vrasja e 23-vjeçares Ilaria Sula nga ish-i dashuri i saj, Mark Samson, ka marrë përmasa edhe më të errëta. Një nga dëshmitarët kyç, Maher, mik i afërt i Samsonit, ka treguar për sjelljet e çuditshme dhe të dyshimta të këtij të fundit në ditët që pasuan ngjarjen tragjike të ndodhur mes 25 dhe 26 marsit në Romë. Sipas tij Marku është një përbindësh. “Marku nuk ishte tip agresiv, as xheloz. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë një mizori të tillë. Ai është një përbindësh, e përsëris. Gjithmonë e kam menduar si një djalë inteligjent, por të kesh këtë ftohtësi është…

Read More

Videoja virale e luanit që kafshoi një burrë, rreth të 50-ve, në kokë, ka ndodhur në Fier. Sipas autoriteteve ngjarja ka ndodhur në fshatin Zharrëz. 52-vjeçari Altin Hajdini e mbante në shtëpinë e tij kafshën e egër. Hajdini është pyetur në policinë e Fierit ku ka deklaruar se luanin në rrugë pranë Lushnjës dhe e ka mbajtur kafshën banesë. E çuditshme është deklarata e tij se tashmë kafsha ka ngordhur. Hajdini ka deklaruar se kur e gjeti luanin ishte i vogël dhe mori në banesë dhe e trajtoi se kafshë shtëpiake. Në video dallohet qartë se ka kohë që e…

Read More

Norvegjia është në proces ndërtimi të tunelit nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë, të quajtur Rogfast, i cili do të shtrihet për 26.7 kilometra nën det dhe do të arrijë një thellësi prej 390 metrash. Tuneli do të lidhë qytetet Stavanger dhe Bergen, duke shkurtuar udhëtimin me 40 minuta dhe zëvendësuar disa linja tragetesh. Brenda tij do të ndërtohen edhe dy rreth-rrotullime nën ishullin Kvitsoy, në një thellësi prej 260 metrash. Projekti, që kushton rreth 2 miliardë euro, pritet të ketë ndikim të madh ekonomik dhe turistik në rajon, me mbi 13,000 automjete që pritet të…

Read More