Ditën e sotme priten transferimet e para të emigrantëve nga Italia në qendrën e Gjaderit në Shqipëri, e kthyer me dekret të qeverisë italiane në CPR (Qendra e Paraburgimit për Riatdhesimin). Burimet portuale shqiptare raportuan se një anije me 15 emigrantë, e nisur nga Brindizi, duhet të arrijë në portin e Shëngjinit rreth orës 15.00. Anija e dytë me 25 emigrantë të tjerë pritet në mbrëmje, rreth orës 19.00. Në total, pra, priten rreth dyzet persona, e barabartë me kapacitetin aktual të CPR të ngritur brenda kampit të Gjadrit.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me serinë “Sy m’sy” ku zhvillon një bashkëbisedim me komentuesit në rrjetet sociale. “Paga mesatare në Shqipërinë 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar. Jemi në kushtet kur paga mesatare e përgjithsme e kemi rritur më shumë se dy herë e gjysmë. Nuk e di se çfarë flet, kur flet për pagat, por jemi pikërisht në këto shifra dhe areysja pse ne votohemi masivisht, kur unë i them gjërat në realitet, në realitet ka numër të madh njerëzish që gjërat i kanë para syve. Kur unë them që paga…
Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij Sy më sy, të cilën e zhvillon çdo të enjte, ku u kthen përgjigje qytetarëve për pyetjet që ata i referohen në rrjetet sociale, ka treguar disa detaje sa i përket ditës së premte, kur nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. “Nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 majit. Ne nesër do ta nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë. Natyrisht që në këtë cikël takimesh, ne do të jemi së bashku m fuqinë tonë kryesore, q1% janë…
Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në Ultësirën Perëndimore, ndërsa me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore do të jetë, moti në zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të sjellin shtim të vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar bregdetin i cili do të vijojë pa reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 gradë në orët e mëngjesit, por mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke u luhatur nga 0°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin…
Dashi Ditë intensive, por vendosmëria juaj ju ndihmon të arrini një qëllim të rëndësishëm. Dëshira për t’u sqaruar është e fortë, por shmangni detyrimin e kohës. Demi Një përballje e drejtpërdrejtë ju lejon të zhbllokoni një situatë në pritje. Nëse doni të ndërtoni diçka solide, duhet të jeni më të hapur ndaj dialogut. Binjakët Do jetë një ditë produktive nëse qëndroni të fokusuar në një gjë në të njëjtën kohë. Nuk është koha për të ushqyer dyshimet. Gaforrja Përpjekja po ndihet, por ju jeni një hap larg rezultatit. Këmbëngulni. Shmangni qëndrimin në të kaluarën. Luani Keni mundësinë për t’u dukur,…
Kryeministri thotë se brenda vitit 2030, synohet që papunësia në vend të ulet në 6%. Gjatë një takimi me biznese dhe punonjës në Tirana Industrial Park, Rama shtoi se do të punohet që paga minimale të shkojë në 500 euro. ”Në 2030 synojmë të kemi një papunësi 6%. Do të rrisim pagën minimale në 500 euro në janar 2026. Ppor, po të përjashtojmë një kategri të veçantë, që vetëm ulet në numër, paga minimale është shumë herë më e lartë. Ta çojmë pagën mesatare nga 830 në 1000 euro në sektroin privat brenda mandatit të katërt. Kemi nevojë të shohim…
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas vlerëson objektivin ambicioz të Shqipërisë për t’u anëtarësuar brenda 2030. Proces që sipas saj kërkon vijimin e reformave, por që sipas saj po tregon progres shumë të mirë. Në një intervistë për Tv Klan”, Kallas foli për situatën në rajon që e cilëson të brishtë e ku deklaron se për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi se do të ketë një investim personal për afrimin e palëve. Po ashtu zv/presidentja e Komisionit Europian flet për arsyet e vëmendjes së vendeve anëtare tek siguria e mbrojtja dhe bën vlerësimet e saj dhe për projektin e Shqipërisë…
Fero ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale për vajzën e tij Ninën, për të cilën pohon se nuk e ka parë e takuar që nga muaji tetor. Reperi theksoi se avokatja e ish-partneres së tij Arbenita Ismajli, i kishte premtuar se nëse do të nënshkruante një marrëveshje do t’i mundësohej kontakti dhe takimi me vajzën. “Duke qenë në një gjendje të rënduar emocionale, pasi nuk e kam takuar vajzën time që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kam vepruar me besim të plotë ndaj çdo fjale të thënë nga përfaqësuesja ligjore e palës tjetër. Kam nënshkruar marrëveshjen…
Qafa e Llogorasë në Vlorë është bllokuar për disa minuta si pasojë e një aksidenti rrugor ku u përfshi një autobus dhe një kamion i tonazhit të rëndë. Mjetet kanë qenë duke udhëtuar në sense të ndryshme lëvizje në momentin kur janë përplasur në pjesët anësore. Nuk ka lëndime në njerëz, por veç dëme materiale
Dashnor Sula i cili nuk është në listat e PD-së për zgjedhjet e 11 majit, foli për situatën politike në vend. Për të krahasuar me 4 vite më parë, kjo fushatë ka një ndryshim të madh për shkak të kodit zgjedhor. Ai thekson se kandidatë nga të dyja anët politike i janë drejtuar edhe atij për të mbledhur vota. ”Jam shumë herë më i qetë, duke e vëzhguar me lehtë si ecën fushata. Kandidatët e listave të mbyllura po ia fusin gjumit, ata në lista të hapura si nga PS dhe nga PD po gjurmojnë e po vrapojnë te vota.…
Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se çdo investim në sektorin energjetik ka në fokus përmirësimin e cilësisë së furnizimit, por edhe uljen e humbjeve në rrjet. ”Investimi në nënstacionin e ri elektrik të Kuçovës, synon fuqizimin e rrjetit për t’i ofruar shërbim mbi 15 500 abonentëve. Një shërbim për furnizimin me energji pa ndërprerje dhe me cilësi të lartë. Është shumë e rëndësishme që teksa fuqizojmë furnizimin. Të ulim humbjet teknike, që në 2013, i gjetëm në nivelin 50%. Në vitin 2024 kemi arritur të ulim humbjet në shifrën historike 17,9%”,-tha Balluku. Po ashtu ministrja…
BE ka mbështetur kundërmasat e tij të para kundër tarifave të vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Kjo pasi vendet anëtare miratuan sot një propozim të bërë në përgjigje të tarifës prej 25% që SHBA vendosi për eksportet e çelikut dhe aluminit të BE-së. ”BE i konsideron tarifat e SHBA të pajustifikuara dhe të dëmshme, duke shkaktuar dëm ekonomik për të dyja palët, si dhe për ekonominë globale. BE-ja ka deklaruar preferencën e saj të qartë për të gjetur rezultate të negociuara me SHBA, të cilat do të ishin të balancuara dhe reciprokisht të dobishme”, tha Komisioni Europian në një deklaratë.