Kryeministri Edi Rama u bëri apel sot sërish qytetarëve të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. Rama ka postuar imazhin e krahut të shqiponjës të formuar nga disa duar. Kryeministri u kërkon qytetarëve që t’i bashkohen PS-së që Shqipëria të shkojë drejt anëtarësimit në BE. “Voto 5! Me ty, mua dhe Partinë Socialiste bëhemi më shumë e sa më shumë të bëhemi më 11 maj, aq më i madh bëhet krahu i shqiponjës në ngjitjen drejt majës së Shqipërisë 2030 në BE”,-shkruan Rama.
Author: tirana
Prokuroria e Korçës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Egli Progës, mbi 4 të akuzuarit dhe pritet që ditën e sotme të bëjë komunikimin në IEVP ndaj të pandehurve. Ata më pas do të përballen me akuzat e ngritura dhe provat e grumbulluara nga hetuesit në gjykatë. Denis Meçe akuzohet për vrasje me dashje, ndërsa Leonidha Guçe, Voltan Shkulaku dhe Arjan Manellari akuzohen për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe mos kallëzim krimi. Vijon hetimi për shpërdorim detyre për punonjësit e policisë dhe çështja është ndarë. Egli Proga la pas dy fëmijë, kur u vra mbrëmjen e 10…
Nënstacioni elektrik i Kuçovës po i nënshtrohet një rikonstruksioni të thellë. Ndërtuar në vitin 1956 dhe me pajisje të po të njëjtës periudhë, të cilat ndikojnë direkt në cilësinë e shërbimit ndaj abonentëve, investimi i nisur parashikon jo vetëm rikonstruksionin e plotë, por edhe rritjen e kapaciteteve. Janë realizuar deri më tani 65% e punimeve, ndërsa nënstacioni i ri do t’ju shërbejë më shumë se 15 mijë banorëve të zonës, si dhe do të ketë fidera të dedikuar edhe për bazën ushtarake të aviacionit si dhe puset e naftës. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku…
Liderët e BE në Tiranë, administrata pushim më 15 dhe 16 maj. Vendimi i qeverisë: CAKTIMIN E DATAVE 15 DHE 16 MAJ 2025 DITË PUSHIMI PËR PUNONJËSIT E DISA INSTITUCIONEVE TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Presidenti Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiral Giuseppe Cavo Dragone. Kreu i Shtetit, pasi e uroi për detyrën dhe e falënderoi për përzgjedhjen e Shqipërisë për vizitën e tij të parë në rajon, shprehu edhe një herë vlerësimin për misionin dhe rolin e NATO-s. Presidenti Begaj theksoi se prania e NATO-s në rajon dhe prezenca e KFOR-it në Kosovë dëshmojnë për rëndësinë dhe vëmendjen që NATO i kushton rajonit tonë. “Të jemi së bashku, të diskutojmë së bashku, të gjejmë zgjidhjet së bashku sepse vetëm nëse jemi të unifikuar dhe bashkë, ne do të jemi…
Delegacioni i OSBE-ODIHR, i cili të monitorojë zgjedhjet e 11 majit në vendin tonë po zhvillon një vizitë në SPAK. Në foto duket momenti kur ata hyjnë brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme Anikorrupsion.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë me akuza të forta ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, duke deklaruar se kriminelët që investojnë në Shqipëri do të përballen me ligjin. Ai ka theksuar se, sipas tij, në krye të Policisë së Shtetit qëndron një individ që është i lidhur me grupe kriminale, duke përdorur termin “drejtor Matrixi” për të identifikuar drejtorin aktual të policisë. Berisha ka deklaruar gjithashtu se krimi ka përfshirë të gjitha nivelet e administratës shtetërore dhe qëndrimi ndaj krimit është i dobët dhe i ndikuar nga politika. Ai ka pohuar se investimet e kriminelëve, si ndërtimi…
Një numër partish të vogla janë duke bërë llogaritë për numrin minimal të votave që u nevojiten për të nxjerrë mandate. Ky numër varet shumë nga pjesëmarrja dhe rrjedhimisht, varion nga qarku në qark. Rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2021 japin një ide të përafërt. Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cila, në zgjedhjet e 11 majit përbëhet nga 3.7 milionë votues. Kjo është vetëm teorikisht, sepse një pjesë e konsiderueshme është në emigrim, shumë prej dekadash dhe rrjedhimisht janë pjesë e trupës politike vetëm nominalisht. Në zgjedhjet e vitit 2021, kur numri i votuesve…
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në Milano një takim me shqiptarët e Italisë më 13 prill. “𝗠𝗘 𝗦𝗛𝗤𝗜𝗣𝗧𝗔𝗥𝗘̈𝗧 𝗘 𝗜𝗧𝗔𝗟𝗜𝗦𝗘̈ 𝗠𝗜𝗟𝗔𝗡𝗢 𝟭𝟯 𝗣𝗥𝗜𝗟𝗟 𝟮𝟬𝟮𝟱 𝟭𝟱.𝟬𝟬 𝗖𝗲𝗻𝘁𝗿𝗼 𝗖𝗼𝗻𝗴𝗿𝗲𝘀𝘀𝗶 𝗠𝗮𝗹𝗽𝗲𝗻𝘀𝗮𝗙𝗶𝗲𝗿𝗲 𝘃𝗶𝗮 𝗫𝗜 𝘀𝗲𝘁𝘁𝗲𝗺𝗯𝗿𝗲 𝟭𝟲 𝗕𝘂𝘀𝘁𝗼 𝗔𝗿𝘀𝗶𝘇𝗶𝗼 (𝗩𝗔)”, ka shkruar Rama.
Kandidati Damian Gjiknuri zhvilloi pasditen e të martës takim me banorët e Rajonit 2. Duke i falenderuar për pjesëmarrjen masive në këtë takim, Gjiknuri pohoi se,”Ne kemi ndezur motorrët siç duhet dhe s’duhet të ndalojmë deri në fund për fitoren e Partisë Socialiste. Kam kënaqësi që do t’ju përfaqësoj. Rajoni 2, është një rajon që ka përfituar investime. Unë kam filluar të mbledh problematikat që lidhen me infrastrukturën jashtë pjesës qendrore të zonës, pasi pjesa qendrore është e mirëinvestuar. Ka ende probleme dhe dëshira ime ka qenë të përballem me problemet, me njerëzit, t’i dëgjoj, të shoh dhe problemet vet.…
Kandidati për deputet Basir Çollaku denoncoi dje ne media dhe policinë lokale se “F. L. po shpërndan miell për fushatë elektorale”.Policia lokale është vënë menjëherë në lëvizje dhe ka shoqëruar të riun që drejtonte mjetin e tij, tip furgon.Pas kontrollit të imtësishëm në mjet nuk është konstatuar asnjë send i dyshimtë. Njoftimi i Policisë Komisariati i Policisë Mat Më datë 08.04.2025, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi B.Ç., 56 vjeç, banues në Tiranë, kantidat për deputet në Kuvendin e Shqipërisë pasi dyshonte se në fshatin Bushkash, Mat, disa persona të panjohur nga ana e tij, po shprëndanin produkte të…
Një tjetër goditje e rëndësishme ndaj krimit të narkotikëve është realizuar nga Policia e Vlorës. Falë inteligjencës policore, është arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar, i dyshuar për shpërndarjen e kokainës. Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, operacioni u zhvillua pas informacioneve të siguruara nga burime të besueshme. Policia ka realizuar një kontroll në një lokal bar-kafe në rrugën “Demokracia” në Vlorë, ku u gjetën 55 doza kokainë të ndara për shitje dhe 10 fishekë luftarakë. I arrestuari është identifikuar si L. T., 48 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu” në Vlorë. Ai u arrestua për veprat penale “Prodhimi…