Author: tirana

Anija ushtarake patrulluese ”Libra” dhuratë nga Italia, sot kaloi në përdorim të Forcës Detare Shqiptare. Kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Italisë. Rama tha se ky bashkëpunim është më shumë sesa një anije, duke shtruar se falë kësaj epoke të re të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, po përfitojnë nga ndihma dhe sensi i partneritetit strategjik të Italisë në drejtim të Shqipërisë. ”Është zakoni im, që kur duhet të pres miq nga Italia flas në italisht, kursej edhe kohë në këtë mënyrë. Për këtë gjest miqësie, por edhe të një respekti të madh drejt…

Read More

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës dështoi të zhvillohej, pasi PSD dhe PD braktisën sallën duke bërë që të mos jetë kourumi i duhur. Pasi u miratuan vetëm pikat e para të rendit të ditës që lidhen me shtresat sociale, anëtarja e këshillit Marin Duhani e PSD bëri të ditur se social demokratët nuk do vijojnë më këtë mbledhje. Pas një pushimi 5 minutësh të njëjtin vendim morën edhe këshilltarët demokratë. Marina Duhani Anëtare e Këshillit Bashkiak, PSDIrena Shestani Kryetare e grupit të këshilltarëve të PDMuarrem Shkjau Anëtar i Këshillit Bashkiak Ndërkohë këshilltarët e majtë e cilësuan si të dëmshëm…

Read More

Nuk ka tym të bardhë për krijimin e qeverisë. Lidhja Demokratike e Kosovës i ka mbyllur derën kryeministrit Albin Kurti. Kjo për të zhvilluar negociata për mundësinë që VV dhe LDK të krijojnë një koalicion së bashku për krijimin e qeverisë së re në vend pas zgjedhjeve parlamentare. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku shprehet se ai do të mbajë fjalën ndaj elektoralit që e votoi për të mos bërë qeveri me Kurtin, dhe nuk la pa i përmendur këtij të fundit fyerjet ndaj LDK gjatë fushatës elektorale. Kurti i dërgoi një letër LDK për të zhvilluar një takim konsultativ. Postimi i…

Read More

27 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 150 të tjerë janë plagosur nga shembja e çatisë së një klubi nate. Ngjarja tragjike ka ndodhur në Santo Domenigo, në Republikën Dominikane. Deri më tani nuk shihet shkaku. Ngfjarja të kujton tragjedinl në Kocan ku vdiqën 60 persona dhe u plagosën mbi 100 persona.

Read More

Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi rrëzoi sot ankesën e PD. Kjo e bërë ndaj qeverisë dhe mazhorancës, në lidhje me bonusin e pensionistëve. PD kërkoi që bonusi të ndalohej, pasi sipas saj, ishte një shpërblim elektoral i qeverisë për zgjedhjet e 11 majit. “Jemi të dizavantazhuar, shpërndahen bonuse me efekte tani, ndalojini”, ishte thirrja e PD-së në KQZ. Mazhoranca e mohoi, duke thënë se vendimi është marrë shumë muaj më parë dhe jo tani për fushatë. “E miratuam para 4 muajsh”, ishte reagimi i qeverisë nëpërmjet përfaqësuesve të saj. Celibashi ndau të njëjtin mendim, pas analizimit të çështjes. “Nuk ka…

Read More

Partia Demokratike i ka nisur një e-mail shqiptarëve në Diasporë. Bëhet thirrja që të bëjnë donacione, duke argumentuar se është jetike kundër narkoshtetit. Më tej thuhet se në këto zgjedhje, opozita ka përballë një makineri pushteti dhe paraje. ”Të dashur bashkëkombas, Në vetëm 3 ditë nis fushata që mund të ndryshojë rrjedhën e Shqipërisë ajo për zgjedhjet vendimtare të 11 majit. Përballë kemi një makineri pushteti dhe paraje. Por me ndihmën tuaj, e vërteta dhe shpresa mund të fitojnë. Çdo kontribut, sado i vogël është një goditje ndaj narkoshtetit dhe një ndihmë jetike për Partinë Demokratike”, thuhet në e-mail.

Read More

Në Durrës vijon puna për ndërtimin e portit të ri turistik, ku po merr formë edhe plazhi më i ri që do të ofrojë vendpushim cilësor për turistët e huaj dhe vizitorët nga Shqipëria. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, vizitoi nga afër punimet që po kryhen në këtë port të ri turistik. “Në kantierin e portit të ri turistik të Durrësit, po merr formë një plazh i ri aty ku kishte vetëm rrënoja e mbeturina dhe po kryhet pastrimi i ujit të ndotur për shumë vite, për të krijuar një destinacion fantastik…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave si dhe ajo e Policisë së Shtetit nënshkruan sot një marrëveshje. Kjo për lehtësimin e procedurave të eksportit, uljen e numrit të subjekteve që i nënshtrohen skanimit, përshpejtimin e kalimit të ngarkesave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike që bashkëveprojnë në port. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i përgjithshëm i Doganave, Gent Gazheli dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje sjell më pak burokraci, më shumë efikasitet dhe procedura që vendosin në qendër biznesin shqiptar dhe mbështesin eksportuesit. Porti i Durrësit, është një nga infrastrukturat më të…

Read More

Egli i tregon Gjestit se aktori Laert Vasili ia bëri fakt të kryer se ai do të jetë sot finalisti i dytë. Ajo ngeli e habitur duke shtuar se nga e di ai me plot bindje se do të jetë në finale. ”Dje Laerti tha unë do të fitoj, e bëri fakt. Unë do të fitoj siç fitova këtë kokë me kokë me Valbonën, po ç’lidhje kishte ai me këtë për finalistë. Nga e di ti që do të fitosh me aq bindje”, tha ajo. Gjesti bëri një deklaratë të fortë se ai është i lidhur me Vëllanë e Madh.…

Read More

Personi nën hetim, Erjon Veliaj është ende në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij, për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove. Si dhe për të ndikuar mbi persona të ndryshëm, vartës ose jo, për të mos dhënë deklarime me vlerë përpara organit procedues ose për të deformuar përmbajtjen e këtyre deklarimeve. Ky është një nga argumentet e Gjyqtarit të Posaçëm të Apelit, Engert Pëllumbi, në vendimin e zbardhur që konfirmoi edhe në shkallën e dytë arrestin në burg për…

Read More

Tregjet e aksioneve amerikane panë disa nga luhatjet më të mprehta që nga pandemia Covid-19. Kjo situatë vjen kryesisht për shkak të tarifave të vendosura nga administrata e Presidentit Donald Trump. Indeksi S&P 500, i cili ndjek çmimet e aksioneve të 500 kompanive amerikane, e mbylli ditën me rreth 0.2%. Gjatë tregtimit të hershëm të hënën, ky indeks ra për një kohë të shkurtër me më shumë se 20% që nga kulmi i tij më i fundit në shkurt. U rrit më shumë se 7% brenda pas thashethemeve se tarifat mund të mos nisnin menjëherë. Dow Jones Industrial Average përfundoi…

Read More

Qytetarët nuk do të kenë nevojë të harxhojnë kohë për të blerë kuponë në postë për pasaportë, apo letërnjoftime elektronike. Të gjitha pagesat mund të kryhen online, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të lehtë. Ky është një hap i rëndësishëm drejt ofrimit të shërbimeve më të avancuara dhe efikase për qytetarët. IdentiTek ofron mundësinë e prodhimit të ID kartave apo Letërnjoftimeve Elektronike në një kohë shumë më të shpejtë, përmes një pagese shtesë. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe administratorja e IdentiTek, Freskida Halilaj panë nga afër procesin në një zyrë aplikimi. ”Pasaporta jonë ka një…

Read More