Author: tirana

KQZ ka urdhëruar operatorin teknik të mos publikojë rezultatin e pajisjeve të votimit elektronik për Vorën. Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se bllokimi i numërimit elektronik nga KQZ është në kundërshtim me ligjin. ”Dihet se sa është elektorati socialist dhe demokrat dhe dihet sa mund të jetë për qindja e elektoratit gri. Është e qartë, ne e kishin parashikuar se partitë e reja nuk marrin asnjë mandat në qarqe përveç Tiranës. Situata që është krijuar në dy zona, ku organizatat ndërkombëtare kanë monitoruar. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka detyrim ligjor dhe kushtetues që të gantrojë procesin e zgjedhjeve, çdo tentativë për…

Read More

I qeshur e nisi prononcimin e tij për “Opinion” kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj. “Po presim rezultatin. Është e vështirë të bësh parashikime në këtë moment, por po monitorojmë procesin e numërimit, kemi mbi 1 mijë vëzhgues dhe presim me besim rezultatin”, u shpreh ai. Pjesëmarrjen relativisht të ulët, krahasuar me 4 vite më parë, Shehaj e lidh me largimin masiv të shqiptarëve jashtë vendit. Një analizë të shkurtër ia bëri Baton Haxhiu, të cilën e priti pozitivisht. Vunë edhe një bast për mandatet që mund të marrë “Mundësia” në kryeqytet. Baton Haxhiu: Veje bastin, bëhu burrë! Agron Shehaj:…

Read More

Drejtuesi politik i PS-së për diasporën, Taulant Balla thotë se populli foli me votë sot, ndërsa detyra e partive është ta lexojnë atë dhe të pranojnë rezultatin. ”Edhe njëherë që të jetë e qartë, populli ka folur rezultati është në kutitë e votimit, detyra jonë është ta lexojmë dhe ta pranojmë rezultatin”, tha Balla. Sakaq u shpreh i kënaqur me kthimin e zarfeve nga diaspora në Shqipëri. ”Koeficenti i kthyeshmërisë së votave nga bashkatdhetarët është më i lartë krahasuar me të gjitha vendet që përdorin të njëjtën formë votimi për diasporës”, tha Balla. Ai bëri edhe një parashikim të rezultatit.…

Read More

Ministri i Drejtësisë, dhe drejtuesi politik i PS-së në qarkun Lezhë, Ulsi Manja pas përfundimit zyrtar të votimit, thotë se fitoi demokracia dhe qytetaria. Në një postim në Facebook, Manja falënderon qytetarët e qarkut të tij elektoral dhe garanton se vota do të lexohet drejt. ”Manja: 11 maj 2025, ora 19:00 loja u mbyll! Fitoi demokracia dhe qytetaria! Faleminderit nga zemra qytetarëve të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës për qetësinë dhe maturinë e treguar sot. Vullneti juaj është në kuti, vota pret të lexohet drejt, me qetësi dhe respekt ashtu siç ju e treguat me qytetari të plotë. Mirënjohje Lezha, Kurbini…

Read More

Në një konferencë për shtyp pas mbarimit të zgjedhjeve, Sali Berisha ka nisur me akuzat, teksa thotë se sovrani foli dhe se në qendrat e djathta elektorale pret rezultat fitoreje. Ai ka folur për zhvillimet në qarkun e Durrësit, ku pretendon edhe se bandat duan të ndikojnë në rezultat. “Të dhëna operative nga mbarë vendi dhe të qendrës së djathtë priten konform kësaj rritjeje dhe rezultatet me një optimizëm të vërtetë. Unë jam këtu para jush për të deklaruar se sovrani foli. Vota është në duar të komisionerëve, në përgjegjësinë më të madhe. Në Durrës, bandat e Pojës dhe Troplinit…

Read More

Nga Eduard Zaloshnja Sipas listave zgjedhore të publikuara nga KQZ-ja, mbi 3.71 milionë shtetas kishin të drejtën për të votuar në këto zgjedhje (disa përmes postës dhe disa fizikisht). Nga këta, mbi 1.91 milionë banojë në Shqipëri (sipas INSTAT-it) dhe pjesa tjetër jashtë vendit.Duke ekstrapoluar përafërsisht përqindjet e pjesëmarrjes (të raportuara provizorisht nga KQZ një orë para mbylljes së votimit), rezulton se votuan këtu mbi 1.5 milionë zgjedhës, ndërkohë që rreth 195 mijë i dërguan votat me postë nga diaspora. Duke ndërthurur shifrat e mësipërme, rezulton se rreth 408 mijë zgjedhës të këtushëm nuk votuan. Ose ndryshe mund të thuhet…

Read More

Në Vorë është bërë votim elektronik, dhe deri më tani Partia Socialiste ka marrë 222 vota në këtë kuti, ndërsa PD vetëm 73. Shumë shpejt pritet të mësohet dhe rezultati për kutitë e tjera. Vota preferenciale kryeson te Blendi Gonxhja, i cili ka marrë 128 vota. Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, bëri me dije se rezulatti final për Vorën dhe njësinë 10 në Tiranë do të bëhet me dije mëngjesin e nesërm.

Read More

Belind Këlliçi ka denoncuar në krim zgjedhor sipas tij pranë gjimnazit Petro Nini Luarasi në kryeqytet. Në një deklaratë për mediat, demokrati Këlliçi ka akuzuar socialistin Erion Braçe se në zyrën e tij elektorale disa persona u larguan me vrap. Këlliçi kërkon që ky rast të zbardhet dhe të mos kalojë në heshtje, ndërsa paralajmëron kallëzim në komisariat dhe prokurori. Ai thotë se kjo situatë është e ngjashme me shtrimin e rrugës Xhon Belushi në 2023. ”Ajo çka ka ndodhur është e paprecedentë, nuk vinte patrulla e policisë së shtetit për shkak se situata po kalonte në konfrontim fizik. Kam…

Read More

Kreu i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi e cilësoi procesin zgjedhor të së dielës si në përputhje me rregullat dhe standardet në pjesën dërrmuese të tij. Celibashi renditi problematikat e vogla në hapjen e qendrave të votimit, teksa iu kërkoi partive që të krijojnë një ambient të qetë për numëruesit, pasi votat tashmë janë në kuti dhe do të numërohen një më një. “Në vlerësimin tonë, në atë që KQZ, gjatë ditës së sotme ka monitoruar, procesi ka shkuar në pjesën dërrmuese në përputhje me rregullat dhe standard. Problematika ka pasur në mëngjes kur u hapën votimet dhe u adresuan…

Read More

Blendi Fevziu thotë se në optikën e tij, zgjedhjet parlamentare janë më të qetat e rutinoret ndonjëherë. ”Zgjedhje pa ndonjë kulm! Pjesëmarrje më e vogël se zgjedhjet paraardhëse, megjithatë pritet edhe vota e diasporës për të bërë një krahasim më të saktë. Pritet të numërohen paralel me votat e qarqeve, në Parkun Olimpik në Tiranë”.

Read More

Deputeti i parlamentit italian, Mauro de Barba dhe njëkohësisht vëzhgues i huaj në zgjedhjet parlamentare ka dhënë një prononcim për Top Channel. Ai thotë se procesi është i qetë dhe pozitiv. Më tej deputeti shton se është ende herët që të jepet një opinion përfundimtar për procesin pasi do të vlerësohet kur të përfundojë. ”Mesi kemi parë deri tani, procesi është i qetë dhe pozitiv. Ende herët që të japim një opinion përfundimtar për procesin pasi do të vlerësohet kur të përfundojë”.

Read More