Author: tirana

”Përshëndetje! Ju lutem votoni Roxana Costin në këtë sondazh, ajo është vajza e një mikut tim, çmimi kryesor është një bursë për arsim falas për të gjithë vitin e ardhshëm, kjo është shumë e rëndësishme për të. Faleminderit shumë”. Nëpërmjet mesazheve të tilla e të tjera të ngjashme si ky, synohen të përvetësojë të dhënat tuaja personale. Eksperti i IT, Erion Demiri këshillon që nëse një mesazh i ngjashëm si ky vjen në celularin tuaj, të mos klikohet dhe të mos bëhet asnjë veprim. ”Klikimi i vetëm një linku që ne na vjen në Whatsapp nuk përbën në vetvete një…

Read More

Kryesocialisti Edi Rama informon se Partia Socialiste do ta nisë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet më 12 Prill. Ai ka luajtur me simbolikën e numrit 12 duke nënkuptuar datën e nisjes së fushatës, numrin e qarqeve në vend dhe yjet në flamurin e BE-së. Socialistët do të mblidhen në sheshin Skënderbej për një takim festiv për “Shqipërinë 2030” siç e quan kreu i PS-së, Edi Rama. “12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Read More

Gjatë vizitës në Shqipëri të zv/Presidentes së Komisionit Europian, Kaja Kallas është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e fazës së parë të hekurudhës së Korridorit VIII, në segmentin Durrës–Rrogozhinë. Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, dhe përfaqësuesit e Bankës Europiane për Investim, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të transportit hekurudhor në vend. “Ky projekt është një gur kilometrik për Shqipërinë dhe një pjesë e rëndësishme e puzzle-it të madh të transportit hekurudhor europian”, u shpreh zv/kryeministrja Balluku. Ajo shtoi se ky investim jo vetëm që ofron efikasitet financiar për qytetarët, por është gjithashtu…

Read More

Situata në spektaklin ku Egli dhe Laerti janë përballur për një vend në finale, ka marrë një kthesë të papritur pas një deklarate të fortë nga vetë Egli. Ajo u shpreh qartë se nëse nuk shpallet finaliste përballë Laertit, do të largohet menjëherë nga gara, duke i dhënë një ton dramatik dhe sfidues ngjarjes. Këtë qëndrim e ka ndarë edhe Gjesti, një tjetër konkurrent, duke ngritur dyshime të mëdha në rrjet për një përplasje të mundshme mes tyre dhe produksionit të spektaklit. Komentet në rrjet kanë shpërthyer, me shumë ndjekës që spekulojnë për prapaskena, padrejtësi apo për një pakënaqësi më…

Read More

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot koncesionin për skanerët në pikat doganore si koncesionin më të gabuar dhe më absurd që është trashëguar nga qeverisja e mëparshme. Rama dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj ishin sot në portin e Durrësit, ku zhvilluan një takim me përfaqësues të bizneseve të transportit. Ndërsa u njoh me shqetësimet e tyre për rastet e vonesave me fluksin e ngarkesave dhe masat që duhen marrë për të shtyrë përpara eksportet shqiptare, Kryeministri Rama u ndal te koncesioni për skanimin e mallrave në pikat doganore dhe problematikat që sjell ky…

Read More

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se nuk ka ende kandidat për postin e kryeparlamentarit pasi gjithçka do të jetë pjesë e bisedimeve për koalicion të mundshëm. Ai konfirmoi se ka pasur një ftesë për takim vetëm për LDK. Në lidhje me gjuhën e ashpër ndaj kësaj partie, Konjufca tha se edhe ndaj tij ka pasur ofendime, por nuk ka hatërmbetje dhe është i gatshëm të shtrijë dorën e bashkëpunimit. Konjufca tha se ka synuar që të qeverisin të vetëm, por rezultati dikton një plan B dhe duhet të ketë një koalicion. ”Politika është t’i kuptojmë interesat, por…

Read More

Lulzim Basha bashkë me kandidatin për deputet Shemsi Prençi, zhvilloi një takim me qytetarë në Bathore. Ai theksoi se situata ekonomike dhe sociale në vend është pasojë e keqmenaxhimit dhe korrupsionit të qeverisë, ndërsa shqiptarët në 11 maj duhen të kenë parasysh se ose me fëmijët dhe familjet e tyre, ose me Edi Ramën dhe shokët e tij. ”Kryesorja dhe mbi të gjitha është o me njerëzit, o me Ramën dhe shokët e tij. Pse është në këtë gjendje ekonomia? Sepse lekët nuk mund të jenë në të njëjtën kohë edhe në xhepat e shokëve të Ramës edhe në xhepat…

Read More

Kryeministri Rama, gjatë vizitës në portine Durrësit me sipërmarrësit, u shpreh se skanimi ka ulur ndjeshëm kontrabandën dhe se përtej kostos. Kryeministri Rama, gjatë vizitës në portine Durrësit me sipërmarrësit, u shpreh se skanimi ka ulur ndjeshëm kontrabandën dhe se përtej kostos që ka koncensioni ka ulur ndjeshëm informalitetet. Më tej ai u shpreh i gatshëm të ndërtojë urë bashëkpunimi me instancat përkatëse për ndërtimin e shkollës profesionale. “Të kalojm në një skemë që të jetë jo transparente, po me një numër më të vogël kontrollesh të befasishme. E vërteta është që përtej kostos që ka ky koncension, e ka…

Read More

Këtë të martë ka vazhduar në Gjykatën e Posaçme procesi për dosjen “Plumbi i Artë”, ku avokati i të penduarit të drejtësisë, Henrik Hoxha ka pyetur të penduarin tjetër, Nuredin Dumani. Përveç raportit të tij me Hoxhën, Dumani i është përgjigjur pyetjeve të avokatit Genti Rumano në lidhje me disa vrasje dhe mënyrën si është njohur me Elio Bitrin dhe Erion Alibej. PJESË NGA SEANCA: Avokat Genti Rumano: Kur e keni njohur Henrik Hoxhajn? Nuredin Dumani: E kam njohur në një ditëlindjen e Festim Qoli. E bënte në një restorant në Fushë Studën ai, me 40-50 vetë. Më tha Festimi,…

Read More

E dhunuan për motive të dobëta dhe më pas i morën automjetin, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër). Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se një shtetas e kishin dhunuar dhe më pas i kishin marrë automjetin, kanë organizuar operacionin e koduar “Motivi”, për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Si rezultat i operacionit, u lokalizuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit B. H., 44 vjeç dhe E. H., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë (vëllezër). Nga hetimet…

Read More

Evropa ka përjetuar marsin më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimeve, ndërsa ndryshimi i klimës vazhdon të shtyjë temperaturat në nivele të paprecedenta, thanë shkencëtarët e Bashkimit Evropian të martën. Globalisht, marsi i kaluar ishte marsi i dytë më i ngrohtë në histori, duke u pasuar vetëm nga marsi i vitit 2024, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Copernicus (C3S) të BE-së. Marsi vazhdoi një periudhë të jashtëzakonshme nxehtësie, ku 20 nga 21 muajt e fundit kanë pasur një temperaturë mesatare globale më shumë se 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Viti i kaluar ishte viti më i nxehtë…

Read More

Sali Berisha ka njoftuar mitingun e parë për nisjen e fushatës zgjedhore nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, kreu i PD-së ka ftuar të gjithë demokratët që të marrin pjesë në mitingun e 11 prillit, në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 19:00.“11 prill, ora 19.00 në sheshin “Nënë Tereza”, nisim rrugëtimin drejt fitores!”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Read More