Tarifat e reja ndaj mallrave të importuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fuqi më 9 prill. Masat tregtare janë në kuadër të politikës së re tregtare të presidentit amerikan, Donald Trump, e cila, sipas tij, synon të ringjallë industrinë prodhuese amerikane. Normat më të larta të taksave të importit për dhjetëra shtete dhe territore përfshijnë një tarifë masive prej 104 për qind ndaj mallrave kineze dhe 20 për qind për produktet nga Bashkimi Evropian. Ky rund i ri tarifash hyn në fuqi të mërkurën, pasi më 5 prill nisën së zbatuari tarifat bazë prej 10 për qind për…
Author: tirana
Rama: Ministria e Shëndetësisë dhe e Financave po punojnë që të rrisin numrin e mësuesve specialë, ashtu sikundër hapëm një kapitull të ri në sistemin e shërbimit shëndetësor për hapjen e klasave të para për fëmijët e shtruar në spital klasa arti dhe arsimore që u shërbejnë fëmijëve që të mos humbasin mësimin. U shërbejnë një kurrikule speciale. Nga ana tjetër edhe vendosja e qëllimit tonë për të çuar më tutje ndërveprimin me prindërit në funksion të përputhjes së programeve të shkollës dhe punës së prindërve, duke nisur me dhënien e ushqimit në shkolla nga bashkitë të çdo qarku, edhe…
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i Reformave të Kujdesit për Fëmijët drejt Anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. Ai tregoi rëndësinë e këtij aktiviteti, duke e quajtur “një përgjigje kuptimplotë për ata që pyesin se për çfarë duhet Bashkimi Europian”. “Një aktivitet i tillë që ka në qendër Garancinë Europiane për Fëmijët që organizohet në Tiranë. Garancia Europiane për Fëmijët është një nisëm e BE-së, e cila dhe e vetme besoj do të mjaftonte t’i jepte një…
Në kuadër të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, 100 emigrantë pritet të mbërrijnë në Portin e Shëngjinit brenda kësaj jave, ku do të akomodohen përkohësisht në qendrën e pritjes në Gjadër. Ditën e nesërme, të enjten e 10 prillit, do të vijnë dy anije me emigrantë. Në orën 15:00 mbërrin anija e parë dhe rreth orës 19:00 do të vijë anija e dytë. Qendrat e pritjes në Gjadër dhe Shëngjin janë ndërtuar si pjesë e një bashkëpunimi dypalësh, që ka për qëllim të sigurojë kushte dinjitoze për emigrantët gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm. Afati maksimal i qëndrimit në këto…
Një 24-vjeçar është arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Destinacioni 5”. Dyshohet se 24-vjeçari trafikonte lëndë narkotike kanabis me përqindje të lartë THC, nga SHBA në Shqipëri, nëpërmjet shërbimit postar. Ky shtetas u kap në flagrancë, duke marrë një pako me rreth 3.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me vlerë 50 000 euro. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë.
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video ku thekson se më 16 maj, liderët e kontinentit evropian do të mbërrijnë në Shqipëri për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që ai e sheh si një moment krenarie. Videoja nis me një mesazh të Presidentit francez Emmanuel Macron, i cili nënvizon rëndësinë e kësaj organizate të re evropiane, e cila synon të mundësojë bashkëpunimin ndërmjet kombeve demokratike të Evropës, duke u përqendruar në fusha të tilla si siguria, energjia, transporti, investimet dhe lëvizja e njerëzve, me theks të veçantë tek rinia. Në postimin e tij, Rama…
Unioni Demokristian dhe Socialdemokratët e Gjermanisë kanë arritur një marrëveshje për krijimin e një qeverie koalicioni, pas disa muajsh negociatash të ndërlikuara që pasuan zgjedhjet e shkurtit. Ky koalicion hap rrugën për formimin e administratës së re që do të drejtojë vendin për vitet e ardhshme. Marrëveshja përfshin ndarjen e pozita politike dhe ministrish, si dhe angazhimin për realizimin e politikat e brendshme dhe të jashtme. Disa nga pikat kryesore të marrëveshjes janë zhvillimi ekonomik, lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe përforcimi i pozicionit të Gjermanisë në Bashkimin Europian. Ky koalicion bashkon dy partitë më të mëdha të Gjermanisë dhe përjashton…
Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, i kanë dërguar një letër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe disa ambasadave të rëndësishme në vendin tonë. Shoqata shprehet se ndihen të indinjuar për situatën e personave të verbër në Shqipëri. Kjo shoqatë deklaron se kjo kategori është lënë në harresë dhe se përgjegjësitë, shteti shqiptar i ka kaluar tek pushteti vendor e organizatat jofitimprurëse. Ky nuk është vetëm një diskriminim i hapur, por edhe një skemë klienteliste, që i ka kthyer shërbimet për personat me aftësi të kufizuara në një mjet biznesi për disa grupe të interesit. Kjo qasje ka shkaktuar kolaps…
Pritet largim gradual i valës së ftohtë me origjinë Verilindore – Lindore duke sjellë ngrohje graduale të motit në territorin shqiptar. Për rrjedhojë, zonat e ulëta dhe vija bregdetare do të mbizotërohen nga moti i kthjellët përgjatë gjithë 24-orëshit, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të vijojë moti në zonat malore të Shqipërisë. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera më e ulët e shënuar në zonat verilindore deri në 18°C vlera më…
DASHI Dielli i favorshëm. Në pak ditë do të keni mbështetje të tjera astrale, për shembull Mërkuri. Nëse ka një zgjedhje në lidhje me një punë të re, tani e tutje do të duhet të jeni të vendosur. Mundohuni të mos lini asgjë të varur. Yjet i shpërblejnë marrëdhëniet. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 9 prill 2025), gjatë orëve në vijim do ta keni Hënën në një aspekt të shkëlqyer që do t’ju bëjë më iniciativë dhe vendimtare në punë por jo vetëm. Dielli, Mërkuri dhe Marsi do t’ju japin një dorë të madhe veçanërisht nëse ka…
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko thotë se e vetmja forcë që mund të çojë Shqipërinë në BE është PS. Sipas tij, opozita është përçarë dhe ende nuk është gati që të marr drejtimin e vendit. ”Nuk besoj se jemi duke diskutuar që vetëm ne mund ta realizojmë këtë mundësi që po i troket Shqipërisë, ajo që ka rëndësi është se opozita është e përçarë që do ti afrojnë një kosto të rritur vendit nëse do të zgjidheshin si drejtues. Ne jemi afër derës së BE dhe opozita nuk është gati që të marr frenat e drejtimit të vendit, ka dhënë…
Sali Berisha zhvilloi një takim me Ambasadorin Lamberto Zannier dhe analisten politike Julia Manchin. Ata diskutuan për zgjedhjet e ardhshme dhe domosdoshmërinë e një procesi të drejtë dhe të monitoruar nga afër. Kreu i PD-së bën të ditur se në takim morën pjesë edhe nënkryetari i PD, Oerd Bylykbashi, zëdhënësja e PD, Floriana Garo, Drejtori i Përgjithshëm i Fushatës, Ervin Minarolli. Berisha theksoi gjatë fjalës së tij se kryeministri Rama nuk e ka respektuar kurrë Kodin Zgjedhor, madje sipas tij, e ka cilësuar atë si “kinezëri” dhe se ai këtë parim e zbaton me fanatizëm. Blerja publike dhe e fshehtë…