Author: tirana

Situatë tensioni në afërsi të ‘Petro Nini’ në kryeqytet. Partia Demokratike kanë publikuar një video ku pretendojnë se kanë dokumentuar një rast ku disa persona zotërojnë materiale zgjedhore, pajisje elektronike dhe shuma monetare. Sipas selisë blu edhe pse PD ka njoftuar Policinë, ajo ka mbërritur me vonesë, duke dhënë kohë për të manipuluar provat e krimit zgjedhor. “Tre përfaqësues zyrtarë të Partisë Demokratike kanë njoftuar Policinë e Shtetit, e cila megjithëse zyra ndodhej në qendër të Tiranës ka vonuar mbi 90 minuta, duke iu dhënë kohën e nevojshme për të manipuluar provat e krimit zgjedhor. Narkoregjimi i Edi Ramës dëshmoi…

Read More

Është mbyllur orari zyrtar i votimit në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare. Votimi do të vijojë vetëm me personat që janë në radhë. Mbi 3.7 milionë qytetarë shqiptarë kishin të drejtë vote këtë të diel, dhe sipas rezultateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 i kaloi 41%. Risi e këtyre zgjedhjeve ishte vota e diasporës. Procesi zgjedhor u zhvillua në tërësi i qetë, por incidentet nuk munguan në shumë zona, ku pati përplasje mes komisionerëve, disa raste fotografimi të votës apo dhe vonesa në nisjen e votimit. Incidenti më i rëndë mund të…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar në rrjetet sociale pas incidentit të regjistruar në KZAZ nr.27, në qytetin e Vorës, ku u përplas verbalisht dhe fizikisht me aktivistë të Partisë Socialiste. Ai thotë se procedimi është dhënë pasi ka prekur interesat e mafies së pushtetit në Vorë”. “Sot jam proceduar penalisht me akuzën e veprës penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Ftoj të gjithë qytetarët të shikojnë në faqen time videolajmin e arrestimit nga policia të shtetasit Xhoni Asllanaj, me të cilin sot u përballa në qendrën e votimit në #Vorë! Xhoni Asllanaj është nipi dhe…

Read More

Kur kanë mbetur edhe 30 minuta nga orari zyrtar për votim, bëhet me dije se deri në orën 18:00, kanë marrë pjesë në zgjedhje 40.9 përqind e qytetarëve. Pjesëmarrja më e lartë është shënuar në qarkun e Dibrës, me 50.47 përqind të shtetasve me të drejtë vote, që kanë votuar. Kukësi gjithashtu ka përqindje të lartë të votuesve, teksa kanë hedhur votën 47.26 përqind e qytetarëve. Edhe Tirana ka një përqindje të lartë të votuesve, me 45.26 përqind. Qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime është Vlora, me 30.65 përqind.

Read More

Në të gjithë Shqipërinë vijon votimi. Në fshatin Nartë në Vlorë, duket se ka rënë qetësia. Atje ka një numër shumë të vogël të personave që kanë votuar. Janë 4 qendra votimi. Në njërën prej tyre, aty ku në listë janë 929 zgjedhës kanë votuar vetëm 91 prej tyre. Në tre të tjerat situata është e tillë: 84 votues nga 939 zgjedhës në QV-në tjetër, 80 votues nga 936 në tjetrën dhe 80 votues nga 920 persona në të fundit. Sipas kryeplakut të fshatit votimi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, pa konflikte, por siç tregojnë shifrat,…

Read More

Mbledhja e Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka dështuar pas largimit të anëtarëve të opozitës. Mbledhja u zhvillua me kërkesë të anëtarit të Rregullatorit, Arens Çela, dhe ishte parashikuar të mbahej në orën 17:00. Por menjëherë pas nisjes, anëtarët e zgjedhur nga radhët e opozitës u larguan nga salla, duke e bërë të pamundur vijimin e mbledhjes. Mbledhjen e braktisi edhe juristi i Partisë Demokratike, Franci Nuri. Anëtarët e zgjedhur nga mazhoranca vijuan të qëndronin në sallë, por pa kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Kryetari i mbledhjes, Ilirjan Muho, sqaroi se pa kuorum nuk mund të…

Read More

Votimi nisi në 07:00 në gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Procesi vijon normalisht, pa probleme. Të drejtën e votës të dielën e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Komisioni Rregullator do të vendos nëse do ketë shtyrje të orarit të votimit në qarkun e Vlorës, ku rrugët janë bllokuar për shkak të Giro d’Italia. PS kërkon shtyrjen, PD kundër. Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin që të shkarkojë të gjithë vëzhguesit e partive. Sipas këtij vendimi në Qendrën e Votimit në Vorë nuk lejohet asnjë vëzhgues partie, përveç mediave dhe ndërkombëtarëve. Ky akt i Celibashit…

Read More

Drejtuesi politik i PD në qarkun Berat, Eno Bozdo bën thirrje për një pjesëmarrje më të gjerë në votime, pasi sikurse në të gjithë Shqipërinë, edhe qarku i Beratit numëron një shifër të ulët të votuesve. Edhe pse pas dy orëve mbyllet dhe zyrtarisht procesi i votimit në 277 qendrat e votimit në qarkun e Beratit, sipas të dhënave të fundit nga KQZ, deri në orën 15:00 ka qenë 28%. ”I gjithë qarku i Beratit është duke votuar, ne jemi duke monitoruar në terren. Po shikojmë zbatimin e ligjshmërisë, kontrollojmë gjithçka. I sigurojmë beratasit se vota e tyre numërohet deri…

Read More

Ish-kryetari i Bashkisë Klos, Basir Cupa pjesë e strukturave të Partisë Demokratike, sipas kandidatit të PS-së, Agron Malaj, teksa në qëndrën e votimit Klos 1 tek Bibloteka, ai po intimidon vëzhguesit dhe votuesit. Situata me të tilla denoncime është në disa zona të vendit, ku nuk kanë munguar përplasjet apo edhe përdorimi i armëve si në Fushë-Milot.

Read More

Policia e Shtetit ka referuar materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, për administratorin njësisë Administrative Xibër, Dibër. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet procedurale në SPAK, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Vetëgjyqësia” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit rrugor”, në ngarkim të shtetasve : E.D., 36 vjeç, (administratori i njësisë Administrative Xibër), dhe shtetasit B.H., 57 vjeç, banues në Klos”, njofton policia. Ndërkohë, po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurorinë Dibër, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, në ngarkim të…

Read More