Incidenti në njërën prej qendrave të votimit në Pogradec është rënduar. Eksponenti i PD Luan Tollozhina goditi me grusht komisionerin e PS Entin Gegën në qendrën e votimit pasi vajza e tij kryetarja e komisionit u përfshi në një debat me të. Tollozhina ra në pranga pasi rreth orës 10.30 hyri në QV Nr.3901 në Pogradec, dhe ka goditur duke i shkaktuar dëmtime fizike 52 vjeçarit me detyrë anëtar komisioni i forcës politike Partia Socialiste e Shqipërisë në këtë qendër votimi. Pas kësaj situate, nipërit e të arrestuarit kanë shkuar në familjen e të dhunuarit dhe kanë goditur gruan dhe…
Author: tirana
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, vizitoi një nga qendrat e votimit në Durrës, ku vëzhgoi nga afër procesin zgjedhor dhe u ndal për një deklaratë për mediat. Gonzato theksoi se do të qëndrojë i rezervuar në komentet mbi ecurinë e zgjedhjeve deri në publikimin e raportit dhe rekomandimeve të misionit të OSBE/ODIHR. Megjithatë, ai nënvizoi se mënyra si zhvillohet ky proces është e një rëndësie të veçantë për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ai shtoi se krahas misionit të OSBE/ODIHR, edhe përfaqësues të shteteve anëtare të BE po ndjekin zgjedhjet në terren për të…
Në Karbunarë më thonë që ka problematikë, kandidati i PD, Gent Çela ka bllokuar me makinë QV. Aty ku është bllokuar rruga nga kandidati i PD Gent Çela, është nisur edhe policia. Policia është njoftuar se ka persona me lista jashtë qendrës së votimit në Karbunarë. Siç e parashikon ligji është kërkuar marrja e një vendimi nga komisioni që policia të ndërhyjë. Kjo nuk është bërë dhe policia është larguar.
Kandidatja e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Blerina Gjylameti, ka ushtruar të drejtën e votës ditën e sotme. Ajo ka votuar në qendrën 1957/2, pranë shkollës “Harry Fultz”, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj. Gjylameti është një nga figurat e njohura të PS-së në kryeqytet dhe pjesë e garës elektorale në këtë qark me rëndësi të veçantë.
Shërbimet e Policisë në Komisariatin Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se një shtetase në shkollën “Ali Demi” kishte fotografuar votën dhe më pas ishte larguar, organizuan punën, identifikuan, shoqëruan dhe arrestuan në flagrancë shtetasen A. H., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Paraprake: Shërbimet e Policisë të Komisariateve Nr. 3 dhe Nr. 4, kanë shoqëruar dy shtetas, pasi dyshohet se kanë fotografuar fletën e votimit. Aktualisht, ndaj tyre po kryhen veprimet hetimore dhe procedurale nën drejtimin e Prokurorisë. Në përfundim të veprimeve do ju informojmë më tej. Policia e Tiranës apelon për…
Postimi i plotë i Metës:Unë sapo votova sepse sot është një ditë historike për të gjithë ju dhe për Shqipërinë tonë!Në respekt të interesimit të mediave, që kishin kërkuar të ishin të pranishme, në procesin e votimit të Presidentit të Partisë së Lirisë, isha dakordësuar prej dy ditësh me administratën këtu, pas kërkesës së tyre, që të votoja sot pikërisht në orën 10:00, siç ishin njoftuar edhe mediat.Por sapo patronazhistët njoftuan se unë dola i veshur Kuq e Zi nga qelia e narkoregjimit, gazetarët nuk u lejuan të hynin në qendrën e votimit.Kreu i Organizatës tmerrohet nga ngjyrat Kuq e…
“Katuni jonë ju përshnet, ja ku jemi. Ulini durët se është heshtje zgjedhore. Unë me katunaren time ktu, ja ky katunari tjetër ktu. Ju urojmë një ditë fantastike nga katuni jonë, Surrel quhet”, u shpreh Rama.
Fotografoi votën, me kërkesë të Prokurorisë Elbasan arrestohet shtetasja M.C. për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’ Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestua shtetasja M.C. nën akuzë për veprën penale ‘Shkelja e fshehtësisë së votimit’, parashikuar nga neni 327/1 i Kodit Penal. Në datë 11.05.2025, është marrë njoftim se në një qendër votimi në qytetin e Elbasanit, nga ana e Komisionit të Qëndrës së Votimit ishte konstatuar një shtetase e cila kishte fotografuar fletën e votimit. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, është dërguar grupi hetimor në vendin e…
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka votuar në shkollën “At Zef Pllumi”, në Tiranë, ku është shoqëruar nga bashkëshortja. Ai nuk pranoi të prononcohej për mediat, ku tha se do të komunikojnë pas zgjedhjeve. Dumani më pas do të niset në prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion ku është ngritur një zyrë koordinimi, ku më pas prokurorët e posaçëm do të jenë në terren.
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka debatuar me një grup votuesish në Vorë. Noka pretendon se qytetarët janë paguar nga socialistët për të votuar PS. Nga ana tjetër qytetarët e kanë quajtur mashtrues, ndërsa njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij. Qytetarja: Një demokrat nuk e bën gishtin kështu. Qytetari: E gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues Noka: Do ta shohim pas 11 Qytetari: Pas 11 e pas 12. Ke sjellë njerëz tek shpia, jam Bert Xhabafti. Unë shkoj me votu ti thua mos hy…
Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Tom Doshi, ka ushtruar të drejtën e votës sot në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit në Shqipëri. Doshi votoi në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Kongresi i Lushnjes”. Partia Socialdemokrate, e drejtuar prej tij, garon në këto zgjedhje me numrin 11 në fletën e votimit. Procesi i votimit po zhvillohet në të 12 qarqet e vendit dhe përfshin më shumë se 3.7 milionë qytetarë me të drejtë vote.
Për herë të parë në këto zgjedhje parlamentare votojnë edhe shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Procesi i votimit jashtë vendit ka nisur rreth një muaj më parë, ndërsa ende vijnë zarfe me fletë votimi nga jashtë vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri sot në orën 07:38, kanë mbërritur 181,609 zarfe me fletë votimi. Në total janë 245 935 zarfe të dërguara, nga të cilat janë marrë nga zgjedhësit 227 609 zarfe me fletë votimi. 18 326 zarfe me fletë votimi nuk janë tërhequr nga zgjedhësit të cilët ishin regjistruar në Platformën Elektronike të…