Author: tirana

KQZ ka përditësuar të dhënat sa i përket pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 16:00, kanë marrë pjesë në votim 35.92 përqind e zgjedhësve.Krahasuar me orën 15:00, kanë votuar edhe më shumë se 3 përqind e qytetarëve me të drejtë vote. Qarku që ka votuar më shumë është Dibra, me 45.1 përqind, ndërsa edhe qarku Tiranë ka pjesëmarrje të lartë me 39.77 përqind. Më ulët në pjesëmarrje në zgjedhje është Vlora, me 26.23 përqind.

Read More

Shefi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ ODIHR, Lamberto Zannier ndoqi nga afër procesin zgjedhor. Ai tha se pas vëzhgimit të këtij procesi, misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë do të japë vlerësimin të hënën me anë të një raporti paraprak mbi ecurinë e zgjedhjeve. ”Ne jemi këtu për të vëzhguar procesin zgjedhor dhe për të vëzhguar se këto zgjedhje janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe me angazhimin e Shqipërisë drejt BE-së. Si OSBE-ODIHR, ne kemi 240 vëzhgues, por gjithashtu ka edhe të tjerë që janë nga vendet anëtare të BE dhe nga Këshilli i Evropës, Parlamenti Evropian. Dita e zgjedhjeve…

Read More

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin që të shkarkojë të gjithë vëzhguesit e partive. Sipas këtij vendimi në Qendrën e Votimit në Vorë nuk lejohet asnjë vëzhgues partie, përveç mediave dhe ndërkombëtarëve. Ky akt i Celibashit vjen pas tensioneve dhe përplasjeve në QV e Vorës. Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka u përfshi në një debat të ashpër me qytetarët e zonës së bashkë me deputeten Albana Vokshi.

Read More

Partia Socialiste përmes një deklarate për mediat nga selia rozë, nga zëdhënësja për zgjedhjet Silda Çepe, u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë. “Të dashur qytetarë sot është një ditë e rëndësishme për të gjithë ne. Për vendin tonë., Sot ne kemi një mundësi që vjen njëherë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë, të familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Vota juaj në këto zgjedhje është më e rëndësishme se kurrë. Përmes saj ju do të vendosni se në ç‘drejtim do të ecë Shqipëria jonë. Prandaj ju bëjmë thirrje…

Read More

Një sherr mes dy personave ka ndodhur sot pranë një qendre votimi në Fushë Milot, ku janë përdorur edhe armë. Në qendrën e votimit 0871 në Shkollën 9-vjeçare “28 Nëntori” në Fushë Milot personat e konfliktuar janë Kastriot Preng Perdoda dhe Astrit Lleshi. Konflikti ka nisur brenda perimetrit të sigurisë në forme debati me fjalë dhe ka përfunduar jashtë perimetrit të sigurisë. Kastriot Perdoda dyshohet se ka shtënë një herë në ajër me armë zjarri, jashtë perimetrit të sigurisë. Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Read More

Shqipëria sot voton për qeverisjen e 4 viteve të ardhshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket pjesëmarrjes në zgjedhje. Deri në orën 14:00, rezulton se qarku Vlorë ka pjesëmarrjen më të ulët. Në Vlorë kanë votuar vetëm 21.39 përqind e qytetarëve me të drejtë vote. Nga të gjitha bashkitë e qarkut të Vlorës, pjesëmarrjen më të ulët e shënon Finiqi, ku kanë marrë në votim deri në orën 14:00 vetëm 12.32 përqind e qytetarëve me të drejtë vote. Por në pjesëmarrjen e ulët mund të ketë ndikuar edhe ‘Giro d’Italia’, event që ka…

Read More

Në bluzë ku është stampuar emri i Ervin Salianjit, gazetarja dhe ish-banorja e BBVA4 Valbona Mhilli surprizoi teksa po votonte në Tiranë. Ajo është paraqitur në Qendrën e Votimit duke mbajtur veshur një bluzë të bardhë me mbishkrimin “Ervin Salianji”. Salianji nuk është kandidat në këto zgjedhje pasi ndodhet në burgun e Fierit, i dënuar me 1 vit heqje lirie, por emri i tij vijon të dominojë diskutimin publik, si simbol i përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës për drejtësinë dhe lirinë e fjalës.

Read More

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar. Celibashi votoi pak pasi vizitoi disa qendra votimi në Vorë, ku më parë u raportuan incidente dhe përplasje mes Flamur Nokës e aktivistëve të PS, e nga ku bëri thirrje që kandidatët të qëndrojnë larg qendrave të votimit dhe të shmangin presionet ndaj zgjedhësve. “Për të gjithë ata, të cilët janë në atë idenë që angazhimi i tyre mund të kontribuojë përtej votës në procesin zgjedhor, do të marrë përgjigjen e duhur nga organet përkatëse. Minimumi tre vjet. Dhe ky mesazh është i qartë për të…

Read More

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i cili u arrestua në shtator 2024, pasi u shpall fajtor për kallëzim të rremë për dosjen Babale, duket se i është përkushtuar mbjelljes së flokëve gjatë kohës së vuajtjes së dënimit. Ndryshimi u vu re sot teksa votoi nga burgu i Fierit. Salianji ka vendosur të merret me përmirësimin e pamjes së jashtme.

Read More

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit. Ai votoi në orarin e përcaktuar nga administrata e institucionit, në përputhje me rregullat dhe procedurat për votimin e personave që ndodhen në paraburgim. Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste. I burgosur pa gjyq, Veliaj u kërkoi qytetarëve që kur të shkojnë për të votuar, të kujtojnë pak si ishte Tirana dhe si është sot. Ai nënvizonte se vota në 11 maj nuk duhet të jetë…

Read More

Sot, më 11 maj, qytetarët shqiptarë votojnë për përbërjen e re të Parlamentit. Mbi 3.7 milionë shtetas kanë të drejtë vote në këto zgjedhje. Sipas përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 14:00 pjesëmarrja në rang vendi është raportuar në 27.22%. Të dhënat janë mbledhur nga 1389 qendra votimi, nga gjithsej 5225 në të gjithë vendin. Në këto qendra, nga 930,271 zgjedhës në listat përkatëse, kanë votuar 119,697 persona.

Read More