Author: tirana

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zgjedhur rrjetet sociale për t’u drejtuar mbështetësve të tij në ditën e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit. Në një postim të shkurtër në Facebook, Berisha shkruan: “Mirëmëngjes njisha, jeni gati?”, një mesazh që duket se synon të motivojë votuesit demokratë për pjesëmarrje masive në votim. Zgjedhjet po zhvillohen në të gjithë territorin e Shqipërisë, ku qytetarët votojnë për përbërjen e re të Kuvendit.

Read More

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Zonja e Parë votuan në qendrën e votimit te shkolla “Kongresi i Lushnjes”. Pas hedhjes së votës së tij në kutinë e votimit, Presidenti Begaj pati dhe një prononcim për mediat, ku tha se procesin zgjedhor ishte shumë i qetë. Begaj shtoi se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për demokracinë vendit. Zgjedhje të veçanta i konsideroi Presidenti zgjedhjet e 11 majit pasi kemi hapur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe se për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri kemi dhe votën…

Read More

Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike në qarkun e Fierit po shkelin Kodin Zgjedhor. Mëngjesin e sotëm, që në nisje të procesit të votimit, disa prej tyre janë shfaqur pranë disa qendrave të votimit. Kandidati Luan Baçi është fotografuar pranë shkollës “Petro Sota” në Fier, ku janë vendosur qendrat e votimit numër 3024 dhe 3028, ndërkohë vetë Baçi voton tek qendra e votimit me numër 3033. Po kështu edhe kandidatja Zana Numani ka qenë në mjediset e qendrës së votimit pranë shkollës “Andon Xoxa”, në lagjen “29 Nëntori”. Në bashkinë e Lushnjes, kandidati Eduard Sharka është fotografuar në disa qendra votimi.

Read More

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, thotë se ka pasur tentime të kandidatëve për t’u futur në qendrat e votimit. Ai thekson se kjo është e ndaluar nga Kodi Zgjedhor dhe se kandidatët nuk mund të hyjnë në qendrat e votimit. “KQZ ka marrë raportime nga terreni që kandidatë për deputet kanë kërkuar të futen në qendrat e votimit. Bëjmë me dije se është qartësisht e ndaluar nga Kodi Zgjedhor prania e kandidatëve në Qendrat e Votimit. Kandidatët duhet të respektojnë me rigorizitet këtë ndalim ligjor. Ata dhe përfaqësuesit e tjerë politik, duhet të jenë të parët që…

Read More

Bashkëshorti i kandidates së PD, Elda Hoti është arrestuar, pas një incidenti të ndodhur në Rrëshen. Së bashku me të është arrestuar edhe Amarildo Jushi. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:-L. N., 45 vjeç, banues në Mirditë për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” -A. J., 25 vjeç, banues në Mirditë, për veprat penale “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.…

Read More

Procesi i votimit nga zgjedhjet parlamentare 2025 në Dibër nisi pa probleme, por me kalimin e orëve janë shfaqur problemet e para. Aktualisht është bllokuar procesi i votimit ne dy qendra votimi në Dibër si pasojë e mosfunksinimit të pajisjes se identifikimit elektronik PAY.Bëhet fjalë për qendrat në Brezhdan dhe në Pocest të Maqellarës.

Read More

Lulzim Basha, nga koalicioni Euroatlantik kavotuar së bahsku me vajzën e tij të madhe, e cila është votuese për herë të parë. Basha u bëri thirrje shqiptarëve dhe veçanërisht të rinjve që votojnë për herë të parë, që tu drejtohen kutive të votimit. Basha: Ju uroj një ditë të paqtë qytetarvëve shqiptarë dhe u bëj thirrje t’i drejtohen kutive të votimit. Kanë të drejtën për të zgjedhur me votë qeverinë, parlamentin, deputetët që përfaqësojnë. Vajza ime e madhe Dafina voton për herë të parë. I bëj thirrje të rinjve të votojnë sepse sot keni një të drejtë të çmuar. Shkoni…

Read More

Shqipëria po zhvillon sot zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, me pjesëmarrjen e qytetarëve në të gjitha 12 qarqet e vendit. Së bashku me ta, edhe liderët politikë kanë nisur procesin e votimit. Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ishte e para përfaqësuese politike që votoi këtë mëngjes. Ajo ushtroi të drejtën e saj në Qendrën e Votimit pranë Parkut Olimpik në Tiranë, duke dhënë një mesazh simbolik për rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin demokratik. “Faleminderit juve që keni dalë herët për të pasqyruar këtë ditë të demokracisë. Sot është dita e qytetarëve, kombit, shtetit, Shqipërisë. Të gjithë të votojnë sot…

Read More

Pas një muaj shumë intensiv me fushatën elektorale dhe 24 orë heshtje zgjedhore, qytetarët shqiptarë u drejtohen sot qendrave të votimi për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë, ndërsa 2.046 kandidatë garojnë për 140 vende në Parlament.3.713.761 qytetarët do t’u drejtohen sot 5225 qendrave të votimit në të gjithë vendit. Prej tyre, 114.642 qytetarë ushtrojnë të drejtën e votës për herë të parë. Në qarkun e Shkodrës, në zonat e thella malore të Dukagjinit, Kelmendit, Pukës dhe Fushë-Arrëzit, ende nuk ka nisur procesi i votimit. Gazetari…

Read More