Author: tirana

Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë i ka dërguar me shkrim dhe i bën edhe me zë urimet më të mira Papës Leoni XIV për misionin e tij në krye të Kishës universale. Për Atin e Shenjtë, që foli për “paqen e çarmatosur dhe çarmatosëse”, siguria se do ta udhëheqë Kishën drejt fronteve të reja e do t’i përforcojë besimtarët në feR.SH. – VatikanMe përshtypje pozitive për fjalët e para të Papës Leoni XIV nga Lozha qendrore e Bazilikës së Vatikanit, kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Gjergj Meta, ipeshkëv i Rrëshenit, së bashku me urimet, i ka dërguar…

Read More

Bota vazhdon të shikojë me ankth mundësinë që India dhe Pakistani të vazhdojnë një konflikt të hapur ushtarak pas “shkëmbimit” të raketave gjatë natës që synojnë bazat ushtarake në të dyja anët. India nisi një raund të ri përplasjesh me avionë luftarakë indianë që lëshuan raketa kundër tre bazave ajrore në Pakistan. Sipas një zëdhënësi të ushtrisë indiane, avionët luftarakë qëlluan raketa ajër-tokë në bazat Noor Khan, Murid dhe Shorkot të Forcave Ajrore Pakistaneze, pa raportuar ndonjë viktimë apo dëme të konsiderueshme materiale. Pakistani u përgjigj pak kohë më vonë me Operacionin “Muri prej Plumbi”, në të cilin avionë luftarakë…

Read More

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër Me datë 09.05.2025, rreth orës 21.15, në sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër ka mbërritur një telefonatë nga shtetasi Xh.Gj., (kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), i cili shprehej se në Maqellarë, përfaqësues të subjektit politik të Partisë Socialiste dyshohej që shpërndanin shuma parash në këmbim të votave, banorëve të kësaj njësie. Menjëherë, në adresën e dhënë ka shkuar grupi i posaçëm hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe Prokurorisë së Rrethit Dibër, janë kryer të gjitha veprimet e duhura hetimore. Për sa më sipër,…

Read More

Pas 1 muaji fushatë elektorale, Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore, ndërsa të dielën, 11 maj qytetarët janë thirrur në votime për të vendosur se kush do t’i qeverisë në 4 vitet e ardhshme. Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, në nenin 77, përcakton qartë periudhën e heshtjes zgjedhore dhe kufizimet që lidhen me të. Sipas këtij neni, dita para datës së zgjedhjeve dhe dita e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore. Gjatë kësaj periudhe, ndalohet çdo aktivitet fushate zgjedhore, përfshirë zhvillimin e mitingjeve, aktiviteteve të tjera zgjedhore dhe shpërndarjen e materialeve propagandistike…

Read More

Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor ndërkombëtar “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi kriminal. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për një shtetas të kërkuar që fshihej në Greqi dhe menjëherë, nëpërmjet Interpol Tiranës, kanë bashkëpunuar me homologët grekë për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe homologëve…

Read More

Në kuadër të zhvillimit të etapës së dytë të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, që do të zhvillohet sot në Tiranë, punonjësit e Policisë, mëngjesin e sotëm, zhvilluan një instruktazh të posaçëm me punonjësit e Policisë, për përmbushjen me përpikmëri të detyrave funksionale përgjatë itinerarit të garës. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë rikujton qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve se ditën e sotme do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi në këto akse kryesore: Ndalim qarkullimi dhe parkimi – ora 10:00–18:00Sheshin “Skenderbej”; Rrugën “Urani Pano”;Rrugën “Dedë Gjo Luli”; Rrugën “Ibrahim Rugova”; Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;Bulevardin “Gjergj Fishta”; Rrugën “Muhamet Gjollesha”;Bulevardin…

Read More

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku herë pas-here shirat do të jenë në formë shtrëngate. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dobësojnë dukshëm vranësirat duke zhvendosur reshjet e shiut drejt zonave Lindore; ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësira por pa reshje. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes por ulen në mesditë duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 25°C…

Read More

DASHI Në dashuri, kini kujdes sepse tensionet mund të rikthehen në çift. Ruani qetësinë dhe përpiquni t’i përballoni problemet me qetësi. Në punë, mos u nxitoni: mendoni me kujdes përpara se të pranoni propozime të reja ose të bëni zgjedhje të rëndësishme. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë, 10 maj 2025), Hëna dhe Venusi janë aleatët tuaj, prandaj prisni lajme të shkëlqyera në frontin sentimental: është një kohë e shkëlqyer për dashuri. Në punë, merrni një rrezik më të madh dhe provoni diçka të re: ndonjëherë guximi sjell kënaqësi të madhe. BINJAKËT Në dashuri, kthehet pak nervozizëm: ky…

Read More

Kryebashkiaku socialist i Matit dhe njëherësh kandidat për deputet, Agron Malaj i është përgjigjur akuzave të Xhelal Mziut, për dy makinat që u bllokuan mbrëmjen e djeshme në Maqellarë nga militantët e PD. Mziu është drejtues politik i PD në Dibër. Agron Malaj ka ndarë një video direkte nga shtabi i tij dhe thotë se ndodhet në Burrel (në të njëjtën kohë kur rreth mesnatës në Maqellarë ishin ndaluar dy makinat me para e tollona karburanti) dhe e quan Xhelal Mziun një pallaço. “Marr shkas nga deklarata e Xhelal palaços, që thotë makina e Agron Malaj, Agron Malaj është në…

Read More

Në takimin përmbyllës të Partisë Socialiste në Tiranë në Parkun Olimpik, ministri dhe drejtuesi politik i PS- për Diasporën, Taulant Balla përshëndeti dhe falenderoi votuesit në diasporë për pjesëmarrjen e tyre të kënaqshme në zgjedhjet e 11 majit. “Plot 200 mijë vota e vulosën në Diasporë e kanë shtruar fitoren e PS dhe është një fitore si askund tjetër më e fortë se të tre mandatet që kemi pasur deri tani. Kemi edhe pak orë në dispozicion nesër në mëngjes, nisni ato pak vota që kanë mbetur për ta shtuar fitoren si askund tjetër, sepse Rama dhe PS i kanë…

Read More

Drejtuesja politike e PS-së për qarkun Tiranë, ministrja Ogerta Manastirliu në nisje të mitingut përmbyllës në parkun Olimpik, tha ndër të tjera se kanë trokitur në çdo derë për të prezantuar planin ambicioz për Shqipërinë në BE. ”Tirana ka folur në këtë fushtaë përmes zërit të të rinjve, votues për herë të parë, që besojnë në Shqëipëreinë evropiane. Ka folur përmes fuqisë së grave dhe vajzave që i kanëë dhënë zemrën kësja fushate. Tirana ka folur me qytetarinë, zgjuarsinë dhe besimin për të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë evropiane me Ramën dhe PS, me skuadrën e kandidatëve të Tiranëss.…

Read More

Partia Socialiste mbyll këtë të premte fushatën elektorale në Qarkun Tiranë dhe mbarë Shqipërinë, me një takim në Parkun Olimpik. Pjesëmmarja në takimin e PS është e jashtëzakonshme dhe ndër më të mëdhat që janë regjistruar gjatë kësaj fushate. Artistja e ftuar në këtë fushatë përmbyllëse është Elvana Gjata, e cila bëri edhe thirrje që të votohet më 11 maj për Shqipërinë Europiane. Vetë Rama u shfaq krah bashkëshortes së tij, Linda Rama. Të dy u panë duke ecur së bashku mes turmës së mbështetësve, ndërsa më pas Linda Rama e ulur u pa edhe me një trëndafil në duar.

Read More