Author: tirana

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje përsëri Bashkimit Evropian t’i heqë masat ndëshkuese të bllokut kundër Kosovës dhe t’i shqyrtojë “me seriozitet politikat destabilizuese” të Serbisë. BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 pas rritjes së tensioneve në veri të vendit dhe vazhdon t’i mbajë ato në fuqi me arsyetimin se Kosova nuk ka bërë ende mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun e banuar me shumicë serbe. Postimi i plotë Në Ditën e Evropës, reflektojmë mbi vlerat që qëndrojnë në themel të Republikës sonë dhe të Bashkimit Evropian: demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin…

Read More

Ambasada e Shqipërisë në Greqi i ka bërë një thirrje diasporës në këto orë të fundit para zgjedhjeve, që të shkojnë të kthejnë zarfin e tyre sa më parë, në mënyrë që të mbërrijë në kohë drjet Tiranës, për zgjedhjet e 11 majit. Selia diplomatike bënë me dije se sot dhe nesër 9-10 maj janë dy ditët e fundit të afatit për kthimin e zarfit si votues nga jashtë. “Ju njoftojmë se sot 9 maj dhe nesër 10 maj janë ditët e fundit për kthimin e zarfit tuaj si votues nga jashtë. Lutemi të ktheni zarfin tuaj sa më parë,…

Read More

Rreth 60 minuta para mitingut përmbyllës të fushatës elektorale, kryeministri Edi Rama, me anë të një video në rrjetet sociale, shprehet se Tirana do të japi mesazhin e fundit për 11 majin. Ndërkohë, ai thotë se tashmë mezi pret për të parë votën e diasporës. “Orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhën. Pas pak, në 19:30, kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën, të gjithë të tjerët kanë qendruar nëpër qarqet e tyre duke bërë përgatitjet e fazës tjetër të procesit. Tirana do të japë mesazhin e fundit të gjithë Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen. Më vjen mirë që…

Read More

Mads Pedersen, çiklisti danez i Lidl foli pasi fitoi Etapën e Parë të “Giro d’Italia” 2025, e cila filloi në Durrës dhe përfundoi në Tiranë. Pedersen, 29-vjeçari nga Danimarka duke reflektuar mbi këtë sukses tha se është e mrekullueshme të veshësh fanellën rozë. ”Kjo është etapa ime e preferuar. Të marrësh fanellën rozë është diçka e mrekullueshme. Pas një bashkëpunimi kaq të fortë të ekipit, është fantastike që mund t’u kthej atyre gjithçka me një fitore”.

Read More

Qeveria ”Rama 3” fal gjobat e vendosura nga data 1 Janar 2015 deri më 30 Nëntor 2024. Ato përfshijnë masa administrative të vendosura nga Policia e Shtetit, Policia Bashkiake, IKMT, AKU dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ndaj individeve apo biznesve, por që janë të pambledhura. Partia Demokratike ka reaguar mbi lajmin, ku thekson se me këtë veprim Edi Rama shpërfill hapur rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe rezolutën e PPE, e cila e kushtëzon integrimin e vendit me respektimin e ligjeve dhe rregullave të demokracisë. Deklarata e plotë Në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe të barazisë në garë, në ditën e fundit të fushatës,…

Read More

Mesnatën e kësaj të premte, bie gongu i përfundimit të fushatës elektorale. Sali Berisha dhe Edi Rama përballen pasditen e kësaj të premteje në kryeqytet në takimet e fundit elektorale, para se të dielën qytetarët të zgjedhin se cili mes tyre do të qeverisë. Të shtunën deri në përfundimin e procesit të votimit në orën 19:00 të 11 majit ata do të duhet të respektojnë heshtjen zgjedhore. PS mbyll fushatën sot në orën 19:00 te Parku Olimpik, kurse PD në bulevard. Rama-Është dita e fundit e ballafaqimit me të gjithë palëve para gjykimit të popullit sovran me votën tuaj të…

Read More

Prishtina është tronditur nga një tragjedi e rëndë. Dizajneri Festim Isufi u gjet i vdekur në banesën e tij në “Rrugën B” teksa gruaja e tij e plagosur nga therrja me thikë ka shpëtuar dhe është jashtë rrezikut për jetë. Pikërisht ditën e sotme që ishte tragjike, të dy pak orë përpara ngjarjes së rëndë ishin aktiv në rrjete sociale. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti thotë se ngjarja u raportua rreth orës 15:00 në një ndërtesë të kësaj zone. “Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e…

Read More

Emocione të forta që në etapën e parë të Giro d’Italia, e cila u zhvillua në Shqipëri dhe përfundoi në Tiranë. Mads Pedersen ishte triumfues i etapës, duke kaluar vijën e finishit përpara Wout van Aert pas një sprinti spektakolar që konfirmoi pritshmëritë për dy favoritët kryesorë të ditës. Pedersen përfitoi nga një punë e shkëlqyer ekipore e Lidl-Trek, veçanërisht gjatë 40 kilometrave të fundit, ku ndër të spikaturit ishte Giulio Ciccone, i cili vendosi ritmin dhe ndihmoi në përzgjedhjen e grupit kryesor. Në këtë etapë të parë u regjistruan edhe zhvillime të rëndësishme për pretendentët e renditjes së përgjithshme:…

Read More

Policia e Korçës ka reaguar mbi videon e publikuar nga Edmond Spaho, ku pretendonte se kandidati socialist në qarkun e Korçës, Arian Jaupllari po tentonte të blinte vota në disa familje në zonën e Maliqit. Policia bën me dije se nuk konstatoi asnjë veprim të kundraligjshëm që ka të bëjë me shitblerjen e votave nga ana e kandidatit socialist Jaupllari. Autoritetet nisën procedim penal ndaj shtetasit që realizoi videon A.P, 34 vjeç për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ky shtetas rezultoi i dënuar më parë për vepra penale në fushën prodhimit dhe shitjes së narkotikeve dhe…

Read More

Këtë të premte, këshilltarët e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak Tiranë kërkojnë shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Përmes një shkrese të depozituar ata thonë se sipas ligjit ”Për vetëqeverisjen vendore”, mungesa tashmë 3 mujore e Veliajt i jep atyre të drejtën për të kërkuar shkarkimin. PD kërkon mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës më datë 12 Maj, që sipas tyre është dita e parë e punës pas kalimit të afatit 3 mujor të mosparaqitjes së pandërprerë në detyrë të Erion Veliaj.

Read More

Edicioni i 108-të i Giro d’Italia filloi sot nga Durrësi dhe do të përfundojë pas 21 etapash në Romë, të dielën e 1 qershorit. Për herë të parë në histori turneu do të zhvillojë tri etapat e para në Shqipëri (9 maj, 10 maj dhe 11 maj) në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Vlorës. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga nisja e turneut, ndërsa etapa e parë e tij do të finalizohet pasditen e sotme në Tiranë. “Giro d’Italia nga Durrësi, për të mbërritur pas pak në Tiranë, ku do të finalizohet etapa e parë e këtij evenimenti botëror,…

Read More