Një vajzë 15-vjeçare shqiptare ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe trup si pasojë e një shpërthimi të bombulës së gazit në banesën e saj në Neos Kosmos, Greqi. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa e mitura po ndihmonte nënën në përgatitjen e ushqimit. Sipas raportimeve nga mediat greke, vajza ka marrë djegie të gradës së dytë dhe pritet t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve plastike kirurgjikale në ditët në vijim, me qëllim zvogëlimin e dëmeve në lëkurë. Autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes dhe po shqyrtojnë mundësinë e një rrjedhjeje gazi që mund të ketë shkaktuar shpërthimin.
Author: tirana
“Aeroporti i Europës së Ballkanit, i cili është sot më i madhi në rajon për numër pasagjerësh, po transformohet edhe në një ndër më të bukurit e Europës falë projektit inovativ të arkitektit të famshëm italian, Marco Casamont”, shkruan Rama.
Shërbimet e Policisë në Tropojë kanë vënë në pranga një shtetas 39 vjeçar. Nga deklarata e Policisë, ky shtetas banues në fshatin Lekbibaj ishte dënuar më parë me një vit bugr për veprën penale ‘Dhunë në familje’ dhe ishte shpallur në kërkim.
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh urimi me rastin e Ditës së Evropës. Në këtë ditë simbolike, Presidenti Begaj theksoi rëndësinë e lidhjes së Shqipërisë me Evropën, duke nënvizuar se vendi ynë i përket Evropës gjeografikisht dhe shpirtërisht, duke ndarë me të vlerat e paqes, solidaritetit dhe unitetit. “Sot ne festojmë ditën e Evropës, të cilës i përkasim gjeografikisht e shpirtërisht dhe me të cilën ndajmë të njëjtat vlera të paqes, solidaritetit dhe unitetit. Integrimi ynë në Evropën e Bashkuar është i sigurt dhe i pakthyeshëm.” – u shpreh Kreu i Shtetit.
Në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama thotë se BE konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen e bashkuar europiane. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se është zyrtarizuar çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3. “Sot në DITËN e EUROPËS Bashkimi Europian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 -“Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse”, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel. Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe…
Me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë procesit elektoral, si dhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve zgjedhore, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji “Për Policinë e Shtetit”, Kodi Zgjedhor, vendimet dhe udhëzimet e nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Policia e Shtetit hartoi një plan të detajuar masash. Plani i masave konsistoi në disa faza, konkretisht në trajnimin e punonjësve të Policisë, për detyrat që do të kryenin gjatë këtij procesi dhe do të kryejnë deri në përmbyllje të tij, bashkëpunimi me KQZ-në, për detyrimet e Policisë që rrjedhin nga Kodi Zgjedhor, bashkëpunimi me…
Amsterdami po përgatitet për një konflikt të mundshëm të armatosur me Moskën – paralajmëron shefi i inteligjencës holandeze. Zëvendësadmirali Pieter Reesink, kreu i inteligjencës ushtarake holandeze (MIVD), i tha Politico se përshkallëzimi ushtarak në rritje i Rusisë tregon për përgatitje për një luftë të ardhshme – dhe jo vetëm në Ukrainë. Në vitin 2024, buxheti i mbrojtjes së Rusisë u rrit në 149 miliardë dollarë – 38 për qind më shumë se vitin e kaluar, dhe dy herë më i lartë se sa ishte në vitin 2015. “Rusia po prodhon shumë më tepër artileri – me ndihmën e huaj –…
Edhe para se emri i tij të shpallej nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit, turmat poshtë brohorisnin “Viva il Papa” – Rroftë Papa. Robert Francis Prevost, 69 vjeç, do të jetë papa i 267-të i fronit të Shën Pjetrit dhe do të njihet si Leo XIV, shkruan BBC. Ai është amerikani i parë që mban rolin e papës, megjithëse konsiderohet po aq shumë një kardinal nga Amerika Latine për shkak të shumë viteve që kaloi si misionar në Peru. I lindur në Çikago në vitin 1955 nga prindër me prejardhje spanjolle dhe franko-italiane, Prevost shërbeu si ndihmës altar dhe…
Sonte në mesnatë mbyllet fushata zgjedhore. Pas një muaji në terren, partitë politike mbyllin sot fushatën dhe më 11 maj qytetarët shqiptarë do t’i drejtohen kutive të votimit. Dy forcat më të mëdha politike, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike me aleatët do ta mbyllin fushatën në Tiranë, qarkun për të cilin zhvillohet beteja më e fortë për 11 mandatet. Partia Socialiste ka njoftuar se mitingu përmbyllës do të mbahet në orën 19:30 pranë Parkut Olimpik. Nga ana tjetër, Partia Demokratike do të mbajë mitingun e saj përmbyllës në Bulevardin e Ri, duke nisur nga ora 19:00.Kryesocialisti Edi Rama kërkon një…
Gara më prestigjoze e çiklizmit në Europë, Giro d’Italia do të nisë për herë të parë nga Shqipëria. Kjo garë do të mbahet në vendin tonë nga data 9 deri më 11 maj 2025. Policia ka publikuar që ditën e djeshme rrugët që do të bllokohen në kryeqytet, me qëllim mbajtjen e këtij eventi ndërkombëtar. Njoftimi i policisë për masat dhe rrugët që do të bllokohen: Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijoj në qytetin e Tiranës më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe…
Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë Veriperëndimore do të sjellë në territorin Shqipëtar. Kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezent pothuasje në të gjithë territorin. Orët e mesditës do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar shira ku në zonat Veriore dhe Qëndrore do të jenë në formë rrebeshi. Parashikohet që gjatë pasdites të ketë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithe vendin sërish më të dukshme shirat priten në Veri të territorit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në vlerat minimale por rriten maksimumet duke…
DASHI Je nën krahun mbrojtës të Jupiterit, veçanërisht në punë; Ata që dëshirojnë të lëvizin, të rishikojnë një projekt ose të çojnë përpara një program do të kenë intuitën e duhur në orët e ardhshme. Është për të ardhur keq që Marsi dhe Venusi në aspekt të kundërt sjellin disa dyshime në aspektin e marrëdhënieve shoqërore. Mbajeni fort nga kjo anë. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox, ajo që po përjetoni është një muaj veçanërisht sfidues që do të sjellë disa kënaqësi të rëndësishme në një kohë të shkurtër. Marrëdhëniet që janë oksiduar nga koha midis partnerëve ose me shefin…